Kapitulli 2 (Arsimi fillor, klasa 2) – Emrat janë më shumë se shkronja!

Living Democracy » Textbooks » Kapitulli 2 (Arsimi fillor, klasa 2) – Emrat janë më shumë se shkronja!

A  Planifikimi

 

Çështjet themelore/temat

Detyrat kryesore

Burimet

Mësimi 1

Të gjitha emrat tanë!

Të gjithë fëmijët mësojnë më shumë për emrat e njëri-tjetrit (qasja ndërvepruese).

Letër A4

Mësimi 2

Si ma kanë vënë mua emrin tim?

Klasa mendon për arsyet se si i vihet emri një fëmije.

Shirita letre me fjalitë kryesore; seti i broshurave

Mësimi 3 dhe 4

Të gjithë fëmijët kanë një histori për të treguar!

Nxënësit i japin njëri-tjetrit informacione në lidhje me jetën e tyre. Ata bëjnë një foto të vetes së tyre, në madhësi reale.

Informacion në lidhje me familjet e fëmijëve (detyrë shtëpie); një fletë letre tabele për fëmijë; lapustila dhe ngjyra

B  Informacion dhe objektivat mësimore

Neni 7 i Konventës për të drejtat e fëmijëve mbron të drejtën e fëmijës për të pasur një emër.  Emri i dytë ose i  familjes shënon lidhjet e fëmijës me grupin më të afërt rreth tij. Megjithatë, emri i parë bën që fëmija të jetë një individ, krijesë unikale në këtë botë.

Në këtë kapitull “Fëmijët janë më shumë se shkronja” lidhet me kapitullin 1 “Unjë kam një emr-ne  kemi një shkollë”.  Për këtë arsye,  ky  mësim  vazhdon në linjat e mësimit paraardhës, por mundet të qëndrojë plotësisht edhe si një mësim më vete.

V5_P10

Fëmijët duhet të jenë krenarë për emrat e tyre, dhe duhet të dinë se çfarë do të thotë emri i tyre, cilat shpresa shprehin ato dhe pse prindërit e tyre zgjodhën pikërisht këtë emër për ta.

Mësuesi duhet të kujdeset kur trajton këtë teme. Për gjithfarëlloj arsyesh, në klasë mund të ketë fëmijë që nuk jetojnë me prindërit e tyre natyralë ose që kanë humbur emrat e tyre kur janë detyruar të migrojnë ose të internohen. Mësuesi do të duhet të jetë i ndjeshëm dhe dashamirës kur i afrohet fëmijëve të tillë.

C Pyetjet kryesore për reflektim në orët e të drejtave të fëmijëve

Përjetimi i të drejtave të fëmijëve

Njohja e të drejtave të fëmijëve

Zbatimi i të drejtave të fëmijëve

Mësuesi

Si janë thjeshtuar parimet e të drejtave të fëmijëve në shkollë dhe në klasë?

Çfarë dinë fëmijët për të drejtat e fëmijëve?

Të mësojnë si të ndërmarrin veprime jashtë shkollës: çfarë kanë mësuar nxënësit për jetën e tyre në të ardhmen?

Shkolla është pjesë e jetës sonë; klasa është një mikro-komunitet në të drejtën e vet.   Fëmijët bëhen të vetëdijshëm për identitetin e tyre duke ditur emrat e të gjithë fëmijëve të tjerë dhe duke u thirrur me emrat e tyre nga të gjithë personat në klasë.

Të drejtat e përmendura në të majtë përjetohen gjatë kësaj njësie në klasë.

Neni 7, 8, 12. 13 28 (shih shtojcën: Konventa për të Drejtat e Fëmijës e KB)

Fëmijët marrin pjesë në vendimin se ku do të vendoset posteri i tyre. Ndoshta duhet të sigurohet hapësirë, kështu që kjo pyetje mund të duhet të diskutohet me mësuesit e tjerë, asistentët e shkollës, apo drejtorin e shkollës.

Nxënësit

Çfarë unë kam mësuar për të drejtat e fëmijëve?

Si i përjetova të drejtat e fëmijëve në klasë?

Cilat janë veprimet që jam në gjëndje të ndërmarr tani?

Unë kam parë se të gjithë fëmijët e tjerë dhe mësuesi më kanë vënë re.   Ata të gjithë kanë dëgjuar për mua, dhe tani të gjithë e dinë emrin tim. Me emrin tim unë jam veçantë, dikush që është i ndryshëm nga gjithë të tjerët.

