Materiale për mësuesit 2.1: Si të përdorim mjetin për analizën e dilemës

Living Democracy » Textbooks » Materiale për mësuesit 2.1: Si të përdorim mjetin për analizën e dilemës

(Fletët e punës së  nxënësit 2.2):  demonstrim modeli

Udhëzimi i këshillon nxënësit të zgjedhin disa pyetje dhe të mendojnë rreth tyre me kujdes. Kjo është arsyeja përse demonstrimi i modelit diskuton disa pyetje të zgjedhura, por lexuesi duhet të ndihet i lirë për të bërë zgjedhje të ndryshme, ose t’ju përgjigjur pyetjeve në mënyra të ndryshme. Në këtë demonstrim, metoda është më e rëndësishme se linja e të menduarit. Kjo është një ngam arsyet pse këtu nuk sugjerohet asnjë vendim.

Histori studimore nr 4: Cilat banane duhet të blej? (Fleta  e punës së  nxënësit 2.3)           

1. Grumbullo informacion.

Kush është i përfshirë?

Çfarë kërkojnë ata? (Cilat janë nevojat, qëllimet apo interesat e tyre?)

Kush është i përfshirë? Qëllimet, interesat
Unë si një klient

Të blej ushqime të lira.

Të blej ushqim me cilësi të mirë.

Supermarket

Të tërheq klientët.

Të nxjerr fitime.

Tregti e ndershme Të mbështes prodhuesit e vegjël të bananeve.
Prodhuesit e bananeve Të punojnë për të mbështetur familjen.
Të shesin produkte të mira.
Të risin prodhimin.

Cili është problemi/dilema?

Të blej bananet më të lira? Të blej bananet më të shtrenjta?

Blerja banane të lirë më ndihmon të kursej për qëllime të tjera.

Po nuk ndihmova njerëzit në nevojë, të cilët, në një masë të caktuar, varen nga vendimet e mia më bën të ndihem keq.

Blerja banane më të shtrenjta do të ndihmojë fermerët e vegjël të bananeve.

Edhe blerja e ushqimeve  të shtrenjtë ka kufijtë e veta.

Çfarë ka të bëjë ky rast me mua?

Unë jam i përfshirë drejtpërdrejt në tregun global. Vendimi se çfarë do të blej ka një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e të tjerëve.

Çfarë nuk dimë – çfarë nuk kuptojmë?

Unë jam i përfshirë drejtpërdrejt në tregun global. Vendimi im se çfarë blej ka  ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e të tjerëve. Ne nuk e njohim njëri-tjetrin, por ne dimë pak për njëri-tjetrin dhe ne jemi të lidhur me atë që bëjmë.

Unë nuk e di se sa urgjentisht   fermerët varen nga ndihma ime. Ndoshta klientët e tjerë kanë blerë   kile të tëra banane te Tregu i Ndershëm, por edhe e kundërta mund të jetë e vërtetë.

Sa e madhe do të jetë përpjekja ime për të gjetur informacionin që mungon?

Në kushtet e jetës së përditshme, unë duhet të marr një vendim tani. Mua më nevojitet diçka për të ngrënë, kështu që unë duhet të vendos pa e ditur tablonë e plotë; ky është rregulli e jo përjashtimi.

2. Shqyrtoni pasojat.

Cilat janë zgjidhjet alternative?

Çfarë pasoja do të ketë secila prej këtyre zgjedhjeve, dhe për të cilin …?

Zgjedhjet alternative

Alternativa 1:

Blej banane të lira

Alternativa 2:

Blej banane të shtrenjta

Unë si klient

Pa marrë parasysh sa të mëdha apo të vogla janë të ardhurat e mia, unë nuk do ta vë re ndryshimin. Nëse është e nevojshme, unë mundem lehtësisht ta kompensoj, duke kursyer në një hamburger ose një çokollatë.

Çështja mund të jenë ndryshe  në se unë jam në borxh dhe duhet të ul shpenzimet, kudo që të mundem.

Prodhuesi Bananeve Nuk ka mbështetje Mbështetje modeste, me pasoja të konsiderueshme (informacion i Tregtisë së ndershme).
Supermarketi Ne nuk kemi shifra të sakta, por mund të hamendësojmë se supermarketi do të kenë fitime për sa kohë ne blejmë disa banane, qofshin ato të lira ose tregtuar ndershmërisht.
Tregti e ndershme Nuk ka sukses për Tregti të ndershme. Suksesi për Tregti të ndershme.

3. Përcaktoni përparësitë  tuaja.

Deri në çfarë mase mund t’i kuptoj unë pasojat e vendimit tim?

Unë nuk e kam të qartë të gjithë tablonë dhe nuk mund të ndërmarr veprime  për ta siguruar atë,   nëse nuk e bëj atë një nga përparësitë  e mia kryesore. Unë duhet të vendos nëse do të mbështetem në informacionet që më janë ofruar mua nga të tjerët, në këtë rast nga Tregu i ndershëm. Ata më thonë se edhe një donacion i vogël do të thotë shumë për fermerët e bananeve në vendet në zhvillim.

Cilat parime fetare ose morale janë të rëndësishme për mua?

Kjo pyetje është me të vërtetë e një rëndësie të veçantë. Ne jemi të lirë të përgjigjemi si e mendojmë ë drejtë.

A është vendimi im i pakthyeshëm (“pikë pa kthim”), apo unë mund ta korrigjoj atë më vonë?

Ky lloj vendimi mund të merret disa herë. Unë mund të bëjë një zgjedhje sot dhe nesër të bëj një zgjedhje të kundërt. Unë mund të mendoj për vendimin tim, por unë nuk mund të rishikoj një vendim të bërë në të kaluarën.

4.  Merrni vendimin tuaj.

A duhet unë të zgjedh një synim dhe të shkel të tjerët?

Po. Ju zakonisht blini banane të lira ose të shtrenjta, por jo të dyja. Një kompromis – blerja e disave nga secili – nuk është shumë bindëse.

Në kushte të dhëna, çfarë më thotë intuita ime? Me çfarë vendimi mund të identifikohem unë më shumë?

Në kushtet e jetës së përditshme, intuita jonë është ndoshta udhëzuesi ynë më i rëndësishëm, dhe shpesh është më i besueshëm se një përpjekje e madhe për të menduar. Ne bëjmë atë që mendojnë se është më e mira. Marrja e përgjegjësisë në këtë mënyrë do të thotë të përpiqesh të kuptosh, dhe nganjëherë të rishikosh atë që intuita jonë na thotë.