2 – Fletë pune 7: Vlerësimi i mësuesve

Living Democracy » Textbooks » 2 – Fletë pune 7: Vlerësimi i mësuesve

Marrja e informacioneve në lidhje me arritjen e nxënësve është një nga parimet qendrore të shkollës.34 Marrja e informacioneve në lidhje me cilësinë e mësimdhënies është pjesë e trajnimeve profesionale. Në të njëjtën mënyrë, sikundër ne vlerësojmë procesin e të mësuarit dhe fitimin e kompetencave, aftësive dhe njohurive të nxënësve tanë, është po me aq me rëndësi që t’i bëjmë mësuesit të vlerësojnë mësimdhënien e tyre në EQD/EDNJ.

Pa një bazë solide të të kuptuarit të situatës aktuale të mësimdhënies nuk do të jetë e mundur që të bëjmë ndonjë rekomandim për përmirësim në të ardhmen ose ndonjë hap në zhvillimin e mëtejshëm të aftësive, metodave dhe praktikave të mësuesve. Por, sa të mirë janë mësuesit në vlerësimin e mësimdhënies së tyre? Në fakt, shumica e mësuesve priren të nënvlerësojnë arritjen e ardhshme të nxënësve të tyre. Për më tepër, ata shpesh nuk janë në gjendje të ndryshojnë metodat dhe stilin e tyre të mësimdhënies në një drejtim tjetër, nëse lind nevoja. Situata bëhet edhe më interesante kur merren parasysh këndvështrime  të ndryshme të vlerësimit: në krahasim me të gjitha grupet e tjera të vlerësimit shkollor (nxënësit, prindërit, administratorët e shkollave etj.) vlerësimi i mësimdhënies së vetë mësuesve ndryshon në masë të madhe nga të gjitha formulimet e opinioneve të tjera.35 A duhet që t’i forcojmë mësuesit në besimet e tyre? A duhet që ata të fitojnë ndonjë kompetencë të re për të bërë një hap prapa dhe të vlerësojnë mësimdhënien e tyre në mënyrë kritike, por edhe realisht?

34. Helmke A. (2003), “Unterrichtsevaluation: Verfahren und Instrumente”, Schulmanagement, 1, 8-11.
35.Clausen M. and Schnabel K. U. (2002), “Konstrukte der Unterrichtsqualität im Expertenurteil”, Unterrichtswissenschaft,30 (3), 246-60.