Instrumenti 13: Si të shkruajmë artikuj për gazetat

Living Democracy » Textbooks » Instrumenti 13: Si të shkruajmë artikuj për gazetat

Për të informuar të tjerët në lidhje me temën tuaj, ju mund të bëni, duke luajtur rolin e një gazetari që dëshiron të shkruajë një artikull për një gazetë. Në EQD/EDNJ, të shkruajturit e një artikulli është një mënyrë për të bërë temën tuaj publike. Kjo mund të ndihmojë për të ndryshuar gjërat e këqija në shoqëri.

Një artikull gazete është i ndarë në seksione të ndryshme:

  • titulli: duhet të jetë i shkurtër dhe i qartë;
  • paragrafi i parë: një hyrje në temë me shumë pak fjali të shkurtra;
  • autorët: cili e shkroi artikullin?
  • teksti në vijim: vetë artikull;
  • nëntitujt: për të ndihmuar lexuesin për të parë “kapituj”;
  • foto: një foto kuptimplote e treguese për tekstin me një shpjegim të shkurtër nën të.

Listë e kritereve

  • Krahaso një artikull gazete (nga gazeta e sotme) me shembullin që ju shihni më sipër. A mund t’i dalloni seksionet e ndryshme?
  • Theksoni seksionet duke përdorur ngjyra të ndryshme.
  • Kushtojini vëmendje stilit dhe shkronjave (të theksuara, normale, të pjerrëta).
  • Krahasoni artikullin e gazetës suaj me ato të shokëve të tu.
  • Përdorini këto seksione në vetë artikullin e gazetës suaj.