2 – Fletë pune 1: Tri fazat e procesit të nxënit

Living Democracy » Textbooks » 2 – Fletë pune 1: Tri fazat e procesit të nxënit

Në çdo proces të nxëni ne mund të dallojmë tre faza, ngushtësisht të lidhura, të cilat mbështesin njëra – tjetrën.

Educating_democracy_EN vol 1

 

Përftimi i informacionit

Përtifimi i informacionit

duke vëzhguar, duke parë, duke mbajtur erë, duke prekur,duke provuar, duke dëgjuar, duke ndjerë, duke kuptuar, duke takuar, duke iu afruar, duke përjetuar, duke marrë në konsideratë

Pyetje për përfitimin e informacionit nga nxënësit

Njohuri të mëparshme
Si munden nxënësit të (ri) aktivizojnë njohuritë e tyre paraprake?
Duke drejtuar pyetje
A munden nxënësit të merren me temën, në një mënyrë të tillë qëmund të mendojnë për pyetje?
Ndijimet
A munden nxënësitpërdorin shqisat e tyre të ndryshme për të marrë informacion të ri?
A mësojnë nxënësit duke parë, duke kërkuar, duke menduar, duke dëgjuar, duke ndjerë dhe duke u emocionuarduke prekur, duke provuar e duke mbajtur erë etj.?
Duke ilustruar
A janë përdorur ilustrimet, modelet ose kopjet?

Përpunimi dhe depozitimi i informacionit

Përpunimi dhe ruajtja

duke eksploruar, duke zgjidhur probleme, duke kuptuar, duke kapur, duke përftuar, duke memorizuar, duke kujtuar, duke përsëritur, duke përjetuar

 

 

Struktura

A janë përmbajtjet e organizuara në mënyrë të tillë që hapat e mëparshëm të të nxënit të lehtësojnë ata pasardhës?

Pikat e referencës

A munden nxënësit të lidhin informacionin e ri me njohuritë e tyre të mëparshme?

Niveli i arritjeve

A janë detyrat e vendosura për nxënësit si individë – meshkuj dhe femra – me kërkesa dhe sfiduese, por, megjithatë, brenda mundësive të tyre të moshore?

Thellimi i të kuptuarit

A janë detyrat dhe mjedisi i përcaktuar të përshtatshëm për përforcimin dhe thellimin e asaj çka  nxënësit kanë mësuar?

Regjistrimi

A krijojnë nxënësit një regjistër të rezultateve të tyre (raporte, postera, shënime, vizatime, diagrama, skica të papërpunuara, etj.)?

Praktika

A kanë nxënësit rast për të praktikuar aftësitë e tyre të përftuara rishtazi në një shumëllojshmëri kontekstesh të mundshme?

Intensiteti

A u është ofruar nxënësve kohë dhe mundësi e mjaftueshme për të provuar plotësisht mënyrën e tyre të punës përmes informacionit dhe eksperiencës?

A kalojmë ne kohë të mjaftueshme me një lëndë, për t’u dhënë nxënësve mundësinë të provojnë thellësinë e dijeve të tyre?

Transferimi i informacionit

Transferimi

zbatimi, trajtimi fleksibël, testimi, trajtimi i detyrave të reja, besimi, veprimi

 

Të mësuarit duhet të përfshijë gjithmonë transferimin e mundësive për nxënësit – të shmangen vlerësimet e tilla si “mësoi, por e ka harruar tashmë”, ose “e di, por nuk kupton ose reflekton”, “e realizoi dje, por gati e humbi sot”, ose “e mësoi, por nuk e përdor”.

Pyetje për  transferimin e informacionit

Dobishmëria

A e vlerësojnë dhe e praktikojnë nxënësit dobishmërinë e asaj ç’ka kanë mësuar?

Përvoja e të qenit të efektshëm (motivimi).

A i kanë praktikuar nxënësit, në mënyrë të drejtpërdrejtë, lidhjet ndërmjet përpjekjeve të tyre dhe përparimit në mësim? A e kuptojnë nxënësit se janë ata vetë përgjegjës për zgjerimin e njohurive, të të kuptuarit dhe të aftësive, domethënë, ata mund të arrijnë diçka me anë të përpjekjeve të tyre për të mësuar dhe përmes aktiviteteve?

Kontrolli

A janë kontrolluar dhe rishqyrtuar konkluzionet?

Studime të mëtejshme dhe të avancuara

A e nxisin njësitë e zhvilluara mësimore interesin për t’u marrë me studime të mëtejshme dhe më të avancuara?

A mbeten nxënësit të përfshirë emocionalisht?

Zbatimi

A u janë ofruar nxënësve, si vajza dhe djem, një shumëllojshmëri e gjerë mundësish për të zbatuar  atë çfarë kanë mësuar? A dinë nxënësit se në çfarë mënyrash mund të zbatohen njohuritë dhe aftësitë e tyre dhe nëse ka kufizime për to?