Mësimi 2: Duke vështruar pas: çfarë zgjedhjesh më bënë mua personin që jam?

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 2: Duke vështruar pas: çfarë zgjedhjesh më bënë mua personin që jam?

Cilat janë zgjedhjet që  kanë pasur ndikimin më të madh në jetën time?

Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit.

Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejti EQD / EDNJ.

Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë.

Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor.

Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit.

Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit.

Trajnimi i kompetencës Këndvështrimi autobiografik.
Objektivat e të mësuarit Zgjedhjet tona, dhe ato të të tjerëve, kanë një ndikim vendimtar për jetën tonë.
Detyrat e nxënësve Nxënësit reflektojnë për atë se cilat zgjedhje kanë ndikimin më të fuqishëm në jetën e tyre.
Materialet dhe burimet

Fletët e punës së nxënësit 1.1.

Tabelë, shirita letre (A6), lapustila në ngjyra të ndryshme, zamkë apo letër gjitëse.

Metoda

Punë individuale.

Diskutim plenar.

Koha në dispozicion 1. Nxënësit hulumtojnë se çfarë zgjedhjesh kanë prekur jetën e tyre. (15 min)
2. Nxënësit ndajnë zbulimet e tyre. (15 min)
3. Nxënësit diskutojnë dhe reflektojnë për rezultatet e tyre. (10 min)

Informacion

Në një masë të madhe, zgjedhjet formojnë identitetet tona. Në këtë mësim, nxënësit shikojnë pas në jetën e tyre. Në mësimin e ardhshëm, ata ndryshojnë këndvështrim dhe shohim përpara në të ardhmen. Pyetja kryesore mbetet e njëjtë: Si  e formojmë ne të ardhmen tonë dhe jetën e të tjerëve përmes zgjedhjeve që bëjmë?

Në këtë mësim, nxënësit, në fillim, reflektojnë për biografitë e tyre në kontekstin e kësaj pyetje kyç. Pastaj, ata ndajnë disa nga gjetjet e tyre në seancën plenare dhe i krahasojnë ato.

Përshkrimi i mësimit

Përgatitjet

Para se të fillojë mësimi, mësuesi nxjerrë një tabelë në mur apo në dërrasën e zezë dhe kopjon diagramën nga broshura e nxënësit 1.1.

V4_P42_ALB

 

1. Nxënësit hulumtojnë se çfarë zgjedhjesh kanë ndikuar në jetën e tyre

Mësuesi paraqet detyrën

Mësuesi paraqet detyrën kryesore të këtij mësimi. Versioni i zmadhuar i materialit në tabelë shërben si referencë. Mësuesi rikujton mësimin e fundit: nxënësit kanë bërë zgjedhjet, dhe vetëm ky aktivitet na ofroi një pasqyrë të personaliteteve të ndryshme të tyre. Ky mësim aplikon një perspektivë të ndryshme: çfarë ndikimi kanë pasur zgjedhje në identitetin dhe zhvillimin tonë në jetë? Dhe kush i ka bërë këto zgjedhje? Ne vetë? Apo njerëzit e tjerë?

Grafiku në tabelë është i njëjtë me atë të fletëve të punës së nxënësit. Në gjysmën e sipërme, nxënësit shënojnë zgjedhjet që   kanë bërë, në gjysmën e poshtme ata shënojnë zgjedhjet e bëra nga të tjerët. Vija e kohës, me kahun  nga e majta në të djathtë, dëshmon jetëgjatësinë e tyre nga lindja deri në të tashmen. Nxënësit mund të tregojnë se kur një zgjedhje e caktuar ka ndikuar në identitetin e tyre.

Nxënësit përdorin këndvështrimin autobiografik

Nxënësit marrin kopjet e tyre të të fletës së punës për nxënësit 1.1 dhe punojnë individualisht në heshtje (10-15 minuta). Ata reflektojnë për përvojën e tyre personale nga  këndvështrimi autobiografik. Ata janë ekspertë për veten e tyre. Për shkak të vetë natyrës intime, tema dhe informacioni është tejet i rëndësishëm për çdo nxënës, dhe ata duhet të vendosin se çfarë informacioni duhet të ndajnë me klasën në fazën e ardhshme të mësimit.

