Fleta e punës e nxënësit 2.2: Një mjet për të analizuar dhe zgjidhur dilemat

Living Democracy » Textbooks » Pjesëmarrja në demokraci » Manuali për nxënësit » Fleta e punës e nxënësit 2.2: Një mjet për të analizuar dhe zgjidhur dilemat

Kjo është një kuti instrumentesh, jo një listë e plotë. Jo të gjitha pyetjet janë të përshtatshme në çdo rast, kështu që ju duhet të zgjidhni cila pyetje shkon më mirë. Mendimi i kujdesshëm për disa a pyetje, vlen më shumë se përdorimi i të gjithë listës.

1. Mblidh informacion.

  • Kush është i përfshirë?
  • Çfarë kërkojnë ata? (Cilat janë të drejtat, nevojat, qëllimet apo interesat e tyre?)
  • Çfarë roli luajnë njerëzit?
  • Cili është problemi/dilema?
  • Çfarë ka të bëjë ky rast me mua?
  • Çfarë thotë ligji? (A duhet të respektoj ndonjë detyrim ligjor ose rregull?)
  • Çfarë nuk dimë – çfarë nuk kuptojmë?
  • Sa e madhe do të jetë përpjekja për të gjetur informacionin që mungon?

2. Merrni parasysh  pasojat.

  • Cilat janë zgjidhjet alternative?
  • Çfarë pasoje do të ketë secila nga këto zgjedhje dhe për të cilët? (Të tjerët e përfshirë direkt, njerëz të tjerë që jetojnë sot ose në të ardhmen, këtu apo diku tjetër.)
  • …

3. Përcaktoni prioritetet tuaja.

Cilat kritere mund t’i vlerësoj si më të rëndësishme, për shembull, për vendimin tim,:

  • Deri në çfarë mase i kuptoj unë pasojat e vendimit tim?
  • Cilat parime morale ose fetare janë të rëndësishme për mua?
  • Çfarë është e ligjshme – çfarë është e paligjshme?
  • Çfarë mund të pres unë që të pranojnë të tjerët dhe anasjelltas? (A do ta pranoja këtë vendim po të isha në pjesën e marrësit?)
  • Çfarë vepron  më mirë? (Zgjidhja e problemit, aspektet financiare.)
  • Cilat janë pasojat e dëshiruara apo të padëshiruara afatgjata ose pasojat anësore?
  • A është vendimi im i pakthyeshëm (“pikë pa kthim”), apo mund ta korrigjoj atë më vonë?
  • …

4.  Merrni vendimin tuaj.

  • A duhet të zgjedh një qëllim të vetëm dhe të shkel të tjera?
  • A ka ndonjë shans për të gjetur një kompromis?
  • Në kushtet e dhëna, çfarë më thotë intuita ime? Me çfarë vendimi mund të identifikohem unë më shumë?
  • …