1. Hyrje

Living Democracy » Textbooks » 1. Hyrje

Çfarë është e vërtetë për gjithë të mësuarit dhe mësimdhënien në kuadër të EQD/EDNJ? Si dhe pse duhet të vlerësohen nxënësit? A është vlerësimi i drejtë? A mbështet vlerësimi  të mësuarit dhe  procesin e të mësuarit? EQD/EDNJ këto pyetje duhet të trajtohen në detaje dhe për qëllime të ndryshme. Cilat kompetenca mund të vlerësohen? Cilat janë dijet thelbësore?   A është më e rëndësishme të mësojmë  përmendësh nenet e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut apo  për ndërtimin e sistemit të drejtësisë në vend?  Ne nuk mund japim ende një përgjigje  përfundimtare për këto çështje që janë objekt edhe i një diskutimi ndërkombëtar.

Çdo lloj të mësuari duhet të vlerësohet në bazë të suksesit të vet dhe ne do të dëshironim ta diskutonim këtë aspekt me kujdes. Një nga zgjidhjet për këtë pyetje është se cilën formëvlerësimit do të zgjedhim! Nëse mësuesit dhe nxënësit e bëjnë vlerësimin e arritjeve gjatë dhe jo pas përfundimit të procesit të të mësuarit (vlerësimit formues), vlerësimi do të funksionojë si një lehtësues i të nxënit dhe do të çojë në arritje më të mira. Ne duam të kontribuojmë për një kuptim më të gjerë të të mësuarit,  duke paraqitur qasje të ndryshme dhe jo paragjykuese.  Nuk është çështja nëse do të kemi vlerësim ose jo, por se cila do të jetë forma e vlerësimit në secilin moment të kohës dhe se cilat janë objektivat specifike të këtij vlerësimi. Prandaj, ne drejtojmë pyetje të tilla si ato për zgjedhjen e duhur të metodës së të nxënit: nuk është e rëndësishme çështja e metodës së drejtë, por cila do të përdoret dhe kur.

EQD/EDNJ, siç e kemi  përmendur shpesh herë, nuk ka të bëjë thjesht vetëm me  një lëndë . Ato janë shumë më tepër. Ato janë koncepte, që në bashkëveprim,   përcaktojnë atmosferën e mësimdhënies dhe të mësuarit. Kur vlerësojmë arritjet e   nxënësve EQD/EDNJ ne nuk kufizohemi vetëm në njohuritë e fituara, kompetencat e trajnuara dhe dijen brenda një pjese të lëndës që po testohet. Vlerësimi përfshin   edhe veçori dinamike të tilla, si: qëndrimet, njohuritë, aftësitë ndërkurrikulare, si fleksibiliteti, komunikimi, aftësitë e ndërveprimit, argumentimit etj. Për këtë arsye, vlerësimi zhvillohet në dimensione të ndryshme. Kjo është e vlefshme për të gjitha lëndët. Ka edhe elemente të caktuara të EQD/EDNJ të cilat në nuk jemi në gjendje ose nuk dëshirojmë t’i vlerësojmë, si vlerat dhe qëndrimet,  pavarësisht se ato  mund t’i  gjykojmë si pjesë të kompetencave që dëshirojmë t’i kalojmë te nxënësit.