2 – Fletë pune 6: Rishikimi i rolit të mësuesit nga pikëpamja demokratike

Living Democracy » Textbooks » 2 – Fletë pune 6: Rishikimi i rolit të mësuesit nga pikëpamja demokratike

Mësuesit duhet të drejtojnë dhe të shoqërojnë klasën. Kjo është detyra e tyre. Ata duhet të marrin vendime dhe të kontrollojnë gjithçka. Ajo çfarë mësuesit nuk duhet të bëjnë, është të kontrollojnë edhe procesin e të menduarit dhe të zhvillimit personal të nxënësve të tyre.  Në mënyrë të veçantë, në EQD/EDNJ, mësuesi bëhet model për nxënësit e tij. Si i trajton ai konfliktet? Cilat janë idetë që ai nxit dhe mbështet? Lista e mëposhtme ndihmon secilin për  të përcaktuar pozicionin e vet në lidhje me pyetjet e mësipërme. Megjithatë, nuk duhet  harruar që ky pozicionim varet edhe nga faktorë të tillë  si: situata e të mësuarit, gjendja personale, prania e rrezikut, krijimi i grupeve të nxënësve etj., të cilët mund të justifikojnë të qenit e mësuesit më shumë autokratik ose më shumë demokrat.  Në përgjithësi, duhet mbajtur parasysh fakti që: ideja ime si mësues për një person do të ndikojë në punën time të përditshme me nxënësit.

Përgjegjësi vetëm për grupin Përgjegjësi e përbashkët me dhe në grup
Më shumë autokratik

Situata e të nxënit

Unë

Më shumë demokratik
Sundues
Lider
Zë i mprehtë
Zë miqësor
Rregull
Ftesë, kërkesë
Pushtet
Ndikim
Presion
Sugjerim
Kërkesë për zbatim
Fitore për bashkëpunim
Imponim detyrash
Dhënie idesh
Sundon kriticizmi
Nxitje e shpeshtë
Ndëshkim i shpeshtë
Mbështetje e shpeshtë
Dëgjo mua
Le të bisedojmë
Unë vendos, t’i bindu
Unë propozoj dhe të ndihmoj ty të…
Sole responsibility
for the group
Shared responsibility
with and in the
group