Ushtrimi 7.8. – Mënyrat e pjesëmarrjes në demokraci

Living Democracy » Textbooks » Ushtrimi 7.8. – Mënyrat e pjesëmarrjes në demokraci
Objektivi mësimor Nxënësit bëjnë lidhjen midis formave të ndryshme të pjesëmarrjes politike me të drejtat e njeriut.
Burimet Lista e formave të mundshme të pjesëmarrjes politike.

Procedura

  1. Çdo nxënës shkruan një listë të të gjitha mënyrave dhe veprimtarive me anë të të cilave ai  beson se njerëzit mund të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse demokratike.
  2. Nxënësit formojnë grupe me nga katër veta. Ata krahasojnë listat e tyre, i diskutojnë dhe përpiqen të merren vesh për një listë të përbashkët të rrugëve të pjesëmarrjes.
  3. Grupet krahasojnë listën e tyre të rrugëve të pjesëmarrjes me atë të fletës së punës.

Zgjerim

Nxënësit mund të shqyrtojnë pyetjet e mëposhtme:

  1. A besoni se ndonjë ose të gjitha format e mësipërme të pjesëmarrjes politike janë e drejtë njerëzore? A duhen mbrojtur të gjitha ato nga ligji? Shpjegoni pse po, apo pse jo.
  2. Si mund të merrni pjesë në demokraci, në vendin tuaj? A ka mënyra për të marrë pjesë që nuk janë të hapura për ju? Shpjegoni.
  3. A duhet që ligjet të mbrojnë të drejtën për të mos marrë pjesë? Shpjegoni.

Materialet

Materialet e nxënësit

Pjesëmarrja mund të marrë shumë forma, duke përfshirë:

  • leximin për çështje dhe udhëheqës të ndryshëm
  • të shkruarit për çështje dhe udhëheqës të ndryshëm
  • debatin për çështje të ndryshme
  • punën në komunitet, në mbështetje të një kauze ose në protestë kundër veprimeve të qeverisë
  • krijimin ose bashkimin me partitë politike ose  bashkësi të tjera, apo organizata bazë të partisë
  • ndjekjen e mbledhjeve politike ose ato të komunitetit
  • bërjen kryetar i një partie politike, i një organizate punëtorësh ose i një organizatë komunitare
  • votimin në zgjedhje
  • fushatën për ata që hedhin kandidaturën
  • hedhjen  e kandidaturës dhe kryerjen e shërbimit në rast zgjedhjeje
  • pagimin e tatimeve
  • grupet e interesit që përpiqen të arrijnë një qëllim të caktuar, nëpërmjet ndikimit politik
  • shërbimin në ushtri
  • shfrytëzimin e kanaleve ligjore, si takimi me zyrtarë të qeverisë, çuarja e rasteve në gjykatë etj.
  • protestimi nëpërmjet demonstratave, bojkoteve, grevave etj.