Instrumenti 4: Kërkimi në bibliotekë

Living Democracy » Textbooks » Instrumenti 4: Kërkimi në bibliotekë

Në biblioteka, ju mund të gjeni shumë informacione që ju nevojiten për studimin e një teme. Për ta përdorur këtë informacion, ju duhet të jeni në gjendje të merrni pjesët më të rëndësishme. Lista e mëposhtme mund t’ju ndihmojë për të gjetur informacion e duhur (hulumtim).

1. Cili është qëllimi im?

  • Çfarë jam duke krijuar? Si duhet të jetë produkti përfundimtar? A duhet të jetë ai një prezantim? Një raportim? Një poster?
  • Ju duhet të kërkoni për lloje të ndryshme informacioni, në varësi të qëllimit të punës tuaj. Për të krijuar një poster, ju duhet të gjeni foto të cilat mund t’i prisni; për një raport ju duhet të gjeni informacionin e saktë në lidhje me  temën.

2. Çfarë informacioni më nevojitet?

  • Shkruani çdo gjë që dini në lidhje me temën (një hartë mendore  mund t’ju ndihmojë për këtë).
  • Shkruani çdo gjë që dëshironi të dini rreth temës (pikat e nënvizuara në hartën tuaj të mendjes). Përcaktoni saktësisht se çfarë aspekti të temës do të dëshironit të mësonit. Në varësi të produktit tuaj përfundimtar, ju mund të keni nevojë të përcaktoni një numër aspektesh ose vetëm disa.

3. Si mund të gjej informacion dhe si mund ta organizoj atë?

  • Shikoni në librat, revistat, filmat etj., që keni gjetur në bibliotekë dhe vendosni nëse ata mund t’i përgjigjen pyetjeve që ju keni shtruar. Kërkimi përmes indeksit ose tabelave të përmbajtjes mund t’ju ndihmojë.
  • Në një fletë të veçantë, shënoni titullin e librit dhe numrin e faqes ku keni gjetur informacionin. Ju gjithashtu mund të shënoni një faqe me një letër shënjuese me ngjitës.
  • Shpesh mund të jetë e dobishme fotokopjimi i faqeve të librit. Megjithatë, mos harroni të shënoni titullin e librit në kopjet e bëra.
  • Shikoni fotografitë në revista. Fotokopjojini ato ose shënoni faqet me një letër shënjuese.
  • Nëse po përdorni një film, shikojeni filmin dhe ndaleni atë, sa herë që  diçka interesante për çështjen tuaj shfaqet në të.
  • Mblidhni materialet dhe vendosini ato të gjitha së bashku në një dosje plastike.
  • Nënvizoni informacionet më të rëndësishme.
  • Me fjalët tuaja, shkruani, në një fletë letre, informacionin më të rëndësishëm në lidhje me temën.

4. Si mund të paraqes informacionin?

Për shembull, Ju mund:

  • të bëni një poster;
  • të organizoni një ekspozitë;
  • të mbani një fjalim;
  • të krijoni një shfaqje me projektor;
  • të shkruani një artikull gazete;
  • të shfaqni video klipe.

5. Si mund t’i vlerësoj hulumtimet e mia?

  • A mësuat ndonjë gjë të re?
  • A gjetët informacion mjaftueshëm e të dobishëm?
  • Cilat hapa në kërkimin tuaj shkuan mirë? Çfarë ishte e vështirë?
  • Çfarë do të bëni ndryshe herën tjetër?