2. Krahasimi i përvojave të nxënësve

Prezantimi i detyrës

Mësuesi paraqet hapin e ardhshëm. Tani nxënësit mund të ndajnë disa nga gjetjet e tyre. Secili nxënës merr dy copa letre të madhësisë A6 dhe lapustila (këto mund të jenë të përbashkëta). Vetëm një pjesë e informacionit – një zgjedhje – duhet të shënohet në çdo shirit letre, meqenëse shiritat do të lidhen me shënimet e nxënësve të tjerë.

Mësuesi shton vite në vijën e kohës, duke filluar me vitin e lindjes të nxënësit më të madh dhe duke përfunduar me të tashmen.

Nxënësit zgjedhin një ose dy pika nga reflektimet e tyre autobiografike, duke përdorur kriteret e mëposhtme:

  • Cila prej  zgjedhjeve ka pasur ndikim   të fuqishëm në identitetin tim?
  • Cilat pjesë të informacionit jam i gatshëm për të ndarë me të tjerët në klasë?

Nxënësit duhet të tregojnë se cili e bëri zgjedhjen (“Unë”, “nëna”, “miku” …), dhe kur është bërë ajo, por ata nuk duhet të vendosin emrat e tyre.

Nxënësit bëjnë një studim të përgjithshëm për zgjedhjet kyçe

Nxënësit plotësojnë një ose dy fleta letre, sipas udhëzimeve të mësuesit dhe i vendosin ato me kokë poshtë në tryeza. Një ekip prej katër nxënësish i mbledh dhe i sjell ato te tabela.

Nxënësit mblidhen rreth tabelës në një gjysmërreth – nëse është e nevojshme, në dy radhë. Një nxënës nga ekipi lexon shënimet për klasën. Një anëtar i ekipit sugjeron se ku mund të bashkëngjiten ato te tabela. Nëse ndodhin përsëritje në tabelë informacioni qëndron për të gjithë të tjerët; këto numërohen, shuma regjistrohet dhe teksti në tabelë ndahet për t’i theksuar rëndësinë. Ekipi bashkëpunon me klasën, në mënyrë që të gjithë nxënësit të marrin pjesë në tensionin, që të dhënat e tyre të përbashkëta të dalin dhe të marrin pjesë në krijimin përfundimtar.

3. Nxënësit diskutojnë dhe reflektojnë për rezultatet e tyre

Në kërkim të  modeleve dhe të elementeve të rëndësishëm

Materiali është i ri për të gjithë, kështu që, përmbajtja është e vështirë  të mund të parashikohet. Shpesh nxënësit nuk kanë nevojë për udhëzime ose për një pikë fillimi, por fillojnë menjëherë të bëjnë komente.

Nëse është e nevojshme, mësuesi thekson se hapi tjetër është për të identifikuar modelet ose detajet më të spikatura.

Megjithatë, ka të ngjarë  të shfaqen disa modele:

Adoleshenca – rritja e autonomisë: Në fëmijërinë e hershme, të tjerët bëjnë zgjedhjet (prindërit, familja, mësuesit, mjekët). Ndërsa kur rritemi, ne bëjmë më shumë zgjedhje për veten. Pra, ka të ngjarë që të kemi grumbullime të zgjedhjeje te tabela, dhe këto mund të theksohen nga simbol i një shigjete që tregon lart -ndryshimi drejt shtimit të autonomisë dhe përgjegjësisë personale në rritje me rritjen e moshës. Një nxënës mund të shënojë shigjetën edhe në tabelë (shih më poshtë).

“Unë ia detyroj ekzistencën time prindërve të mi”: Kjo është pika e fillimit,  e ngjashme në biografitë e  të gjithëve. Ajo është sa e thjeshtë,  aq edhe e qartë. Ne kemi rrënjët tona në familjet tona.

Diversiteti dhe pluralizmi: Ndoshta nuk ka model që mund të zbulohet. Kjo tregon fenomenin e pluralizmit – ne ndryshojmë në zhvillimin tonë dhe zgjedhjet tona na kanë bërë ne personalitete individuale.
V4_P44_ALB