1.1 Politika

Living Democracy » Textbooks » 1.1 Politika

1.1.1 Politika–Loja e pushtetit dhe zgjidhja e problemit

Lexuesit e gazetave ose ndjekësit e  lajmeve televizive do të vënë re se raportet e  medias për politikën ndahen në dy kategori:

  • Politikanët sulmojnë kundërshtarët e tyre. Në këtë mënyrë, ata mund të vënë në dyshim integritetin e rivalëve, aftësinë e tyre për të drejtuar ose për të zgjidhur probleme të veçanta. Ky perceptim i politikës – si një “punë e ndyrë”- i bën njerëzit të largohen me përbuzje prej saj.
  • Politikanët diskutojnë për zgjidhjet e problemeve të vështira të vendit ose të vendeve të tyre.

Këto dy kategori dukurish politike i përgjigjen përcaktimit klasik të Maks Veber për politikën:

  • Politika është çështje e luftës për pushtet. Pa pushtet, asnjë forcë politike nuk mund të përmbushë objektivat e saj. Në sisteme demokratike, forcat politike konkurrojnë me njëra-tjetrën, për të siguruar miratimin e publikut dhe mbështetjen e shumicës. Për këtë arsye, pjesë e lojës politike është sulmi ndaj kundërshtarëve, për shembull, në fushata elektorale, për të tërhequr votuesit dhe anëtarë të rinj të partisë.
  • Politikë do të thotë“tëhapësh ngadalë, me pasion e gjykim të shëndoshë, vrimat në një pllakë të trashë druri”.3 Metafora nënkupton përpjekjen për të zgjidhur problemet politike. Këto probleme kanë nevojë për kohën e duhur për t’u trajtuar, pasi ato, përveçse janë urgjente, kanë ndikim në të gjithë shoqërinë. Si të tilla, ato janë komplekse e të vështira për t’u zgjidhur.  Politika  është njëherazi, sa e rëndësishme, aq edhe  Për këtë arsye diskutimet e saj duhet të shoqërohen me vendime konkrete.

Politika në mjedise demokratike kërkon aktorë politikë të aftë të kryejnë role të ndryshme. Lufta për pushtet kërkon figura politike tërheqëse, që zotërojnë pushtetin e fjalës dhe aftësinë për të shpjeguar çështjet e ndryshme me fjalë të thjeshta. Sfida e zgjidhjes së problemeve të mëdha të ditës dhe të të ardhmes sonë, kërkon njerëz me përvojë shkencore, me përgjegjësi e qëndrueshmëri morale.

1.1.2 Politika në demokraci–një kërkesë e domosdoshme

Fillimisht, ne mendojmë për udhëheqësit politikë që duhet të përmbushin këto standarde, të cilat bien ndesh dhe priren të përjashtojnë njëri-tjetrin. Shembujt për udhëheqës politikë që mbajnë  qëndrime të skajshme – të populistit dhe të profesorit- janë të shumtë. Njëri skaj priret të kthejë politikën në një skenë shfaqjeje, ndërsa tjetri – në një sallë leksioni. Ipari fiton zgjedhjet, por bën pak për shoqërinë. Idyti mund të ketë ide të mira, por që nuk kuptohen nga shumica.

Megjithatë, me dilema të tilla nuk përballen vetëm udhëheqësit politikë dhe vendimmarrësit, por edhe qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në politikë. Koha për të folur në mjedise publike është e kufizuar dhe, në to, do të kenë sukses vetëm folësit që arrijnë të shprehin qartë dhe thjesht idetë e tyre. Mësuesit do të zbulojnë ngjashmërinë që ekziston ndërmjet komunikimit në publik dhe komunikimit në shkollë – koha e pamjaftueshme, nevoja për të qenë, njëherazi, i qartë dhe i thjeshtë si dhe aftësia për të menaxhuar kompleksitetin e çështjeve.

Ushtrimi i të drejave të njeriut, si liria  mendimit dhe e shprehjes, marrja pjesë në zgjedhje, është detyrë e çdo qytetari.  Në EQD/EDNJ, të rinjtë trajnohen në dimensione të ndryshme kompetencash  dhe me idenë e nevojës për të marrë pjesë në debatet publike dhe në proceset e vendimmarrjes. Nxënësit, si anëtarë të komunitetit të shkollës, mësojnë të marrin pjesë në një shoqëri që qeveriset nga parimet e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut.

1.1.3 Modeli ciklik i politikës: politika si një proces i zgjidhjes së problemeve të komunitetit.

Educating_democracy_EN vol 1

Modeli ciklik i politikës është një instrument për të përshkruar dhe kuptuar proceset e vendimmarrjes politike. Ai përqendrohet në aspektet e përcaktimit të Maks Veber  për politikën si “një hapje e ngadaltë, me pasion e gjykim të shëndoshë,  e vrimave  në një pllakë të trashë druri”.

