11. Organizimi i një shfaqje

Living Democracy » Textbooks » 11. Organizimi i një shfaqje

Vënia në skenë e historive është një mënyrë e mirë për të reflektuar për jetën njerëzore. Ju mund të krijoni skena, duke përdorur foto, një pjesë muzikore ose një objekt. Kur filloni të veproni, thuhet se po merrni një rol. Kjo do të thotë që ju përpiqeni  të merrni në dorë ndjenjat e një personi të veçantë dhe t’i vini ato në skenë. Pas shfaqjes, të gjithë do të jenë në gjendje të mendojnë se cilat pjesë të saj ishin “të vërteta” dhe cilat ishin të imagjinuara.

Shfaqje “e lirë”

  • Shkruani fjalët kyçe që përfaqësojnë shfaqjen.
  • Vendosni kush do të luajë rolin dhe se çfarë është e rëndësishme për të kujtuar në çdo rol.
  • Mblidhni të gjitha materialet e nevojshme.
  • Lexoni skenarin.
  • Përgatisni skenën.
  • Shijoni shfaqjen.

Më pas, diskutoni pyetjet e mëposhtme:

  • Çfarë mundët të shihnit?
  • A e kuptuan të gjithë çdo gjë?
  • Çfarë ishte veçanërisht e mirë?
  • Sipas mendimit tuaj, a mungonte gjë?
  • Çfarë ishte disi e ekzagjeruar?
  • Çfarë pyetjesh kemi në lidhje me përmbajtjen?

Krijimi i një dramatizimi nga një tekst

Lexoni ngjarjen së bashku dhe krijoni skenat:

  • Kush ishte i përfshirë? Ku ka ndodhur?
  • Si e trajtuan njerëzit situatën? Çfarë thanë ata?
  • Si reaguan të tjerët?
  • Si përfundon ngjarja?
  • Vendosni për numrin e akteve të shfaqjes.
  • Si do të ndahen rolet? Cilat kostume do të jenë të nevojshme?
  • Lexoni skenarin tuaj.
  • Vlerësoni shfaqjen së bashku me shokët e klasës suaj.

Krijimi i një shfaqjeje prej një imazhi

  • Shikoni një foto që mund të përdoret si bazë për një lojë.
  • Përfytyroni veten në foto.
  • Mblidhni ide: si jetojnë njerëzit që shihni në foto? Përse janë të lumtur në lidhje me…? Përse janë të pakënaqur në lidhje me …?
  • Krijo një shfaqje duke përdorur këtë foto dhe shënoni fjalët kyçe për çdo skenë.
  • Vendosni për numrin e akteve të shfaqjes.
  • Vendosni për ndarjen e roleve dhe çfarë është e rëndësishme në secilin prej tyre.
  • Lexoni shfaqjen dhe gjeni rekuizitën.
  • Merrni në dorë situatën dhe ftoni vizitorët.
  • Vlerësoni shfaqje së bashku me lojën e shokëve të klasës suaj.