Mësimi 4: Individët dhe grupet

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 4: Individët dhe grupet

Pikat e forta të individëve si potencial për shoqërinë

Objektivat e mësimit Nëpërmjet diskutimit, nxënësit kuptojnë se pikat e tyre të forta individuale më shumë mundësi brenda një grupi. Ata i kuptojnë konceptet e punës në ekip dhe ndarjen e punës. Gjithashtu, ata mund të identifikojnë grupet në shoqëri, ku pikat e ndryshme të forta duhet të jenë të harmonizuara për të qenë të suksesshëm.
Detyrat e nxënësve Nxënësit flasin për pikat e tyre të forta dhe e lidhin këtë me situata të tjera jashtë shkollës. Gjatë diskutimit, ata zbulojnë situata ku aftësitë e ndryshme janë të nevojshme për suksesin e grupit.
Burimet Dërrasë e zezë ose tabelë.
Metodat Diskutim i përbashkët.

Informacion

Diskutimi (shkëmbim i argumenteve, nga latinishtja, discussio, domethënë argument) është një formë e veçantë  e komunikimit verbal  mes dy ose më shumë personave, në të cilin diskutohet një ose më shumë çështje (d.m.th. duke diskutuar,   të dyja palët paraqesin argumentet e tyre. Një diskutim duhet të zhvillohet në frymën e respektit të ndërsjellë. Një stil i mirë i diskutimit kërkon që folësit të lejojnë dhe madje edhe të nxisin shprehjen e pikëpamjeve dhe mendimeve të tjera, duke i trajtuar ato me kujdes në vend që t’i kundërshtojnë me arrogancë. Cilësitë personale, të tilla si: qetësia, qëndrimi i hijshëm dhe mirësjellja, do të jenë të dobishme për të dy palët. Në rastin më të mirë, një diskutim do të çonte në zgjidhjen e një problemi ose në një kompromis, të pranueshëm nga të gjithë palët e përfshira.

Në shoqëritë moderne, diskutimet janë shprehje e mjeteve qytetare paqësore për menaxhimin  e mosmarrëveshjeve dhe trajtimin e konflikteve të interesit dhe objektivave të ndryshme. Kësisoj, konfliktet nuk shtypen, por zgjidhen. Duke mësuar dhe ushtruar aftësitë e tyre për diskutim, nxënësit mësojnë një element bazë për arritjen dhe ruajtjen e paqes në shoqëri.

Përshkrimi i mësimit

Nxënësit ulen në grupet e tyre me një tabelë përpara.
Atyre u është dhënë detyra për të organizuar një diskutim trehapësh (shih fletën e punës së nxënësve):

  • Mendoni për anët e forta që ju nxorët ose shkruat poshtë stemës suaj të simboleve dhe i shkruani të gjitha në tabelë.
  • Diskutoni se në cilat situata këto pika të forta mund ta ndihmojnë grupin tuaj. Mendoni për shembuj dhe shkruajini ato.
  • Si hap të tretë, mendoni për situatat jashtë shkollës. Ku mund t’ju ndihmojnë pikat e forta dhe aftësitë? Si individ? Brenda një grupi?

Pasi të  kenë mbaruar, nxënësit formojnë një rreth për të diskutuar rezultatet.

Mësuesi drejton diskutimin në mënyrë të tillë që nxënësit të kuptojnë konceptin e përdorimit të pikave të forta dhe të  aftësive të individit si burim pushteti brenda një grupi.