Mësimi 3: Një listë me ide

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 3: Një listë me ide

Cilat nga zgjidhjet preferon shumica?

Objektivat e mësimit Nxënësit mësojnë si të formulojnë argumentet në një debat. Ata praktikojnë mbështetjen pro dhe kundër në diskutimet e tyre dhe kuptojnë funksionimin e shumicës.
Detyrat e nxënësve Nxënësit paraqesin propozimet e tyre për zgjidhjen dhe vendosjen e një liste rregullash të përbashkëta në klasë.
Burimet Tabelë, lapsa.
Metodat Diskutim plenar.

Përshkrimi i mësimit

Nxënësit marrin posterat që kanë krijuar në mësimin 2 dhe i paraqesin para klasës.
Ata   tregojnë se cilat zgjidhje, për të dy problemet ose konfliktet, i gjykojnë si më të përshtatshme dhe  japin edhe arsyet përse.

Pas çdo prezantimi, studentët varin posterat e tyre në mur.

Në një klasë me 25 nxënës, afërsisht gjashtë grupe paraqesin zgjidhjet e tyre. Kjo do të thotë që do  të trajtohen 12 probleme ose konflikte. Pasi të gjitha grupet të kenë paraqitur idetë e tyre, nxënësit duhet të votojnë për zgjidhje të ndryshme.

Çdo zgjidhjeje i caktohet një numër, nga një deri në pesë (duke supozuar se jo më shumë se pesë zgjidhje janë gjetur për çdo problem ose konflikt). Për të votuar, nxënësve u janë dhënë skedat me numra nga një deri në pesë. Për çdo problem ose konflikt, nxënësit mund të votojnë, duke mbajtur skedën me numrin e zgjedhur të ngritur lart. Mësuesi numëron votat për çdo numër dhe shënon zgjidhjen fituese.

Pasi vlerësojnë të gjitha zgjidhjet për problemet ose konfliktet, nxënësit reflektojnë së bashku rreth rezultateve si dhe për faktin se zgjidhja u vendos nga shumica.