4. Të drejtat e fëmijëve të ilustruara (Kartat e të drejtave të fëmijëve)

Living Democracy » Textbooks » 4. Të drejtat e fëmijëve të ilustruara (Kartat e të drejtave të fëmijëve)

Në fillim, të drejtat e fëmijës u trajtuan si një instrument juridik. Megithatë, në kontekstin e shkollës, është e qartë që çdo nen duhet të kuptohet dhe të intepretohet nga pikëpamja e grupit të synuar. Kartat e të drejtave të fëmijës ndihmojnë në arritjen e qëllimit, që është zhvillimi i kuptimit dhe i zbatimit të  këtyre të drejtave. Këto karta mund të përdoren në mënyra të ndryshme:

  • Ilustrimet dhe tekstet mund të priten së bashku, të palosen dhe të ngjiten për të prodhuar karta me dy anë të plotësuara. Nxënësit mund t’i përdorin ato për të testuar veten ose njeri-tjetrin.
  • Ilustrimet dhe tekstet mund të priten për të krijuar karta kujtese. Në këtë mënyrë, nxënësit mund të mësojnë të drejtat e fëmijëve përmes lojës.
  • Ilustrimet dhe tekstet mund të priten dhe të renditen sipas kritereve të ndryshme:
    • Ato mund të grupohen në katër kategori (pjesëmarrja: e drejta për të marrë pjesë, përmbushja e potencialit tonë: e drejta për zhvillim personal; mirëqenia: e drejta për mbijetesë; mbrojtja nga lëndimet: e drejta për mbrojtje).
    • Ato mund të grupohen në kategoritë e vlerave personale: Çfarë është e rëndësishme në jetë? Cilat çështje janë të rëndësishme për vendin tim, komunitetin tim dhe shkollën time?
    • Ilustrimet dhe pjesët e tjera të prera nga revistat dhe artikujt e gazetave  mund të mblidhen  për të ilustruar tema të ngjashme.
    • Nxënësit mund të frymëzohen  nga këto ilustrime dhe të ilustrojnë vetë të drejtat e fëmijëve.
  • Ilustrimet mund të zgjerohen dhe të ngjyrosen nga nxënësit (dhe,  më pas, mund të vihen në kornizë). Ato mund të përdoren për të zbukuruar klasën dhe korridoret e shkollës.
  • Ilustrimet mund të plotësohen me përshkrime të shkurtëra të përvojave personale dhe, më pas, të kthehen në broshura.

V5_P87ART1

Neni 1

Përkufizimi i fëmijës

Fëmija është personi nën moshën 18 vjeç

 

V5_P87ART2

Neni 2

Mosdiskriminimi

Asnjë fëmijë nuk duhet të diskriminohet për shkak të ngjyrës së lëkurës, gjinisë, gjuhës, fesë, opinionit, vendit të origjinës, varfërisë ose pasurisë, paaftësisë ose përkatësisë në një pakicë etnike.

V5_P87ART3

Neni 3

Mirëqënia e fëmijës është  e rëndësishme

Në të gjitha ligjet dhe vendimet juridike, mirëqënia e fëmijës është parësore.

 

V5_P87ART4

Neni 4

Zbatimi i të drejtave

Çdo shtet duhet të sigurojë, në maksimumin e mundësive të tij, zbatimin e të drejtave të fëmijës.

 

V5_P88ART5

Neni 5

Respekti për të drejtat prindërore

Çdo shtet është përgjegjës për të siguruar që detyrimet, të drejtat dhe përgjegjësitë e prindërve të përmbushen në mënyrë të tillë që fëmijët të jenë të lirëtë ushtrojnë të drejtat e tyre. (Qeveritë duhet të respektojnë të drejtat dhe detyrimet e prindërve, anëtarëve të fëmiljes ose kujdestarëve ligjorë duke informuar dhe këshilluar fëmijët për të drejtat e tyre).

