Mësimi 1: Çdo gjë është në rregull! Vërtet?

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 1: Çdo gjë është në rregull! Vërtet?

Çfarë problemesh/konfliktesh mund të vërejmë në klasën tonë?

Objektivat e mësimit Nxënësit zhvillojnë kuptimin rreth të mirave publike dhe private, nëpërmjet identifikimit të problemeve në klasën e tyre.
Detyrat e nxënësve Nxënësit grumbullojnë problemet (në një hartë mendore, imagjinare) dhe i klasifikojnë ato në kategoritë e problemeve të përbashkëta dhe ato individuale.
Burimet Copa të vogla letre, lapsa, informacione rreth dy kategorive të problemeve.
Metodat Punë individuale, diskutim plenar.

 

Përshkrimi i mësimit

Mësuesi shkruan titullin e mësimit “Çdo gjë është në rregull! Vërtet?” në dërrasën e zezë. Nxënësve u jepet detyra të mendojnë për të gjitha gjërat që, sipas tyre, nuk janë në rregull në klasë. Pasi jep detyrën,  mësuesi cakton fushat e ndryshme në të cilat mund të lindin probleme ose konflikte:

  • kur punojnë së bashku me shokët e tjetër të klasës;
  • mes vajzave dhe djemve;
  • kur duhet të ndajnë të njëjtat gjëra, psh. të njëjtën tryezë ose të njëjtën dhomë;
  • duke qenë miq me dikë.

Nxënësit i shkruajnë të gjitha problemet ose konfliktet që mund të mendojnë në skeda të vogla prej letre, të cilat i ngjisin në dërrasën e zezë. Më pas, nxënësit ulen para saj në formë rrethi.

Mësuesi, në vijim, thekson se ka dy lloje problemesh: individuale dhe të përbashkëta. Ai jep shembuj të çdo lloji: për shembull, shumë zhurmë në klasë mund të jetë një problem i përbashkët, mirëpo edhe mungesa e hapësirës s​ë mjaftueshme në tavolinë është një problem individual. Mësuesi i shënon problemet në dërrasën e zezë një nga një dhe kërkon nga nxënësit t’i  ndajnë sipas kategorive. Për këtë, mësuesi ka përgatitur dy fletë, në të cilat ka shënuar,  respektivisht, fjalët: “probleme dhe konflikte të përbashkëta” dhe “probleme dhe konflikte individuale”. Ai i vendos ato në dërrasën e zezë duke krijuar dy kolona.

Pasi nxënësit kanë përfunduar ndarjen e problemeve/konflikteve, mësuesi fillon diskutimin se cili prej tyre mund të zgjidhet më lehtë.