Unë i di emrat e të gjithë fëmijëve të tjerë në klasë. Unë di diçka në lidhje me jetën e tyre.

Ne kemi të drejta të veçanta si fëmijë:
Ne kemi një emër që askush nuk mund të na e heqë (neni 7).Si fëmijë, unë kam tashmë historinë e jetës sime, një jetë që është e ndryshme nga ajo e përjetuar nga fëmijët e tjerë.  Kjo do të jetë gjithmonë pjesë e vetes sime (Neni 8).Unë mund të kem mendimin tim dhe mund të them atë që mendoj dhe të gjithë fëmijët e tjerë mund të bëjnë po kështu (nenet 12, 13).

Kur takoj dikë në një shesh lojërash ose diku tjetër, unë do t’i pyes ata për emrat e tyre dhe do t’u tregoj atyre emrin tim.

D  Procedura

Mësimi 1: Të gjithë emrat tanë!

Mësuesi ulet në një rreth me nxënësit e tij ose të saj. Fëmijët janë të ulur në karriget e tyre. Ata mbajnë rripa letre që tregojnë emrat e tyre, me shkrim të theksuar. Edhe mësuesi ka një rryp letre me emrin e tij. Secili thotë me radhë  emrin e tij. Nxënësit duhet të kuptojnë dhe të dinë emrat e fëmijëve të tjerë. Kjo mund të bëhet me anë të lojërafve të ndryshme, disa prej të cilave vlen edhe në raste kur nxënësit e njohin njeri-tjetrin.:

  • Fëmijët japin emrat e tyre dhe ato të fëmijëve të ulur në të majtë dhe në të djathtë të tyre, “Emri im është …, dhe në të majtën  time është ulur…, dhe… është ulur në të djathtën time.”
  • Identifikoni disa nga tipare që nxënësit tuaj i kanë të përbashkëta, për shembull, ngjyra e xhinseve ose të  fundit të tyre, inicialet, syzeve, ngjyra e flokëve të tyre etj., dhe formoni një enigmë: “…, …, dhe … të gjithë kanë diçka të përbashkët. Kush mund të më thotë se kush është ai?” Përsëriteni këtë disa herë.
  • Mblidhni të gjitha kartat me emrat në to. Të gjithë fëmijët, me rradhë, tërheqin nga një kartë, pa lexuar emrin. Ata të gjithë  tregojnë kartat e tyre. Kush është në gjendje të vendosë regullin në këtë konfuzion, për shewmbull, duke i vënë emrin e saktë çdo fëmije?
  • Hipja në  autobus: në mënyrë të rastësishme, një fëmijë fillon me deklaratën e mëposhtme: “Unë jam Ana dhe unë po hip në autobus. “Fëmija ngjitur me të vazhdon: “Unë jam Sandra dhe unë po hipi në autobus me Anën. “Fëmija ulur pranë Sandrës vazhdon në të njëjtën mënyrë, duke përfshirë të gjithë fëmijët e mësipërm,”Unë jamTomi dhe kam hipur në autobus së bashku me Anën dhe Sandrën.” Mbani të njëjtën rregull në të cilin fëmijët janë ulur në rreth, pasi kjo do t’ua bëjë më të lehtë të kujtojnë emrat. Vazhdoni në këtë mënyrë, derisa të gjithë fëmijët të jenë ulur në autobus. Kujdesuni të mos  vini në siklet fëmijën  që harron një emër dhe i lini fëmijët të ndihmojnë njëri-tjetrin.

Mësuesi përfundon mësimin duke zhvilluar një dialog mësimor. Pyetjet e mëposhtme shërbejnë si stimuj për nxënësit:

  • A më pëlqen emrin im dhe, nëse po, pse?
  • Ndonjë herë emrat shkurtohen në pseudonime ose ndryshohen. A më pëlqen apo nuk më pëlqen emri im i ri, dhe pse?
  • Por, nga njëherë është e rëndësishme që të kesh një emër tëndin. Çfarë do të ndodhte nëse të gjithë në shkollë do të kishin të njëjtin emër apo nuk do të kishin emër fare?

Mësimi 2: Si e kam marrë unë emrin tim!