V5_P88ART6

Neni 6

Mbijetesa dhe zhvillimi i fëmjës

Çdo fëmijë ka të drejtë për të jetuar dhe mbijetuar. Shteti duhet të garantojë  zhvillimin fëmijës dhe të rinjve.

V5_P88ART7

Neni 7

Emri dhe nënshtetësia

Çdo fëmijë, që nga lindja, ka të drejtën për një emër, për një nënshtetësi dhe për përkujdesje nga prindërit e tij.

V5_P88ART8

Neni 8

Mbrojtja e identitetit

Çdo fëmijë ka të drejtë të mbajë ose të rrimarë emrin e tij, nënshtetësinë dhe marrëdhëniet famijlare.

V5_P89ART9

Neni 9

Ndarja e prindërve

Çdo fëmijë ka të drejtën për të jetuar me prindërit e tij, me përjashtim të rasteve kur kjo është për mbrojtjen nga prindërit e tyre.Nëse një fëmijë duhet të ndahet nga njëri ose nga të dy prindërit, ata kanë të drejtën të dëgjohen. Nëse një fëmijë duhet të ndahet nga njëri ose nga të dy prindërit, ata kanë të drejtë të dinë vendndodhjen e tyre.

V5_P89ART10

Neni 10

Ribashkimi i familjes

Çdo fëmijë ka të drejtë të lerë çdo shtet dhe të udhëtojë për në vendin e tij, për t’u bashkuar me familjen e tij.

V5_P89ART11

Neni 11

Mbrojtja nga rrëmbimi

Çdo shtet duhet të luftojë kundër rrëmbimit të fëmijës dhe largimit të tij në një vend tjetër dhe moskthimin e fëmijës nga një prind ose nga një person tjetër.

V5_P89ART12

Neni 12

E drejta e opinionit vetjak

Çdo fëmijë ka të drejtë të dëgjohet dhe të shprehë mendimin e tij për të gjitha çështjet që lidhen me jetën e tij. Në mënyrë të veçantë, kjo ka vlerë ligjore ose në procedurat administrative. Sa më i rritur të jetë fëmija, aq më shumë duhet të dëgjohet mendimi i tij.

V5_P90ART13

Neni 13

Liria e shprehjes

Çdo fëmijë ka të drejtën të shprehë lirisht opinionin e tij dhe të marrë e të përhapë informacion përmes medies. Çdo fëmijë ka edhe përgjegjësinë për të shprehur mendimin e tij, duke respektuar edhe të drejtat e të tjerëve.

V5_P90ART14

Neni 14

Liria e mendimit, e ndërgjegjes dhe e fesë

Çdo fëmijë ka të drejtë të ushtrojë lirisht fenë e tij dhe të ushtrojë lirinë e mendimit dhe ndërgjegjes. Shteti duhet të respektojë të drejtat dhe përgjegjësitë e prindërve gjatë zbatimit të këtyre të drejtave.

V5_P90ART15

Neni 15

E drejta për grumbullime publike paqësore

Çdo fëmijë ka të drejtë për t’u bashkuar me fëmijë të tjerë, për të hyrë ose për të krijuar shoqata ose bashkime, për sa kohë në këtë proces nuk shkelin të drejtat e të tjerëve.

V5_P90ART16

Neni 16

Mbrojtja e jetës private

Çdo fëmijë ka të drejtë për të mos pasur ndërhyrje në jetën private, të familjes, të banesës ose të korrespondencës. Përveç kësaj, çdo fëmijë ka të drejtë që askush të mos dëmtojë figurën e tij.

V5_P91ART17

Neni 17

E drejta për t’i siguruar  informacionin e duhur

Çdo shtet duhet të sigurojë që çdo fëmijë të ketë mundësi reale për informacione përmes formave të ndryshme të medies dhe që ata të kenë mundësi të fitojnë njohuri që janë të rëndësishme për mirëqënien e tyre. Shteti ka detyrimin të mbrojë fëmijët nga informacionet e dëmshme.

