Prospektet për nxënës 5.2: Lista e të drejtave të njeriut

Living Democracy » Textbooks » Prospektet për nxënës 5.2: Lista e të drejtave të njeriut

Kjo është një listë e të drejtave të njeriut e përfshirë në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut (DUDNJ), në Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike (KNDCP), në Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, në Konventën Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe në Kartën e korrigjuar (rishikuar) Evropiane Sociale (KES).

  1. E drejta për jetë.
  2. Liria nga tortura.
  3. Liria nga skllavërimi.
  4. E drejta për liri dhe siguri.
  5. E drejta për gjykim të drejtë.
  6. E drejta për mjet efektiv nëse shkelet një e drejtë e njeriut.
  7. Liria nga diskriminimi; e drejta për barazi.
  8. E drejta për t’u pranuar si person; e drejta për nënshtetësi.
  9. E drejta për privatësi dhe jetë familjare.
  10. E drejta për t’u martuar.
  11. E drejta për posedim të pronës.
  12. E drejta për lëvizjen e personave.
  13. E drejta për azil.
  14. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe religjionit.
  15. Liria e shprehjes.
  16. Liria e mbledhjes dhe asociimit (shoqërorizimit).
  17. E drejta për ushqim, pije dhe strehim.
  18. E drejta për kujdes shëndetësor.
  19. E drejta për edukim.
  20. E drejta për punësim.
  21. E drejta për pushim dhe kohë të lirë.
  22. E drejta për mbrojtje shoqërore.
  23. E drejta për pjesëmarrje politike.
  24. E drejta për të marrë pjesë në jetën kulturore.
  25. Ndalimi i shkatërrimit të të drejtave të njeriut.
  26. E drejta për rend shoqëror që njeh të drejtat e njeriut.
  27. Përgjegjësitë dhe detyrat e individit.