2.1 Detyra

Living Democracy » Textbooks » 2.1 Detyra

Në procesin e planifikimit të mësimeve   dhe të njësive mësimore, një aspekt meriton vëmendje është problemi se si të kontrolloni dhe të siguroni përparimin e nxënësve mësime, si të identifikoni përparimin që kanë bërë dhe si të vlerësohen rezultatet e të mësuarit të nxënësve dhe aktivitetet tuaja të mësimdhënies. Para sezhvillohen mësimet, ju duhet të planifikoni si të krijoni ose vlerësoni dhe të përmirësoni ndikimin  dhe cilësinë e mësimdhënies tuaj dhe se si të regjistroni, analizoni,  përmirësoni dhe gjykoni punën dhe aktivitetin mësimor të nxënësve tuaj. Duke vepruar kësisoj, ju do të merrni parasysh se me çfarë masash dhe instrumentash do të jeni në gjendje të identifikoni dhe të vlerësoni shkallën  e realizimit të objektivave  mësimorë  nga klasa ose nga nxënës të veçantë dhe, nëse është e nevojshme, të përcaktoni edhe kriteret  ku do të bazoni sistemin e vendosjes së  notave.
Në këtë kapitull ju do të gjeni më shumë informacion për vlerësimin e nxënësve, të mësuesve dhe shkollës në tërësi.