Prospektet për nxënës 6.4: Klasifikimi i skedave: jeta e Mia Greenwood

Living Democracy » Textbooks » Prospektet për nxënës 6.4: Klasifikimi i skedave: jeta e Mia Greenwood
1.
Mia Greenwood u lind në vitin 1944.
2.
Mia Greenwood vdiq nga kanceri në vitin 2000.
3.
Pasi Mia vdiq, disa nga miqtë e saj e morën një gurë nga një ndërtesë e bombarduar në vendlindjen e saj. Guri u dekorua nga fëmijët refugjatë. Pastaj guri u vendos në një park në Berlin. Ky park ishte emëruar “Parku i Paqes” në kujtim të Mia Greenwoodit.
4.
Mia Greenwood dhe Grupi 353 drejtuan Projektin në vendlindjen e Mias, që ndihmoi ndërtimin e besimit në mes të grupeve të ndryshme etnike. Mia Greenwoodit iu bashkuan vullnetarë nga të dyja anët por edhe nga bashkësia ndërkombëtare në këtë projekt.
5.
Mia Greenwood ishte themeluese dhe udhëheqëse e një organizate të quajtur Grupi 353. Grupi 353 është një organizatë joqeveritare (OJQ). Grupi 353 inkurajon zgjidhjen e konfliktit në mënyrë të padhunshme, nxit tolerancën dhe bashkëpunimin, si bazë për ndërtimin e shoqërive humanitare.
6.
Mia Greenwood shkroi artikuj kundër nacionalizmit dhe racizmit, të cilët u botuan ndërkombëtarisht. Ajo u shpërblye me një çmim ndërkombëtar për paqe për punën e saj nga një organizatë e quajtur Pax Christi.
7.
Në Berlin është një park i paqes i quajtur Mia Greenwood, për nder të saj dhe në shenjë vlerësimi të punës që ka bërë ajo. Mia kishte folur në një takim publik në këtë park.
8.
Mia Greenwood u bë balerinë e famshme ndërkombëtare dhe mësimdhënëse e baletit.
9.
Mia Greenwood ka bërë fushata kundër luftës dhe ajo luftoi për të drejtat e njeriut për të gjithë njerëzit. Ajo dhe organizata e saj kanë punuar shumë për të ndihmuar refugjatët të cilët largohen nga lufta.
10 .
U quajt Grupi 353 sepse në projektin e tij të parë punoi me 353 familje të cilat kishin mbetur pa shtëpi për shkak të luftës. Grupi 353 refugjatëve u ofroi ndihmë, rehati dhe këshilla për të drejtat e tyre.