2.2 Çështje kryesore

Living Democracy » Textbooks » 2.2 Çështje kryesore
  • Cilat procesetë mësuarit do t’i lejojnë nxënësve arrijnë objektivat e vendosura?
  • Si do t’i mundësoj unë nxënësit të mi të marrin (të fitojnë), të kuptojnë (procese), të kujtojnë (të ruajnë) informacionin e ri?
  • A i inkurajon stili i të mësuarit nxënësit që të zbatojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara rishtasdetyra të reja?
  • A fokusohet mësimi ose njësitë mësimore të planifikuara thithjen, përpunimin dhe ruajtjen e informacionit ose detyrat e ardhshme?
  • A i kam marrë unë parasysh, në planifikimin e njësive mësimore, aspektet e rëndësishme (kushtet ideale të mësimit)?
  • A është ndërtimi i strukturave të të kuptuarit dhe fitimi i aftësive ose zhvillimi i qëndrimeve objektivi kryesor i procesit mësimor për nxënësit dhe a i kam përzgjedhur unë format e përshtatshme për  mësimdhënien dhe të mësuarit për arritjen e këtyre objektivave?
    • me veprime (duke qenë aktiv, duke prodhuar ose duke formuar diçka etj.)?
    • duke menduar (duke kryer eksperimentim mendor, duke “krijuar” ndijime të reja)?
    • nëpërmjet vëzhgimit?
    • nëpërmjet mësimdhënies me gojë (leksion, tregim-historie etj)?
    • nëpërmjet udhëzimit, ndihmës dhe bashkëpunimit?
    • nëpërmjet diskutimit dhe debateve?
    • nëpërmjet krijimit të një dokumenti të shkruar (raport, ditar nxënësi etj)?
    • nëpërmjet një mesatareje?
    • nëpërmjet një ngjarje të veçantë në jetën dhe përvojën reale?
    • nëpërmjet eksperimentit, provës dhe gabimit?