10. Shkrimi i Artikujve të gazetave

Living Democracy » Textbooks » 10. Shkrimi i Artikujve të gazetave

Për të informuar  të tjerët në lidhje me temën tuaj, ju mund të luani rolin e një gazetari dhe të shkruani një artikull për një gazetë. Në EQD/EDNJ, të shkruarit e një artikulli është  një mënyrë për t’i bërë temat publike. Kjo mund të ndihmojë për të ndryshuar e  këqija në shoqëri.

Një artikull gazete është i ndarë në seksione të ndryshme:

  • Titulli: duhet të jetë i shkurtër dhe i qartë.
  • Paragrafi kryesor: një hyrje e temës në shumë pak vend dhe me fjali të shkurtra.
  • Autorët: kush shkruan artikullin?
  • Teksti: Vetë artikulli.
  • Krerët: për të ndihmuar lexuesin për të parë “kapitujt”.
  • Pamjet: një foto kuptimplote për tekstin, me një shpjegim të shkurtër nën të.

Listë kontrolli:

  • Krahasoni një artikull gazete (nga gazeta e sotme) me shembullin që shihni më sipër. A mund t’i dalloni seksionet e ndryshme?
  • Theksoni seksionet duke përdorur ngjyra të ndryshme.
  • Kushtojini vëmendje stileve të shkronjave (të forta, normale, të pjerrëta).
  • Krahasoni artikullin tuaj të gazetës me ato të shokëve tuaj.
  • Përdorni këto seksione në vetë artikullin tuaj të gazetës.