Fleta e punës për nxënësit 5.1: Përgatitjet për konferencën për një kuadër rregullash

Living Democracy » Textbooks » Fleta e punës për nxënësit 5.1: Përgatitjet për konferencën për një kuadër rregullash

Orari

Afati kohor Agjenda Materialet dhe burimet
Mësimi 1 Formimi i grupeve të punës.
Secili grup përfshin një anëtar nga çdo fshat peshkimi.
Fletët e punës 5.1, 5.2.
Mësimi1
Mësimi 2
Grupet hartojnë një kuadër të rregullave.
Grupet përgatisin prezantimet e tyre.
Anëtarët e komunitetit miratojnë rregullat e procedurës dhe votimit për konferencën.
Fletët e punës  5.2, 5.4.
Tabelë dhe lapustila.
Mësimi 3 Takim Plenar:
Grupet paraqesin projektet e tyre.
Anëtarët e komunitetit krahasojnë dhe gjykojnë draft kuadrin e rregullave.
Anëtarët e komunitetit diskutojnë për kuadrin që duhet të miratojnë.
Fletët e punës 5.3.
Mësimi 4
Konferenca
Konferenca:
Anëtarët e komunitetit mbajnë fjalim të shkurtër promovues për modelin e zgjedhur prej tyre.
Ata miratojnë një kuadër rregullash me shumicë votash.
Ata nënshkruajnë dokumentin kornizë origjinal.Reflektim
Nxënësit reflektojnë për përvojat e tyre.
Fletët e punës 5.4.
Fletë A4 e bardhë, stilolapsa, lapustila.

Pse duhet të luani lojën e vendimmarrjes?

Metoda e zbatuar në orarin e mësipërm është një lojë vendimmarrjeje. Arsyeja për zgjedhjen e kësaj metode është në vijim.

Loja punon si një model. Ajo paraqet aspekte të rëndësishme të realitetit. Ajo i tregon ato qartë, por duke lënë jashtë shumë detaje të tjera. Të gjitha vendet kanë një lloj kornize bazë, një kushtetutë që paraqet rregullat për marrjen e vendimeve dhe zgjidhjen e konflikteve. Pa një kuadër të tillë, anëtarët e një komuniteti nuk do të kenë mbështetje për zgjidhjen e konflikteve të tyre dhe për rrjedhojë mund t’i drejtohen dhunës.

Kur merrni pjesë në demokraci, ju ushtroni të drejtat që jua ka dhënë kushtetuta e vendit tuaj. Mënyra më e mirë për të kuptuar si vepron kuadri i rregullave dhe ligjeve në vendin tuaj, është të krijosh vetë një kuadër të tillë. Kjo lojë vendimmarrjeje ju vendos në këtë situatë.