3. Si u krijuan të drejtat e fëmijëve

Living Democracy » Textbooks » 3. Si u krijuan të drejtat e fëmijëve

 1945

Pas Luftës së Dytë Botërore, shumë kombe në botë formuar një bashkim – ata themeluan OKB-në, që është Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Së bashku ata donin të mbështetnin paqen dhe lirinë në botë.

10. Dhjetor 1948

Në këtë ditë, Kombet e Bashkuara miratuan Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.

Këto të drejta themelore të të gjitha qenieve njerëzore në botë zbatoheshin edhe për për fëmijët.

Por shpejt u sugjerua se fëmijët ishin diçka e veçantë dhe për këtë arsye ata kishin nevojë për mbrojtje të veçantë.

1950

U ndërtua një draft i parë i të drejtave të fëmijëve. Për disa vite, përfaqësuesit e shteteve anëtare e diskutuan atë në Kombet e Bashkuara.

20. Nëntor 1959

Në këtë ditë, Kombet e Bashkuara miratuan Deklaratën e të Drejtave të Fëmijës.

Një deklaratë e tillë nuk është e detyrueshme për të gjitha shtetet, por ajo ka avantazhin se u drejtohet  të gjitha shteteve si një rekomandim për politikat e tyre të ardhshme.

1979

Në të gjithë botën, ky vit u festua si Viti i Fëmijës. Të drejtat e fëmijëve u menduan dhe u diskutuan kudo. Gjithnjë e më shumë njerëz dëshironin që këto të drejta të përpunoheshin më në detaje për të mirën e fëmijëve dhe, ajo që ishte më e rëndësishme, të bëheshin ligjërisht më detyruese.

20. Nëntor 1989

Në këtë ditë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi unanimisht Konventën për të Drejtat e Fëmijës ose si quhet Marrëveshja për të Drejtat e Fëmijëve.

Që atëherë, pothuajse të gjitha qeveritë e kombeve të botës e kanë nënshkruar këtë konventë për të drejtat e fëmijëve.

Duke vepruar kështu, ata premtojnë  të përhapin informacion për të drejtat e fëmijëve në vendet e tyre, për t’i zbatuar ato dhe për t’i dhënë vëmendje të veçantë mbrojtjes së fëmijëve.

Por ende, në shumë vende të botës, fëmijët vuajnë padrejtësi serioze

Secili prej nesh është përgjegjës dhe duhet të ndërmarrë veprime, në qoftë se duam që të gjithë fëmijët në botë të gëzojnë të drejtat e tyre.