8.2: Informacionet e prapaskenës vetëm për mësimdhënësit – Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës

Living Democracy » Textbooks » 8.2: Informacionet e prapaskenës vetëm për mësimdhënësit – Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës

Miratuar nga Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara, me 20 nentor 1989

“Neni 37

Shtetet që janë palë e Konventës do të sigurojnë që:

(a) Asnjë fëmijë të mos i nënshtrohet torturës apo trajtimit ose ndëshkimit tjetër mizor, çnjerëzor apo degradues. Pa mundësi të lirimit, as dënimi me vdekje as burgimi i përjetshëm nuk shqiptohen për vepra penale të kryera nga persona nën moshën tetëmbëdhjetë vjeçare;

(b) Asnjë fëmijë të mos privohet nga liria e tij në mënyrë të paligjshme apo arbitrare. Arrestimi, ndalimi apo burgimi i fëmijës do të jetë në pajtim me ligjin dhe do të përdoret vetëm si mjet i fundit, dhe për një periudhë kohore sa më të shkurtër të mundshme;

(c) Çdo fëmijë i privuar lirie trajtohet me humanizëm dhe respekt për dinjitetin e qenësishëm të personit, dhe në mënyrën e cila merr parasysh nevojat e personit të moshës së tij. Në veçanti, çdo fëmijë i privuar lirie veçohet nga të rriturit, përveç nëse kjo konsiderohet se është në interesin më të mirë të fëmijës që të mos veçohet, dhe ai do të ketë të drejtë të mbajë kontakte me familjen e tij përmes korrespondencave apo vizitave, përveç rrethanave të jashtëzakonshme;

(d) Çdo fëmijë i privuar lirie ka të drejtë në qasje të menjëhershme në ndihmë juridike dhe në ndihma të tjera të duhura, si dhe të drejtën për të kundërshtuar ligjshmërinë për privimin e tij nga liria pranë një gjykate apo autoriteti tjetër kompetent, të pavarur dhe të paanshëm, dhe të drejtën për vendim të menjëhershëm për cilindo nga veprimet e tilla.”

“Neni 40

(…) 3. Shtetet që janë palë të Konventës përpiqen të përkrahin hartimin e ligjeve, vendosjen e procedurave, të autoriteteve dhe të institucioneve, të cilët do të zbatohen veçanërisht për fëmijët për të cilët pohohet se kanë bërë shkelje, akuzohen për shkelje ose njihen si të mitur të cilët e kanë shkelur ligjin penal, dhe në veçanti:

(a) Caktimi i moshës minimale nën të cilën fëmijët do të konsiderohen se nuk kanë zotësinë të shkelin ligjin penal;

(b) Çdoherë kur është e duhur dhe e dëshirueshme, caktimi i masave për trajtimin e fëmijëve të tillë, pa përdorimin e procedurave gjyqësore, me kusht që të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e tyre të respektohet plotësisht.

4. Në dispozicion do të jenë një sërë  rregullimesh, siç janë kujdesi, urdhrat  për shoqërim dhe mbikëqyrje; këshillimi; lirimi me kusht; kujdesi për ushqimin; edukimi dhe programet e aftësimit profesional si dhe alternativa të tjera të kujdesit institucional, për të siguruar që fëmijët të trajtohen në mënyrën e cila është adekuate për mirëqenien e tyre dhe është proporcionale me rrethanat e tyre dhe me veprën penale.”

Burimi: Rolf Gollob/Peter Krapf: Exploring children’s rights. Seri e mësimeve për shkolla fillore. EDC/HRE, Vol. V, Strasbourg 2007, pp. 77ff.

Për lexim të mëtejshëm: Cyndi Banks, Criminal justice ethics, Thousand Oaks, 2004. A PDF version i Kapitullit 5, The Purpose of Criminal Punishment, gjendet në http://www.sagepub.com.