2 – Fletë pune 13: Parime të përgjithshme për vlerësimin e EQD/EDNJ

Living Democracy » Textbooks » 2 – Fletë pune 13: Parime të përgjithshme për vlerësimin e EQD/EDNJ

“EQD/EDNJ është një koncept dinamik, gjithëpërfshirës dhe orientues për ecje përpara. Ai promovon idenë e shkollës si një bashkësi e të mësuarit dhe mësimdhënies për jetën në një demokraci, e cila shkon përtej çdo lënde shkollore të veçantë, mësimdhënies në klasë ose marrëdhënies tradicionale mësues-nxënës “(Këshilli i Evropës, Qeverisja Demokratike e Shkollave, 2005, fq. 80).

Vlerat, qëndrimet dhe sjelljet

Siç u vu në dukje në Pjesën 1 të këtij vëllimi, EQD/EDNJ ka të bëjë kryesisht me ndryshimin e vlerave, qëndrimeve  dhe sjelljes. Si në të gjitha vlerësimet, qofshin këto nxënës, mësues ose shkolla, vlerësimi i dimensioneve si vlerat dhe qëndrimet është jashtëzakonisht e vështirë, sepse ajo mbart rrezikun e një interpretimi shumë subjektiv. Për më tepër, vlerat dhe qëndrimet jo vetëm shprehin veten në mënyrë të qartë përmes sjelljes direkte, por janë të përfshira  qartë në mënyrën se si punon, komunikon dhe është e organizuar kjo shkollë.

Si të mblidhen të dhënat

Vlerësimi i EQD/EDNJ në një shkollë mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Treguesit e EQD/EDNJ sigurojnë vetëm kuadrin e përgjithshëm të zhvillimit të mënyrave të ndryshme të grumbullimit  të të dhënave ose për përcaktimin e metodave të ndryshme që do të përdoren për marrjen e informacionit.

Për këtë, pyetjet e mëposhtme mund të jenë të dobishme (po aty, fq 81):

  • Çfarë: Çfarë informacioni dhe provash duhen kërkuar?

→ organizimi i shkollës

→ vlerat dominuese në klasë

→ të kuptuarit e koncepteve kyçe

→ marrëdhëniet e autoritetit etj.

  • Ku: Cilit mjedis  të mësuari të EQD/EDNJ i referohen treguesit/nëntemat e dobishme dhe ku mund të gjenden dëshmi për të?

→ mësimi në klasë

→ takimi i mëngjesi

→ puna në grupe brenda orës së EQD/EDNJ

→ festime në shkollë

→ java e projektit etj.

  •  Materiali: Cilat dokumenta do sigurojnë informacionet e nevojshme?

→ dokumenti i politikave shkollore

→ kurrikula e shkollës

→ statuti i shkollës

→ karta e nxënësit

→ kodi i etikës i mësuesit etj.

  • Kush: Cilët persona/grupe të aktorëve do sigurojnë informacionin e nevojshëm?

→ nxënësit

→ mësuesit

→ prindërit

→ administrata vendore, OJQ-të, etj.

  • Si: Si duhet të grumbullohen të dhënat, cila metodë do të përdoret?

→ pyetësor

→ grupe fokusimi

→ diskutime

→ intervista individuale

→ vëzhgim  etj.