Mësuesi ka përgatitur shirita letre në të cilat ka shkruar fjalitë e mëposhtme (natyrisht, është i mundur  çdo lloj  variacioni: ndryshim, heqje ose shtim i më shumë deklaratave etj):

Është e rëndësishme që të kemi një emër.
Emri im – Ky jam unë.
Nga emrat tanë, ne njohim veten dhe njëri-tjetrin.
Emri ynë thotë diçka për ne (gjinia, gjuha, vendi i origjinës) .
Duke pasur një emër, një fëmijë bëhet anëtar i një shteti.
Duke zgjedhur një emër të caktuar, prindërit shpesh shprehin dëshira, shpresa dhe ndjenja të caktuara.

Mësuesi i lexon klasës  deklaratat e shkruara në  një rrip letre, e vë atë përmbys dhe i kërkon fëmijëve të shprehin kuptimin me fjalët e tyre.
Pastaj ai  shpërndan fletët e punës  të cilat nxënësit do t’i mbushin si detyra shtëpie (shih Burimet më poshtë). Mësuesi bën pyetjet e mëposhtme, për t’u siguruar që çdo fëmijë i kupton ato:

  • Kur kam lindur?
  • Në çfarë ore?
  • Cila ditë e javës ishte kur linda?
  • Si ishte moti?
  • Ku kam lindur?
  • Kush ishte i pranishëm kur kam lindur?
  • Sa i gjatë kam qenë dhe sa peshoja?
  • Pse më vunë këtë emër të veçantë?
  • Çfarë kuptimi ka emri im?
  • Ku mund të gjendet emri im, çfarë kuptimi ka emri im në gjuhë të tjera?

Mësimet 3 dhe 4:
Të gjithë fëmijët kanë një histori për të treguar!

Fëmijët ulen në një rreth dhe i tregojnë njëri-tjetrin për atë ç’ka kanë folur me prindërit e tyre. Mësuesi i inkurajon ata për të shqyrtuar disa nga pyetjet në thellësi.

Për shembull, ai përgatit një listë në dërrasë, që tregon në çfarë ore të ditës kanë lindur të gjithë fëmijët e klasës. Ndoshta do të lindë një model interesant. (Interneti mund të shërbejë për të gjetur ditët e javës në të cilën kanë lindur fëmijët)

Sigurisht, do të ishte shumë interesante nëse disa fëmijë do të mund të përgjigjeshin në pyetjen e fundit, dmethënë, të japin arsyet e prindërve të tyre për vënien e emrave të tyre. Për të shpjeguar kuptimin e emrave, mësuesi mund të përdorë një fjalor, internetin (një punë e veçantë mund të ishte gjetja e emrave evropianë)
Në vijim,  fëmijët marrin detyrën në mënyrë individuale për të krijuar një poster për veten e tyre dhe për të përfshirë në të të gjithë informacionin që lidhet me veten e tyre. Në varësi nga aftësitë e të shkruarit, mësuesit  mund t’i nevojitet të ndihmojë disa prej nxënësve.

Nëse është e mundur, fëmijët duhet të vizatojnë një foto të vetes së tyre, në madhësi natyrale. Kjo mund të bëhet në këtë mënyrë: një fëmijë shtrihet poshtë mbi një fletë letre të shtruar në dysheme, duke zgjedhur një pozicion të caktuar, për shembull, duke vrapuar ose duke qëndruar me krahë të hapura. Një tjetër fëmijë skicon figurën. Modeli që del pritet dhe ngjyroset me bojëra uji ose bojëra posteri. Mund të priten balona thëniesh dhe të ngjiten  te figura për të treguar fëmijët që prezantojnë veten: “Emri im është…” ose, në figurë, mund të ngjitet një  fletë letre me të dhënat përsonale.

Fëmijët shpenzojnë mësimin e katërt duke kompletuar këto postera.
Në fund,  posterat ose figurat paraqiten para klasës dhe nxënësit  diskutojnë se si do t’i paraqesin posterat në ndërtesën e shkollës. Mësuesi i ndihmon në marrjen e vendimit.

Burimet: Fletë pune për nxënësit

Emri im ka historinë e vet – Çfarë do të përpiqem të zbuloj

Kur kam lindur unë?

Në çfarë kohe?

 

Cila ditë e javës ishte?

Si ishte moti?

Ku kam lindur unë?

Kush ishte i pranishëm kur kam lindur?

Sa i madh dhe sa i rëndë isha?

Pse më vunë këtë emër të veçantë?

Çfarë kuptimi ka emri im?

Ku mund të gjendet emri im, çfarë kuptimi ka emri im në gjuhë të tjera?