Mësimi 2: Zbatimi i qasjes gjashtë-hapëshe

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 2: Zbatimi i qasjes gjashtë-hapëshe

Si mund t’i shmangemi përleshjes me fqinjin?

Objektivat e mësimnxënies Të mësuarit për zbatimin e qasjes gjashtë-hapësh.
Detyrat e nxënësve Analizimi i një konflikti dhe gjetja e zgjidhjeve nga të cilat përfitojnë të dyja palët.
Burimet Një kopje nga skenarët  e konfliktit në prospektet e nxënësve 4.2 për çdo grup të vogël.
Prospektet e nxënësve 4.1..
Metoda Punë në grupe të vogla.

 

Kuti informacioni

Zgjidhja e konfliktit në mënyrë paqësore nuk mund të jetësohet në praktikë thjeshtë duke e kuptuar konceptin teorik. Është një shkathtësi e vërtetë që duhet të mësohet, dhe ky mësim nxënësve u ofron mundësinë që ata të mësojnë se si të zbatojnë në praktikë zgjidhjen e konfliktit në mënyrë paqësore. Hapi i ardhshëm do të zbatojë këto njohuri në një situatë të vërtetë jetësore në shkollë.

Mësimi

Mësimdhënësi e fillon mësimin duke u shpjeguar nxënësve se detyra e tyre është të zbatojnë qasjen gjashtë-hapësh në zgjidhjen e konfliktit në situata të ndryshme konfliktesh.

Klasa ndahet në grupe të vogla me katër apo pesë nxënës, dhe çdo grup merr një kopje të prospekteve për nxënës 4.2. Çdo grup punon në njërin prej skenarëve, ashtu që çdo skenar do të zgjidhet nga më shumë se një grup. Nxënësit gjithashtu shfrytëzojnë prospektet për nxënës 4.1 të titulluar “Qasja gjashtë-hapëshe për zgjidhjen e konfliktit”. Pasi të kenë përfunduar grupet, një përfaqësues nga çdo grup ia paraqet tërë klasës gjashtë hapat e tyre. Këtë së pari e bëjnë për “konfliktin 1”, dhe pastaj për “konfliktin 2”:

Pas prezentimeve të tyre, mësimdhënësi drejton një diskutim në klasë për zgjidhjet, duke shfrytëzuar pyetjet vijuese:

  • A i kuptojmë ne “nevojat” dhe “përkufizimin e problemit”? A ka çështje të pazgjidhura?
  • A mund të gjejmë zgjidhje të tjera që ne mendojmë se do të jenë më të mira në një afat më të gjatë?

Në hapin e dytë, mësimdhënësi kërkon që nxënësit të trajtojnë konfliktet të cilët kanë ndodhur apo janë duke vazhduar në shkollë, në grupet e shokëve ose në vendin e tyre, etj. Nga ata kërkohet që të zgjedhin një apo më shumë (varësisht nga koha që e kanë në dispozicion) dhe të mendojnë për zgjidhjet e mundshme fiton-fiton.

Nëse mësimdhënësi përdor dy studimet e rastit si mënyrë për t’u paraqitur nxënësve format e ndërmjetësimit, ai mund t’u jep disa informacione themelore për sistemin gjyqësor të zgjidhjes së konfliktit në atë vend (format e ndërmjetësimit, mundësia e paraqitjes së konfliktit në gjykatë, etj.). Në vend se këto konflikte të diskutohen me qasjen gjashtë-hapëshe, kjo situatë mund të luhet edhe me role.

Në rastin e luajtjes së roleve, një nxënës do të luante palën A, tjetri palën B, dhe i treti do të luante rolin e ndërmjetësuesit. Në vijim mësimdhënësi mund të pyes çdo grup për mendimin e tyre se si ata e kanë zgjedhur konfliktin. Mund të diskutohen zgjidhje të ndryshme, si dhe procesi i përpjekjeve për arritjen e një zgjidhjeje. Këto elemente shtesë mund të marrin shumë më tepër kohë, dhe mund të jetë e nevojshme që ata të ndërmerren si një aktivitet jashtë kurrikulës apo si njësi plotësuese.