Ushtrimi 5.3. – Të formojmë figurën

Living Democracy » Textbooks » Ushtrimi 5.3. – Të formojmë figurën
Objektivat mësimore

Loja simulon përvojën rreth një trajtimi të padrejtë.

Nxënësit bëhen të vetëdijshëm për reagimet e tyre ndaj trajtimit të padrejtë, që mbështetet mbi parimet etike të drejtësisë. Drejtësia është kategori themelore e të drejtave të njeriut.

Nxënësit kuptojnë rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit në mposhtjen e padrejtësive.

Burimet Zarfet me lojëra me bashkim figurash ose pikturash të prera në pjesë të vogla.

Procedura

  1. Përgatitja: duhet të ketë nga një gjëzë për çdo grup të përbërë nga tre ose katër veta. Mësuesit mund të përdorin lojëra të thjeshta me bashkim figurash ose këto mund t’i përgatitin duke prerë fotografi ((p.sh., kartolina ose reklama) në disa pjesë. Çdo lojë e tillë duhet të vihet në një zarf. E mira do të ishte që një kopje e fotografisë të ngjitet brenda zarfit. Një pjesë të figurave mësuesi e nxjerr jashtë dhe disa prej tyre i këmben me lojëra të tjera me bashkim figurash. Disa lojëra të tilla duhet të jenë të plota.
  2. Nxënësit formojnë grupe me tre-katër anëtarë. Çdo anëtari të skuadrës mësuesi i cakton një detyrë të veçantë:
    – një nxënës që  është përgjegjës për respektimin e kohës dhe burimeve;
    – një arbitër që parandalon mosmarrëveshjet dhe sigurohet që udhëzimet të zbatohen si duhet;
    – një nxënës që ka kopjen e lojës me bashkim figurash të përfunduar;
    – një nxënës që kryen detyrën e ngarkuar.Mësuesi i shpërndan nga një zarf secilit grup, duke i caktuar detyrën që gjëegjëzën ta zgjidhin brenda një afati kohor (të ngushtë). Pas pak, nxënësit do të zbulojnë nëse e kanë zgjidhur gjëzën, por nëse jo, atëherë ata mund të sigurojnë mbështetje nga grupet e tjera.
  3. Loja përcakton qartë fituesit dhe humbësit. Në varësi të grupmoshës dhe reagimit të nxënësve, pyetje e mëposhtme mund të shërbejnë për të artikuluar dhe vlerësuar përvojën e diskriminimit pozitiv ose negativ:
    – Si u ndjetë kur e kuptuat se grupet kishin materiale të ndryshme?
    – Si do të ndiheshit sikur të ishit në një grup tjetër?
    – Si u ndjetë, si pjesë e grupit, që kishit shumë pak ose shumë material?
    – Çfarë lloj sjelljeje e ndihmoi ose e pengoi suksesin e grupit?

Zgjerim

Nxënësit nxiten të diskutojnë situata të vërteta, në të cilat njerëzit nuk kanë mundësi të barabarta në burimet e rëndësishme (p.sh., kohë të lirë, punë, të holla, pushtet).