V5_P91ART18

Neni 18

Përgjegjësia e prindërve

Prindërit ose kujdestarët e fëmijëve janë përgjegjës për rritjen e fëmijës. Shteti ka përgjegjësinë t’i mbështesë ata në këtë, për shembull, të mundësojë kujdesin për fëmijët në rastet kur prindërit duhet të punojnë.

V5_P91ART19

Neni 19

Të rinjtë pa familje

Çdo fëmijë që nuk jeton me familjen e tij, ka të drejtë për mbrojtje dhe mbështetje të veçantë. Ai ka të drejtë për një familje birësuese ose një institucion të përshatshëm që mban parasysh prejardhjen fetare, kulturore ose gjuhësore.

V5_P91ART20

Neni 20

Mbrojtja nga abuzimet

Shteti është përgjegjës për mbrojtjen e fëmijës nga abuzimet e prindërve ose të  njerëzve të tjerë. Ata kanë të drejtën të kenë një familje birësuese ose kujdes në institucione e duhura që marrin parasysh edhe  prejardhjen fetare, kulturore e  gjuhësore.

V5_P92ART21

Neni 21

Birësimi

Një fëmijë mund të birësohet, nëse birësimi autorizohet, pranohet dhe aprovohet nga vendi dhe nëse i shërben mirëqenies së fëmijës.

V5_P92ART22

Neni 22

Fëmijët refugjatë

Çdo fëmijë, i cili është i detyruar të largohet nga vendi i tij, që është refugjat dhe kërkon azil, ka të drejtën për mbrojtje të veçantë nga shteti.

V5_P92ART23

Neni 23

Fëmijët me aftësi të kufizuar

Çdo fëmijë me aftësi të kufizuar ka të drejtën për kujdes dhe arsim të veçantë. Ai duhet të ndihmohet për të qenë i pavarur dhe për të marrë pjesë aktive në komunitetit të tij.

V5_P92ART24

Neni 24

Shërbimet shëndetësore dhe mjekësore

Çdo fëmijë ka të drejtë për kujdesin më të mirë të mundshëm mjekësor. Shteti ka detyrimin të luftojë vdekshmërinë foshnjore, të sigurojë mundësitë mjekësore për të rinjtë, të luftojë ushqimin e pamjaftueshëm dhe sëmundjet, të garantojë kujdes mjekësor për gratë shtatzëna dhe nënat e reja, të garantojë edukimin shëndetësor, të zhvillojë parandalimin në sektorin e shëndetit publik dhe të zhdukë zakonet që janë në dëm të fëmijëve.

V5_P93ART25

Neni 25

Rishikimi i trajtimit ose kujdesit

Çdo fëmijë që ka qenë pranuar në një institucion për mbrojtjen, kujdesin ose trajtimin e tij ka të drejtë të kërkojë  kontrollin dhe rishikimin e pranimit.

V5_P93ART26

Neni 26

Sigurimi shoqëror

Çdo fëmijë ka të drejtën për siguri shoqërore, të tillë si sigurimet shoqërore. Shteti garanton pagesat për fëmijën, më varësi të situatës financiare të familjes ose të kujdestarit.

V5_P93ART27

Neni 27

Standardi i jetesës

Çdo fëmijë ka të drejtë për një standard jetese në përputhje me zhvillimin e tij fizik, shpirtëror, moral dhe shoqëror. Prindërit ose kujdestarët janë përgjegjësit kryesorë për të siguruar një gjë të tillë. Shteti ka detyrimin t’i mbështesë ata.

V5_P93ART28

Neni 28

Arsimi

Çdo fëmijë ka të drejtë të për arsimim dhe shkollim. Shteti ka detyrimin të bëjë arsimin bazë falas dhe detyruar dhe arsimin e mesëm të mundur për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë. Shteti ka detyrimin të sigurojë që fëmijët dhe të rinjtë të trajtohen si duhet në shkollë dhe të drejtat e tyre njerëzore të mos shkelen.

