Kapitulli 1 (Arsimi fillor, klasa I) Unë kam një emër – Ne kemi një shkollë

Living Democracy » Textbooks » Kapitulli 1 (Arsimi fillor, klasa I) Unë kam një emër – Ne kemi një shkollë

A  Planifikimi

 

  Pyetje kyç/tema mësimore Detyra kryesore Burimet

Mësimi 1

Fëmijët mësojnë emrat e njëri-tjetrit

Fëmijët u prezantojnë të tjerëve emrat e tyre.

Fletë letre me ngjyra

 

Mësimi 2 dhe 3

Sa të ndryshëm janë fëmijët në klasën tonë?

Fëmijët bëjnë lule për veten e tyre me fotot e tyre në mes. Me këto krijohet një tufë lulesh.

Fletë letre me ngjyra, një foto e çdo fëmije, dhe një fletë e madhe letre për tabelën.

Mësimi 4

Çfarë dimë ne për njëri-tjetrin?

Reflektim në një raund plenar

Posteri i përfunduar

 

B  Informacion dhe objektivat mësimore

Fëmijët bëhen të vetëdijshëm për larminë e madhe të emrave në klasën e tyre. Ata vlerësojnë se secili prej tyre ka një emër të veçantë që i dallon nga njëri-tjetri; ata kuptojnë se emri i tyre nuk mund të hiqet nga ta dhe i takon atyre si një ngjyrë.

V5_P7

Fëmijët kuptojnë se emra të ndryshëm qëndrojnë për personalitete të ndryshme dhe të gjithë së bashku, si një tufë lulesh e pasur dhe shumëngjyrëshe, formojnë një klasë. Si variacion ju mund të punoni me pikat e shiut ose vagonët e trenit, copat e një formuesi shprehjeje ose figure etj. Ajo çfarë duhet të bëhet gjithmonë e qartë është se: së bashku ne jemi më shumë se shumë të njëllojtë. Ne bëhemi një tufë lulesh, një re ose një liqen, një tren, një melodi, një formues misterioz dhe kështu me radhë.

Fëmijët kuptojnë se klasa formon një komunitet të mësuari.

Fëmijët kuptojnë dhe vlerësojnë se shkolla është për t’i mbështetur ata , tani dhe në të ardhmen, si më vete edhe së bashku me të tjerët,  për të mësuar më shumë e dhe në zhvillimin e njohurive dhe aftësive të tyre.

Ata zbulojnë se shkolla nuk është vetëm një detyrë, por është krijuar edhe për shkak se fëmijët kanë të drejtë të shkojnë në shkollë dhe të arsimohen, dhe se prindërit, mësuesit dhe shteti garantojnë këtë të drejtë.

C  Pyetjet kryesore për reflektim për kapitullin 1

Përjetimi i të drejtave të fëmijëve

Njohja e të drejtave të fëmijëve

Zbatimi i të drejtave të fëmijëve

Mësuesi

Si janë thjeshtuar parimet e të drejtave të fëmijëve në shkollë dhe në klasë?

Çfarë dinë fëmijët për të drejtat e fëmijëve?

Të mësojnë si të ndërmarrin veprime jashtë shkollës: çfarë kanë mësuar nxënësit për jetën e tyre në të ardhmen?

Shkolla është pjesë e jetës sonë; klasa është një mikro-komunitet në të drejtën e vet. Një simbol i fuqishëm për këtë është tufa e luleve. Nenet e përmendura në të djathtë mund të shprehen nga fëmijët në këto mësime.

Neni 7, 28 (shih shtojcën: Konventa për të Drejtat e Fëmijës e KB).

 

Fëmijët marrin pjesë në vendimin se ku do të vendoset buqeta me lule.

Nxënësit

Si i përjetova të drejtat e fëmijëve në klasë?

Çfarë unë kam mësuar për të drejtat e fëmijëve?

Cilat janë veprimet që jam në gjëndje të ndërmarr tani?

Secili prej nesh është unik.

Çdo fëmijë është i mirëpritur në klasë.

Do të ishte për të ardhur keq nëse njëri prej nesh do të mungonte nga klasa jonë.

Ne të gjithë kemi të drejta të njëjta

 

Ne kemi të drejta të veçanta si fëmijë: Ne kemi një emër që askush nuk mund të na e heqë nga ne (neni7).

Ne kemi të drejtë të shkojmë në shkollë dhe të mësojmë se si të lexojmë dhe të  shkruajmë.

Pa shkollë askush nuk do të mund të gjejë një punë si i rritur.

Unë e di tani se ndihem më mirë si anëtar i një klase që është një grup i mirë.

Unë do të përpiqem për të mbështetur fëmijët e tjerë në klasë që ata të ndihen po aq mirë sa unë.

D   Procedura

Mësimi 1

Fëmijët ulen në formë rrethi. Në mes të rrethit, në dysheme,  vendosen zemra prej letre me ngjyra të ndryshme. Çdo zemër mban emrin e një fëmije dhe ka një spango të lidhur me të. Është edhe  një zemër që mban  emrin e mësuesit mbi të, e vendosur në mes të rrethit.

Mësuesi i nxit fëmijët të marrin pjesë në një bashkëbisedim:

  • A i dimë të gjithë emrat? Prezantohuni!
  • Çdo fëmijë merr një zemër me emrin e një fëmije tjetër në të. Çfarë më pëlqen në lidhje me këtë fëmijë? Çfarë aktiviteti kam bërë unë deri tani me të? Pse do të më mungonte mua, nëse ai, nuk do të ishte aty?
  • Pyetje të tjera që mund të përfshihen këtu janë: Çfarë mund të thotë një person tjetër për atë fëmijë, për shembull, një mësues, një anëtar i familjes, mashkull apo femër, vetë fëmija për vetveten, një mik, dikush tjetër në dhomë, në shkollë ose komunitet?

