2 – Fletë pune 10: Mësimdhënia në bashkëpunim dhe vlerësimi i kolegëve

Living Democracy » Textbooks » 2 – Fletë pune 10: Mësimdhënia në bashkëpunim dhe vlerësimi i kolegëve

Pa dyshim, planifikimi i mësimeve në bashkëpunim për orët e EQD/EDNJ, së bashku me një mësues tjetër koleg mund të jetë një instrument i dobishëm për informacion të ndërsjellë dhe koordinim, si dhe për zhvillimin e orës së mësimit duke përfshirë vlerësimin e efektivitetit të proceseve të tilla.38 Planifikimi i përbashkët mund të kufizohet vetëm në përgatitjen e thjeshtë të një mësimi (si është bërë në shumicën e vendeve) ose në mësimdhënien e përbashkët të mësimit (së bashku, përmes mësimdhënies në ekip). Masat fillestare të bashkëpunimit për planifikimin dhe mësimdhënien kanë ende një përparësi të vogël në institucionet e trajnimit të mësuesve në shumë vende evropiane. Kultura e lënies së dyerve të hapura për njëri-tjetrin është një proces që kërkon  kohë të gjatë për t’u zhvilluar.

Mbetet një fenomen interesant që një numër mësuesish janë në mëdyshje për të punuar ngushtësisht  me një koleg tjetër.39 A mos ndodh kështu, sepse mungojnë modelet e praktikës së mirë? A mos kjo ndodh për shkak se mësuesit kanë frikë se do të duhet të shpenzojnë edhe më shumë kohë në shkollë? Apo  mësuesit kanë frikë nga mundësia e vlerësimit nga kolegët?

Si një formë e planifikimit të mësimdhënies në bashkëpunim, për të kursyer kohën e çmuar, shërbejnë grupet kolegjiale dhe uljet e përbashkëta për EQD/EDNJ.  Sugjerimet e mëposhtme mund të shërbejnë si udhëzues:40

Madhësia e grupit: Tre mësuesit vizitojnë njëri-tjetrin dy herë çdo mes viti (secili pret dy vizita dhe kryen katër vizita – ata gjithmonë shkojnë në dyshe).
Organizimi: Tre mësuesit planifikojnë vizitat së bashku sipas planifikimit aktual në mënyrë të decentralizuar.
Aktualiteti i lëndës: Mësuesit ndjekin mësimet e njëri-tjetrit në EQD/EDNJ. Cilat janë temat e tyre kryesore (ose lëndën që kanë dhënë më parë) e cilat nuk janë aktuale.
Ngritja e grupit: Bashkimi në grup mund të ndodhë për shkak të simpatisë. Kjo siguron një nivel minimal të besimit.
Detyra e drejtuesit: Roli i drejtorit është që të mbajë shënimet e numrit minimal të vizitave mes tyre. Drejtori nuk duhet të përfshihet në pyetjet rreth përmbajtjes së çështjeve të mësimdhënies.
Fokusi tematik: Pyetjet që mund të jenë pikat e fokusit të këtyre takimeve mes kolegëve mund të lindin nga interesa ose marrëdhënie të ndryshme: a) një mësues dëshiron të marrë reagime për një pyetje të caktuar, b) një metodë/aktivitet i ri që është vendosur ose prezantuar duhet të vlerësohet tani ose c) duhet të vlerësohen parimet pedagogjike (për shembull, të formuluar në programin ose në profilin e shkollës).

Ka disa arsye për të shtuar elementin e mendimeve të bashkëmoshatarëve, të vëzhgimit dhe analizave të orës së përbashkët të planifikimit  të mësimdhënies. Vëzhgimi i kolegëve gjatë mësimdhënies së EQD/EDNJ do të jetë vlerë shtesë pozitive për të fituar më shumë njohuri për mësimdhënien e lëndës. Ajo shërben jo vetëm si një instrument diagnostifikues, por edhe si një instrument për përmirësimin e stileve dhe metodave të mësimdhënies.

Arsyet për këtë janë në vijim:41

  • Të mësuarit si të japësh mësim është më efikas në një orë reale, sesa në një reflektim të përbashkët ose në një situate hipotetike.
  • Kur shqyrtohet një orë mësimore, shumë prej detajeve që e pëbëjnë atë nuk mund të  shpjegohen lehtë  si: rutinat e veprimit, gjuha trupore, mimika, sjelljet e komunikimit etj.
  • Ndryshimi i këndvështrimit dhe vendosja e një distance të caktuar gjatë vëzhgimit të një orë mësimi  na ndihmon të vlerësojmë edhe cilësinë e mësimdhënies sonë.
  • Vëzhgimi i një ore mësimi na shkarkon nga ndërmarrja e veprimeve. Ai krijon mundësi për të identifikuar më shumë detaje dhe për të fituar më shumë hapësirë për reflektim.
  • Ekziston mundësia që të merren një numër sugjerimesh për çdo mësim të vëzhguar, që vlejnë për mësimdhënien tënde. Ndryshimet e personaliteteve dhe të stileve të mësimdhënies mund të jenë një burim interesant për shtysa pozitive,  të cilat një mësues nuk mund t’i marrë në hapat e para të punës së tij si mësues.
  • Ndjekja e orëve dhe të gjithë elementëve të planifikimit dhe të reflektimit përfshijnë diskutimin e çështjeve didaktike dhe metodike dhe janë pjesë e zhvillimit të shkollës, e cila si pikë fillestare ka pikërisht nivelin e mësuesit.

38. Helmke A. (2003), “Unterrichtsevaluation: Verfahren und Instrumente”, Schulmanagement, 1, 8-11.
39. Po aty.
40. Klippert H. (2000), Pädagogische Schulentwicklung. Planungs- und Arbeitshilfen zur Förderung einer neuen Lernkultur, Beltz, Weinheim.
41. Leuders T. (2001), Qualität im Mathematikunterricht der Sekundarstufe I und II, Cornelsen, Berlin.