Prospektet e nxënësve 1.1 (Grupi 1) Luajtja e rolit

Living Democracy » Textbooks » Prospektet e nxënësve 1.1 (Grupi 1) Luajtja e rolit

Caktoni një përfaqësues të grupit tuaj i cili do të lexojë me zë shënimet e shkurtra nga ditari dhe detyrën për grupin tuaj.

Caktoni një anëtar tjetër të grupit tuaj i cili do të merr shënime të rezultateve tuaja dhe do t’ia paraqesë klasës.

Shënime nga ditari i Max-it:

“Kjo është dita ime e parë në klasën e re. Familja ime ka ardhur këtu nga një rajon tjetër dhe unë akoma ndjehem si i huaj. I dashuri ditar, shumë gjëra më kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit. Do të tregoj disa prej tyre.

Ne tani jetojmë në një banesë afër lumit. Njëri prej djemve të klasës jeton disa banesa larg meje. Ai erdhi tek unë që ditën e tretë të më thotë të shkoj në peshkim me të. Unë i thash jo sepse grepi im është akoma i paketuar në njërën prej paketave.”

Detyrat:

  1. Mblidhni një listë të mbiemrave të cilët mendoni se do t’i përdorin shokët e klasës së Max-it për ta përshkruar atë (stuhi mendimesh në grupin tuaj).
  2. Çka mendoni se do t’u thotë një nxënës në klasën e Max-it nxënësve të tjerë për të? Përsëritni një skenë që mund ta luani në klasë.