Politika perceptohet si procesi i përcaktimit të problemeve politike nëprocesin kontradiktor të hartimit të programit politik.  Përcaktimi i një problemi politik, ashtu edhe përjashtimi nga programi i interesave të tjera, kërkon përfshirjen e rëndësishme të pushtetit. Modeli ofron një përshkrimin ideal të  fazave të njëpasnjëshme të vendimmarrjes politike: debati dhe vendimmarrja për zbatimin e zgjidhjeve. Opinioni publik dhe kundërpërgjigjet e personave dhe grupeve të cilëve u preken interesat tregon nëse zgjidhjet do t’i shërbejnë qëllimit të tyre dhe, për rrjedhojë, do të pranohen. Për të bërë të  njohura interesat e tyre të mohuara, pakicat ose grupet  dobëta e të paafta duhet të shprehin protestën  dhe kriticizmin e tyre. Nëse përpjekja për të zgjidhur një problem është e suksesshme (ose vlerësohet si e tillë), cikli politik merr fund (ndërprerja e politikës); nëse ajo dështon, cikli rifillon. Në disa raste, zgjidhja  një problemi shkakton probleme të reja të cilat duhet të shihen nën një cikël të ri politik.

Modeli i ciklit politik thekson rëndësinë e aspekteve të vendimmarrjes politike në një sistem demokratik dhe të qeverisjes demokratike të shkollës.

Përmbajtja e konceptit “problem politik” dhe “e mirë e përbashkët” nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë. Askush nuk mund të japë një përkufizim të të mirës sëpërbashkët që të vlejë për të gjithë dhe për të gjitha kohërat.  Partitë, grupet dhe individët që marrin pjesë në një proces duhet të arrijnë një kompromis në lidhje me të:

  • Hartohen programe konkurruese; shpesh herë, në shoqëri pluraliste, argumentet politike lidhen me interesat.
  • Në realitetin social, pjesëmarrja nuk është e përsosur; disa individë dhe grupe humbasin sistematikisht të drejtat ndaj pushtetit dhe proceseve të vendimmarrjes politike dhe, për këtë arsye, kthehen në një model që kërkon vëmendje për rritjen e të drejtës së grupeve me më pak pushtet për të pasur më shumë të drejta në këtë drejtim.
  • Vendimmarrja politike është proces i të mësuarit kolektiv, në të cilin mungojnë aktorët që dinë gjithçka (si udhëheqësit ose partitë e pajisura me ideologjitë e shpëtimit). Kjo nënkupton konceptin konstruktivist të të mirës së përbashkët: E mira e përbashkët është çfarë shumica e beson të tillë në një kohë të dhënë.
  • Ndikimi i opinionit publik dhe i medias është i madh- më shumë mundësi për qytetarët dhe grupet e interesit për ndërhyrje dhe pjesëmarrje.

Cikli politik është një model – një skicë që punon si një hartë gjeografike. Ajo tregon shumë dhe ofron edhe logjikën për ta kuptuar. Për këtë arsye,  modelet përdoren si në arsim ashtu dhe në shkencë, sepse pa modele ne do të kuptonim shumë pak nga kompleksiteti i  botës së sotme.

Ne asnjëherë nuk gabojmë në kuptimin e një harte fizike-një hartë tregon shumë, por vetëm sepse ajo, në të njëjtën kohë, lë jashtë shumë. Një hartë që do të tregonte shumë do të ishte shumë e vështirë për t’u kuptuar nga të gjithë. Kjo është e vërtetë edhe për modele të tilla si cikli politik. Ky model asnjëherë nuk do të ngatërrohej me realitetin. Ai përqendrohet në proceset e vendimmarrjes politike – ”një hapje e ngadaltë, me pasion e gjykim të shëndoshë,  e vrimave  në një pllakë të trashë druri”- por që i kushton më pak vëmëndje dimensionit të dytë të politikës, sipas përcaktimit të Maks  Veber, çështjes dhe luftës për pushtet dhe ndikim.

Në sisteme demokratike, të dyja dimensionet e politikës janë të ndërlidhura: vendimmarrësit e politikave ndeshen me problemet e vështira dhe me njeri-tjetrin si kundërshtarë politikë. Në modelin ciklik të politikës, faza e hartimit të programit tregon mënyrën si ndërthuren  këto dy dimensione. Përcaktimi i një problemi politik në një program mbetet çështje pushteti dhe ndikimi.

Po japim një shembull: Një grup pretendon se “Taksat janë shumë të larta dhe frikësojnë investitorët”, ndërsa grupi i dytë mbron pikëpamjen se “Taksat janë shumë të ulëta dhe, për këtë arsye, arsimi dhe siguria sociale nuk marrin mbështetjen e duhur financiare”. Prapa çdo përcaktimi të problemit të taksave qëndrojnë interesa dhe qëndrime themelore politike dhe zgjidhjet, që ato nënkuptojnë, të çojnë në kahe të kundërta: pakësim të taksave për grupet me të ardhurat më të larta – ose ngritje e tyre. Përcaktimi i problemit të parëështë neoliberal, i dyti është social demokrat.

Qytetarët duhet të njihen me të dyja qëndrimet.  Modeli ciklik i politikës është instrumenti që ndihmon qytetarët të identifikojnë dhe të gjykojnë përpjekjet e vendimmarrësve politikë për të zgjidhur problemet e shoqërisë.

4. Weber M. (1997), Politik als Beruf (Politika si profesion), Reclam, Stuttgart, p. 82 (përkthyer nga  Peter Krapf).