7.2 Të mësuarit përmes dhe për demokraci dhe për të drejtat e njeriut kërkon të mësuar aktiv

Living Democracy » Textbooks » 7.2 Të mësuarit përmes dhe për demokraci dhe për të drejtat e njeriut kërkon të mësuar aktiv

Në fushën e EQD/EDNJ, informacioni për sistemin politik të vendit ka një qëllim: ai mundëson aftësimin e nxënësit të marrë pjesë në të (të mësuarit “për” demokraci dhe të drejtat e njeriut). Megjithatë, pjesëmarrja politike këkon trajnim dhe përvojë. Për këtë arsye, në fushën e EQD/EDNJ, metoda duhet të bartë edhe mesazhin. Të mësuarit “rreth” demokracisë dhe të drejtave të njeriut ka nevojë të mbështetet nga mënyra si nxënësit mësojnë- të mësuarit “përmes” demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Nxënësit kanë nevojë për mjedise të nxëni që mbështetin të mësuarit ndërveprues, konstruktivist si dhe trajnimin e kompetencave. Pra, ata duhet të jenë aktivë dhe ndërveprues, në mënyrë që mësuesit tëndihen të detyruar t’i lejojnë ata “t’i hapin vetes punë” dhe të komunikojnë.