KAPITULLI 1: Identiteti – Unë në komunitetin time

Living Democracy » Textbooks » KAPITULLI 1: Identiteti – Unë në komunitetin time

V2_P15_ALB

Kapitulli 1: Koncepti kryesor – “Identiteti” (për arsimin fillor)

Informacion  në ndihmë të mësuesit: si ndikojnë perceptimet e vetë nxënësve për veten në identitetin dhe  pjesëmarrjen e tyre në grupe dhe si e shohin ata shoqërinë?

“Identiteti”, në një kontekst psikologjik, ka të bëjë me imazhin e vet (modeli i tij mendor), vetëvlerësimi dhe individualiteti. Identiteti gjinor është një pjesë e rëndësishme e konceptit të identitetit. Kjo dikton në një shkallë domethënëse se si një individ e sheh vetveten, si person dhe në lidhje me të tjerët dhe, për këtë arsye, dikton edhe potencialin që ai mund të sjellë në një grup.

“Identiteti” në kontekstin sociologjik fokusohet në konceptin e sjelljes në role. Në këtë drejtim, individi zbulon identitetin e tij (ose të saj) me anë të mësimit të roleve sociale dhe përvojave vetjake në këto role.

Megjithatë, “identiteti” është përdorur zakonisht për të përshkruar identitetin personal – të gjitha gjërat që e bëjnë një person unik, të veçantë. Ndërkohë, sociologët shpesh e përdorin termin për të përshkruar identitetin social ose gjithë anëtarësinë e një grupi që përcakton individin.

Duket qartë se identiteti është shumë i rëndësishëm në fusha të ndryshme. Në kuadrin e  EQD dhe EDNJ, identiteti ka një karakter specifik: nëse njerëzit e kanë sqaruar pozicionin e tyre ata janë të aftë të përkrahin njëri-tjetrin si individë dhe në grup. Ky është një proces i përjetshëm dhe vazhdimisht në ndryshim. Sqarimi i identitetit ose zbulimi i identitetit të dikujt duhet kësisoj të mbështetet që në moshë të  hershme. Kjo nuk duhet të bëhet me mjete didaktike,  por duke u dhënë individëve mundësinë që të gjejnë veten, me të gjitha përparësitë dhe dizavantazhet që përfshihen në të. Një shtet i hapur dhe demokratik mund të funksionojë vetëm nëse individët mund të mbrojnë të tjerët, pa humbur veten e tyre në këtë proces.

Qëllimi i edukimit për qytetari demokratike është në mbështetjen e zhvillimit të kompetencave në tri fusha. Ky krye ka profilin e mëposhtëm të kompetencës:

Kompetenca në …
Analizë dhe gjykimin politik … përdorimin e metodave … vendimmarrjen dhe veprimin politik
** *** *
Mjetet mbështetëse
Në këtë kapitull do të përdoren mjetet e mëposhtme nga ato që përdorin nxënësit. Mësimdhënësi duhet të vendosë nëse disa ose të gjithë nxënësit duhet të bëjnë përgatitje shtesë që të jenë në gjendje për të punuar me këto mjete.
0 Hulumtim në biblioteka
0 Hulumtim në internet
0 Kryerja e intervistave dhe sondazheve
X Interpretimi i imazheve
0 Harta mendore
0 Krijimi i afisheve
X Organizimi i ekspozitave
X Planifikimi dhe paraqitja e prezantimeve
0 Përgatitja e sliderave me projektor ose një prezantim në PowerPoint
0 Shkrim artikujsh gazetash
0 Organizim shfaqjesh
0 Organizim debatesh

 

Kreu 1: Identiteti

Unë në komunitetin tim
Si ndikon perceptimi për veten në identitetin e nxënësve, në pjesëmarrjen e tyre në grup dhe këndvështrimin e tyre për shoqërinë?

Titulli i mësimit Objektivat e mësimit Detyrat e nxënësve Burimet Metodat

Mësimi 1:

Kjo është ajo që më pëlqen

Nxënësit zbulojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre dhe të tjerëve. Ata bëhen të vetëdijshëm për efektet e stereotipave gjinore. Nxënësit shkruajnë preferencat dhe sjelljet e tyre të ndarë në katër kategori. Ata shkëmbejnë përgjigjet me njëri tjetrin dhe reflektojnë rreth tyre. Letër dhe stilolapsa, kopjet e shtypura të materialit të shtypur (“Më pëlqen dhe nuk më pëlqen” tabelë). Punë individuale dhe formimi i grupeve.

Mësimi 2:

Simbolet e mia personale (stema e simboleve I)

Nxënësit nxisin vetë-respektin, duke njohur dhe vlerësuar aspektet e tyre pozitive. Nxënësit krijojnë simbolet e tyre personale të cilat do të jenë stema e emblemës së grupit. Ata i drejtojnë pyetje vetes në lidhje me perceptimin për veten dhe përdorin pikat e forta të identitetit si në mësimin 1. Nxënësit formojnë grupe si një parakusht për mësimin 3. Tabelat nga mësimi i mëparshëm, kopjet e shtypura të stemës (dy për nxënës), lapsa me ngjyrë, gërshërë. Individual work, forming of groups.

Mësimi 3:

Kjo është stema jonë e simboleve (stema e simboleve II)

Nxënësit bëhen të vetëdijshëm për potencialin e fuqisë së tyre individuale që ata sjellin në grup. Ata bien dakord për një emër dhe moton e grupit. Në grupe me nga katër vetë, nxënësit shpjegojnë simbolet e tyre personale për anëtarët e tjerë të grupit. Ata krijojnë një stemë të përbashkët dhe bien dakord për një emër, një moto dhe një simbol të përbashkët për ta. Nxënësit paraqesin emblemat e tyre në klasë. Kopje të stemës nga mësimi i mëparshëm, lapsa me ngjyrë, ngjitës.

Punë në grup (të katër në këmbë) dhe një prezantim në grup.

 

Mësimi 4:

Individët dhe grupet

Nëpërmjet diskutimit, nxënësit kuptojnë se forcat e tyre individuale kanë potencial brenda një grupi. Ata kuptojnë
konceptet e veprimit në grup dhe ndarjen e punëve. Ata mund të bëjnë identifikimin e grupeve në shoqëri ku pikat e forta duhet të kombinohen që të jenë të suksesshme.
.
Nxënësit flasin për pikat e tyre të forta dhe lidhin ato me përvoja të tjera në situatat jashtë shkolle.  Në një nga seancat e përbashkëta, ata identifikojnë situata ku aftësitë e ndryshme janë të nevojshme për suksesin e grupit. Dërrasë e zezë ose tabelë. Diskutimi plenar.