Pasi  të gjithë fëmijët të shprehin idetë për fëmijët e pikturuar në zemrën e zgjedhur, ata ia dhurojnë atë fëmijës së pikturuar.

Çdo fëmijë e  vendos  zemrën e tij në gjoks dhe e mban atë  si shenjë identifikimi gjatë mësimit. (Kjo mund të mbahet edhe  gjatë mësimeve në vijim, deri sa të gjithë fëmijët të njohin mirë njëri-tjetrin).

Mësuesi drejton diskutimet përmbyllëse me  pyetjet: “Përse kam marrë ngjyra të ndryshme dhe nuk kam përdorur vetëm një?”

Mësuesi u kërkon fëmijëve të sjellin një fotografi portret në mësimin tjetër. (Mësuesi mund t’u bëjë nxënësve foto dhe t’i printojë ato p[ër mësimin e ardhshëm)

Mësimi 2 dhe 3

Mësuesi, duke paraqitur mësimin e dytë,  u  shpjegon nxënësve se: Çdo fëmijë në këtë botë është i ndryshëm. Çdo fëmijë është unik nga ngjyra, karakteri, personaliteti dhe emri i tij!

Fëmijët kanë edhe të drejta, që quhen “Të drejtat e fëmijës”, të cilat  janë pranuar pothuajse në çdo vend të votës. Këto të drejta përfshijnë për shembull:

  • e drejta për të pasur një emër (neni 7 mund të lexohet me zë të lartë ose mund të përdoret një version i thjeshtuar  i tij);
  • e drejta për të pasur arsimim shkollor (neni 28).

Vetëm dikush që ka një emër mund të thërritet nga të tjerët. Pra, është e rëndësishme t’i dimë  emrat!

Mësuesi e fton klasën në një diskutim për pikat e trajtuara deri tani dhe kërkon nga nxënësit të bëjnë pyetje ose të shprehin mendimin e tyre. Si përfundim: Të gjithë ne, me të gjitha cilësitë dhe llojet e ndryshme të karakterit, me gjithë ngjyrat tona, përbëjmë këtë klasë.

Ne bëjmë një fotografi të klasës sonë. Ajo nuk është e përbërë nga zemrat, por nga lulet e mbledhura dhe të vendosura në një vazo. Vazoja përfaqëson shkollën, ndërtesa  e shkollës përfaqëson klasën tonë. Dhe të gjithë ne jemi lulet në vazo.

Mësuesi shpjegon fazat e aktivitetit:

  • Fëmijë bëjnë lulet e tyre.
  • Ata ngjyrosin petalet dhe ngjitin një foto të vetën në mes të lules.
  • Lulet janë vendosur së bashku për të formuar një tufë.
  • Tufa është e mbërthyer në një poster.
  • Në këtë mënyrë, ne kemi bërë një fotografi të klasës sonë me ngjyra.

Fëmijët mendojnë edhe një herë dhe përpiqen të interpretojnë pamjen e luleve në vazo. Mësuesi mbledh mendimet dhe idetë e tyre të larmishme. Fëmijët mund të zhvillojnë idetë e tyre lirshëm, duke iu referuar ndoshta pyetjeve të tilla si këto në vijim:

  • Çfarë nënkuptojnë lulet?
  • Çfarë nënkupton vazoja?
  • Pse është e rëndësishme që të kemi një emër?

Në varësi të kohës dhe materialeve që janë në dispozicion, ky aktivitet mund të përshtatet në mënyra të ndryshme, për shembull:

  • Nxënësit mund të vizatojnë, të presin dhe të zbukurojnë vetë lulet e tyre ose atyre u jepen për të prerë lulet dhe për t’i zbukuruar.
  • Mësuesi përgatit  qendrën e lules, nxënësit krijojnë petale.
  • Fotot priten për t’u përshtatur në qendrën e lules.

Fëmijët që kanë mbaruar punën e tyre më shpejt, vizatojnë lule të tjera më të vogla pa foto.

Në fund,  në një nga muret e klasës vendoset një afishe me titull “buqeta e klasës” .  Vazoja tregon një version të shkurtër të të drejtave të fëmijëve të trajtuara  nga fotot (Neni 7 dhe 28).
Mësimi 4

Vendosja:

  • Posteri është fiksuar në dërrasën e zezë ose në mur.
  • Nxënësit ulen në një gjysmë-rrethi të madh; në një klasë të madhe dy gjysmë-rrathë mund të jenë të nevojshëm. Të gjithë nxënësit duhet të kenë një pamje të mirë të fotos.

Nxënësit mendojnë për pyetjet e mëposhtme:

  • Çfarë më pëlqeu mua gjatë këtij aktiviteti?
  • Çfarë kam mësuar?
  • Çfarë di unë në lidhje me fëmijët e tjerë?
  • Çfarë mësova për mësuesin?

Mësuesi udhëzon nxënësit që të ndajnë komentet dhe reagimet e tyre me njëri-tjetrin.

Përpara se të përfundojë, mësuesi u jep nxënësve më shumë i nformacion për Konventën e të Drejtave të Fëmijës. Ai u referohet, në veçanti, dy të drejtave të treguara në vazo dhe informon fëmijët për Ditën Universale të Fëmijëve (20 nëntor).

Në përfundim, ai   diskuton me klasën nëse posteri duhet të ekspozohet në korridorin e shkollës apo në hollin e hyrjes. Klasa diskuton qëndrimet pro dhe kundër. Ku duhet të varet posteri në mënyrë që të gjithë vizitorët të mund ta shohin? Çfarë do të bëjmë ne kur të na bashkohen fëmijë të rinj në klasën tonë?