Prospektet për nxënës 6.2: Dilema e Schmitt

Living Democracy » Textbooks » Prospektet për nxënës 6.2: Dilema e Schmitt

Vajza e vetme e Schmitt është shumë e sëmurë. Ajo urgjentisht duhet t’i nënshtrohet një operacioni, por mjekët e vetëm në atë rajon të cilët mund ta bëjnë këtë operacion kërkojnë para përpara se t’i ofrojnë trajtim mjekësor dikujt. Schmitt nuk din çka të bëjë. Ai dhe gruaja e tij kanë ca kursime, të cilat ata shpresonin se do t’ju ndihmojnë të blejnë një dyqan të vogël. Ata me kënaqësi do t’i jepnin të gjitha këto kursime për të shpëtuar vajzën tyre, por këto nuk janë aspak të mjaftueshme.

Schmitt i lut mjekët që operacionin ta bëjnë për më pak para, por ata thonë se nuk mund ta bëjnë këtë, sepse do të ishte e padrejtë për gjithë të tjerët të cilët duhet të paguajnë çmimin e plotë. Schmitt kërkon nga familja dhe nga shokët e tij që t’i japin ca para hua, por kjo shumë pak e rrit shumën e kërkuar për operacion. Dhe gjatë gjithë kohës vajza e Schmitt vjen duke u ligështuar gjithnjë e më shumë.

Duke qenë në gjendje të dëshpërimit, Schmitt mendon të vjedhë pjesën tjetër të parave për të shpëtuar jetën e vajzës së tij.