8. Planifikimi dhe paraqitja e prezantimeve

Living Democracy » Textbooks » 8. Planifikimi dhe paraqitja e prezantimeve

Ju mund të përgatisni  një fjalim për shokët e klasës suaj, prindërit ose fëmijët e tjerë në shkollën tuaj. Në çdo rast, ju duhet ta përgatitni fjalimin sa mirë. Lista e plotë e mëposhtme do t’ju ndihmojë që ta bëni si duhet këtë.

A. Planifikimi i një fjalimi

1. Kush do të jenë dëgjuesit?

  • Ku duhet ta ligjëroni fjalën tuaj?

2. Kush po e përgatit fjalimin?

  • A po e përgatisni fjalimin tuaj i vetëm apo me një grup?
  • Si e ka organizuar veten grupi?

3. Cili është qëllimi i fjalës?

  • Çfarë duhet të mësojnë audienca?
  • A duhet që audienca të reagojë?

4. Sa kohë keni?

  • A do t’i lini kohë audiencës që të bëjë pyetje?
  • A do t’i lini kohë audiencës për të dhënë opinione e reagime?

5. Cilat burime janë në dispozicion?

  • Dërrasa e zezë/tabelë e bardhë?
  • Projektor i varur?
  • Kompjuter dhe projektues për një prezantim në PowerPoint?
  • Postera (tabela)?
  • Stereo?

6. Si mund të përfshihet audienca juaj?

  • Jepni kohë për pyetje.
  • Krijo një mister apo një kuic.
  • Kalo objekte dorë më dorë.

7. Çfarë doni të thoni?

  • Mendoni  për 3-6 tituj që janë të rëndësishëm për temën tuaj dhe shkruajini ato në një fletë individuale letre;
  • Në çdo copë letër, shënoni disa fjalë kyçe për çdo titull.

B. Mbajtja e fjalimit

Një prezantim mund të ndahet në pjesë të ndryshme: një hyrje, pjesa kryesore dhe një përfundim.
Këtu janë disa ide për t’ju ndihmuar që të mbani sa më bukur fjalën tuaj.

1. Hyrja

  • Filloni me një thënie përkatëse, ose duke treguar një foto apo objekt.
  • Paraqitni temën kryesore.
  • Shpjegoni se si do të strukturohet fjalimi.

2. Pjesa kryesore

  • Informoni audiencën në lidhje me temën e fjalimit.
  • Vendosni fletët e përgatitura më parë,  në mënyrë që të tregohen  titujt dhe informacioni.
  • Organizoni fjalimin sipas këtyre titujve.
  • Çdo herë që të filloni me një titull të ri, bëjeni këtë të qartë përmes një fotoje, shpjegimi  etj.
  • Paraqisni një foto të përshtatshme, objekt  ose pjesë muzikore nën çdo titull.
  • Mendoni si do ti shfaqni  fotografitë – nëse do t’i kaloni dorë më dorë,  do të përdorni në projektor apo do t’i  shfaqni  në një poster, etj

3. Përfundimi

  • Thoni atë që është e re për ju.
  • Thoni atë që keni mësuar.
  • Tregoni një foto finale.
  • Kuic për shokët e klasës.
  • Lejo kohë për pyetje.