7. Organizimi i ekspozitës

Living Democracy » Textbooks » 7. Organizimi i ekspozitës

Një ekspozitë i ndihmon grupet e nxënësve për të paraqitur punën e tyre në mënyrë që të tjerët (klasa ose mysafirët e ftuar) të mund të marrin një ide se çfarë bëri grupi. Lista e plotë e mëposhtme mund t’ju ndihmojë të planifikoni dhe të organizoni ekspozitën.

Listë kontrolli

1. Çfarë duam të demonstrojmë

  • Cili është mesazhi kryesor i ekspozitës?
  • Cili mund të jetë titulli i ekspozitës suaj?

2. Kush është audienca?

  • Fëmijët dhe mësuesit nga shkolla juaj?
  • Prindërit,  vëllezërit e motrat?
  • Klientët nga një agjenci zyrtare turistike?

3. Ku do të mbahet ekspozita?

  • Në klasë ose diku në shkollë?
  • Në një vend publik (për shembull, në sallën e bashkisë)?
  • A do të ketë hapësirë ​​dhe ndriçim të mjaftueshëm?
  • A do të keni  infrastrukturën e nevojshme?

4. Si mund të organizojmë një ekspozitë të  paharrueshme?

  • Të lejojmë modelet dhe objektet të preken?
  • Të lejojmë hapësira ​​për të luajtur, duke u provuar, vëzhguar ose eksperimentuar gjëra në shkollë?
  • Të luhet muzikë apo të luajmë vetë?
  • Të ofrojmë ushqime të shpejta?
  • Të caktojmë  një udhërrëfyes të ekspozitës?
  • Të krijojmë  një fletëpalosje si një udhëzues për ekspozitën?
  • Të organizojmë  një  garë apo një kuic?

5. Kush duhet të informohet paraprakisht?

  • Mësuesit në shkollën tonë?
  • Restoranti, pastrimi, mirëmbajtja dhe mbështetjen e stafit?
  • Anëtarët e bordit të Shkollës?
  • Drejtuesit?
  • Specialistët që mund të na ndihmojnë?
  • Vizitorët?

6. Çfarë duhet të bëjmë?

  • Të krijojmë një listë të plotë vetjake?
  • Të krijojmë një listë të materialeve?
  • Të krijojmë një plan kohor (cili bën çfarë në çdo moment)?
  • A duhet të dimë  sa pará janë në dispozicion dhe ç’shumë është përdorur?
  • Të krijojmë  një  fletëpalosje ose një ftesë?
  • Të informojmë  gazetat lokale?

7. Si do të vlerësohet ekspozita?

  • Cilat janë kriteret më të rëndësishme?
  • Kush do të vlerësojnë ekspozitën (mësuesit, shokët e klasës, vizitorët)?