Fleta e punës për nxënësit 5.5: Përmbledhje: çfarë mund të mësojmë përmes këtyre lojërave?

Living Democracy » Textbooks » Fleta e punës për nxënësit 5.5: Përmbledhje: çfarë mund të mësojmë përmes këtyre lojërave?

1. Zhvillimi i një komuniteti: Vijimësi problemesh dhe zgjidhjesh

PROBLEMI   ZGJIDHJE
Si mund të mbijetojmë? Ne duhet të mbështetemi në burimet natyrore që kemi – peshk.
Si mund të zgjidhim konfliktin tonë
nga mbipeshkimi?
1. Ne kemi nevojë për një koncept të qëndrueshmërisë.
2 Ne kemi nevojë për një kuadër rregullash për të organizuar proceset tona të komunikimit dhe vendimmarrjes.
1. Si mund të përcaktojmë qëndrueshmërinë? Na nevojitet një ekuilibër mes disa qëllimeve. Në fakt, ne duhet të prodhojmë peshk aq sa rezervat mund të  japin  pa u varfëruar, në mënyrë që të sigurohet stabilitet për të ardhmen. Ne duhet të ndajnë prodhimin në mënyrë të drejtë.
2. Çfarë lloj rregullash na nevojiten? Për hartimin e rregullave tona, ne duhet të zgjedhim ndërmjet disa parimeve të ndryshme: duke krijuar një shtet apo duke zhvilluar një rrjet të barabartësh.
Si mund të parandalojmë abuzimin e pushtetit? Në duart një personi të vetëm nuk duhet të vendoset shumë pushtet. Kushtetutat zbatojnë mjetet e mëposhtme: kontrolli dhe balanca, sundimi i ligjit, duke u dhënë të drejtave të njeriut statusin e të drejtave civile, duke kufizuar periudhat në zyrë, referendumet, autonominë kantonale dhe federale, shtypin dhe medien të lirë.
Kush vendos se çfarë kuadri i rregullave të caktojmë? Të gjithë së bashku. Ne hartojmë kornizat dhe pastaj bëjmë një zgjedhje e votojmë për të.
Si mund të organizojmë këtë proces në mënyrë të drejtë dhe efikase? Ne kemi ngritur një axhendë. Na nevojitet një kornizë e veçantë e rregullave procedurale për të cilën ne biem dakord më parë.

2. Përfundime

  1. Politika është një përpjekje për të menaxhuar problemet që ndikojnë në mirëqenien dhe mbijetesën e bashkësisë. Institucione të tilla si kornizat e rregullave janë mjete për të zgjidhur problemet. Nëse ata nuk i shërbejnë qëllimit të tyre, ato mund dhe duhet të ndryshohen.
  2. Konflikti është gjithmonë pjesë e jetës shoqërore dhe politike. Edhe nëse konflikti nuk mund të çrrënjoset, është e mundshme të kontrollohet potenciali i  tij shkatërues.
  3. Loja e peshkimit dhe loja e vendimmarrjes veprojnë si modele. Ato vijnë mjaft afër realitetit historik kur përshkruajnë zhvillimin e një komuniteti si një seri problemesh dhe zgjidhjesh.
  4. Realiteti ndryshon nga lojrat në dy aspekte të rëndësishme. Së pari, ne nuk kemi të dhëna të tilla të sakta për burimet tona natyrore, siç janë në dispozicion në lojë. Së dyti, demokracitë nuk kanë rrënjë demokratike. Demokracia dhe të drejtat e njeriut nuk janë krijuar me anë të konferencave, por përmes konfliktit.