V5_P94ART29

Neni 29

Qëllimet arsimore

Arsimimi shkollor duhet të zhvillojë personalitetin dhe talentin e çdo fëmije, të përgatisë çdo fëmijë për jetën e rritur dhe të nxisë fëmijët për të respektuar të drejtat e njeriut dhe të drejtat e tyre, si dhe kulturën dhe vlerat e të tjerëve.

V5_P94ART30

Neni 30

Fëmijët e pakicave

Çdo fëmijë që i përket një pakice ka të drejtën të mësojë për kulturën, fenë dhe jetën e tij artistike dhe t’i ushtrojë ato.

V5_P94ART31

Neni 31

Pushimi, loja dhe koha e lirë

Çdo fëmijë ka të drejtë për pushim dhe kohë të lirë, në të cilën mund të luajë dhe të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore dhe artistike.

V5_P94ART32

Neni 32

Puna e fëmijëve

Çdo fëmijë ka të drejtë për mbrojtje nga çdo formë e shfrytëzimit dhe pune, që mund të dëmtojë arsimimin dhe zhvillimin e tij. Shteti ka detyrimin të përcaktojë një moshë minimale të fëmijës për t’u lejuar të punojë dhe një numër orësh në ditë dhe kushte pune.

V5_P95ART33

Neni 33

Mbrojtja nga drogat narkotike

Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga prodhimi dhe tregtimi i drogave të paligjshme.

V5_P95ART34

Neni 34

Mbrojtja nga shfrytëzimi seksual

Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual dhe nga prostitucioni dhe pornografia.

V5_P95ART35

Neni 35

Mbrojtja nga shitja dhe trafikimi

Shteti duhet të ndërmarrë të gjitha masat në juridisksionin e tij, për të garantuar që fëmijët dhe të rinjtë të mos shiten dhe trafikohen.

V5_P95ART36

Neni 36

Mbrojtja nga të gjitha format e tjera të shfrytëzimit

Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga të gjitha format e tjera të shfrytëzimit (p.sh. të lypurit).

V5_P96ART37

Neni 37

Tortura dhe burgimi

Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga tortura, trajtimi ose ndëshkimi mizor, arrestimi i paligjshëm ose nga çdo formë  tjetër e shkeljes së lirisë personale. Shteti ka detyrimin të ndalojë dënimin me vdekje dhe burgimin e përjetshëm për të rinjtë. Nëse një fëmijë burgoset, ai ka të drejtën për trajtim njerëzor dhe me respekt. Nëse një fëmijë ose i ri arrestohet, ai duhet të mbahet i izoluar nga të rriturit, t’i mundësohet kontakti me fëmiljarët dhe të ketë të drejtë për mbrojtje ligjore.

V5_P96ART38

Neni 38

Lufta dhe konfliktet e armatosura

Fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 15 vjeç kanë të drejtë të mos përfshihen në luftë dhe në konflikte të armatosura. Shteti ka detyrimin të sigurojë mbrojtje të veçantë për fëmijët që janë të prekur nga lufta.

V5_P96ART39

Neni 39

Rehabilitimi dhe integrimi

Çdo fëmijë, që është viktimë e konfliktit të armatosur, torturës, shpërfilljes dhe shfrytëzimit, ka të drejtë për kujdesin e duhur për riaftësimin e shëndetit të tij  mendor dhe fizik dhe për integrimin e tij në një komunitet.

V5_P96ART40

Neni 40

Drejtësia për rininë

Çdo fëmijë i akuzuar për një krim ka të drejtën të trajtohet me dinjitet në gjykatë. Ai është i pafajshëm, deri sa fajësia e tij të jetë provuar në gjykatë. Çdo fëmijë ka të drejtën për një gjyq të drejtë, një intepretues (nëse është e nevojshme), për mbrojtjen e jetës  private dhe për apelim të vendimit të gjykatës. Shteti ka detyrimin të vendosë një moshë minimale, nën të cilën fëmijët nuk mbajnë përgjegjësi penale. Shteti ka edhe detyrimin të ofrojë alternativa për ndëshkimin e fëmijëve dhe të rinjve, përveç burgosjes.