Mësimi 2: Gazeta jonë është më e mira … a nuk po pajtohesh?

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 2: Gazeta jonë është më e mira … a nuk po pajtohesh?

Çka e bën një gazetë të jetë gazetë e mirë?

Objektivi i mësimnxënies Nxënësit i qartësojnë kriteret për identifikimin e një gazete apo reviste të mirë.
Duke e bërë këtë, ata bëhen të vetëdijshëm për pikëpamjet e tyre, për vlerat dhe për interesat.
Detyrat e nxënësve Nxënësit vlerësojnë prezentimet nga grupet tjera dhe pranojnë kompromise.
Burimet Prezentimet e përgatitura gjatë mësimit të kaluar. Dërrasa e zezë apo tabela shfletuese (flip chart).
Metoda Prezentime në grupe, diskutim plenar dhe vlerësim.

Të  mësuarit  konceptual

Shprehja “liria e shtypit” i referohet të drejtës së gazetarëve që ata punën e tyre ta bëjnë lirshëm, së bashku me të drejtën për publikim të pacensuruar të informacioneve dhe opinioneve të tyre. Liria e shtypi e merr formën konkrete me të drejtat specifike të gazetarëve për të refuzuar dhënien e dëshmive dhe kufizimeve mbi gazetarët vëzhgues me audio pajisje (“të përgjimit”), për të mbrojtur burimet e informacioneve të cilat gazetarëve u nevojiten për punën e tyre. Qasja në profesionin e gazetarisë nuk i nënshtrohet rregullimit nga shteti, dhe trajnimi i gazetarëve organizohet në mënyrë private dhe nuk ndikohet nga shteti.

Mësimi

Mësimi i dytë fillon me prezentime. Grupet i kanë përgatitur posterat dhe kanë përzgjedhur copat e prera nga gazetat apo revistat. Është mirë që grupet të kenë pesë minuta në fillim të mësimit për të përsëritur prezentimet e tyre.

Nxënësit i vlerësojnë prezentimet përmes kritereve të përcaktuara. Mësimdhënësi mund t’i paraqesë këto kritere dhe të përgatisë një matricë si më poshtë.

Grupi 1 Grupi 2
Grupi 3
Grupi4
Grupi 5 Pikat
Emri i gazetës apo revistës
Posteri
Aspektet formale të prezentimit
Përmbajtja e prezentimit
Aspektet formale të gazetës apo revistës
Përmbajtja e gazetës apo revistës

 

Vlerësimit nuk duhet dhënë rëndësinë e nevojshme por, përmes elementit të konkurrencës, nxënësit të motivohen që të paraqesin një prezentim të mirë.

Pas prezentimit, nxënësit duhet të vlerësojnë mediat e shkruara të cilat ata i kanë parë (të menduarit kritik), duke u përqendruar në pyetjet vijuese:

  • Çka e bën një gazetë/revistë të jetë gazetë/revistë e “mirë”?
  • Çfarë qëllimi i shërben?
  • Çka mendojmë ne për gazetat/revistat të cilat na i kanë prezentuar?
  • Çka mund të përmirësohet?

Përvoja ka treguar se mësimdhënësi mbështet dhe i jep strukturën diskutimit, duke i shënuar idetë e nxënësve në tabelën shfletuese, e cila është përgatitur para mësimit. Mund të përdoret  edhe dërrasa e zezë, por kjo e ka një të keqe se informacionet nuk do të jenë në dispozicion në mësimin e ardhshëm.

Në fund të mësimit, mësimdhënësi u sugjeron nxënësve që të përgatisin dhe të prezentojnë publikisht një gazetë shkollore “të murit”. Nga nxënësit duhet të kërkojmë që ata të mendojnë për këtë detyrë dhe të mendojnë se cilat rubrika duhet të përfshihen në të, në mënyrë që ata të japin një pasqyrë gjithëpërfshirëse të jetës shkollore, dhe cilën rubrikë ata do të donin ta përgatisin vetë. Ata gjithashtu duhet të sugjerojnë një emër për gazetën e tyre.