Prospektet për nxënës 2.1: Tregimi i Xhevahires

Living Democracy » Textbooks » Prospektet për nxënës 2.1: Tregimi i Xhevahires

Xhevahirja, një grua rome, tregon se çka i ka ndodhur asaj:

“Unë e pashë një vend pune,asistente e shitjes të shpallur në vitrinën e një dyqani rrobash. Ata kërkonin një punëtor ndërmjet moshës 18 dhe 23 vjeç. Unë i kam 19 vjet, kështu që hyra brenda dhe e pyeta menaxherin lidhur me këtë vend të punës. Ajo më tha që të shkoja sërish pas dy ditësh sepse nuk kishin aplikuar mjaft kandidatë.

Unë shkova edhe dy herë të tjera dhe morra përgjigjen e njëjtë. Pothuaj një javë më vonë unë shkova sërish në atë dyqan. Shpallja e vendit të punës akoma ndodhej në vitrinë. Menaxheri ishte shumë i nxënë që të takohej me mua, veçse më thanë se vendi i lirë i punës ishte plotësuar.

Pasi u largova nga dyqani, isha shumë e mërzitur dhe e pyeta një mike jo rome nëse mund të hynte brenda dhe të pyeste për vendin e punës. Kur ajo doli jashtë tha se i kishin thënë të shkonte për intervistë të hënën.”

Pyetjet

  1. Si do të ndiheshit nëse ajo çka i ka ndodhur Xhevahires do t’ju ndodhte juve? Si do të reagonit ju nëse mikesha e juaj do t’ju tregonte se ajo është ftuar për intervistë?
  2. Pse, sipas jush, menaxheri i dyqanit veproi në këtë mënyrë? A e konsideroni këtë një formë të diskriminimit? Pse (ose pse jo)?
  3. Çka mund të bënte Xhevahirja për këtë? A mendoni se do të mund të ndryshonte situatën? Çka mund të bënin njerëzit tjerë në emër të saj?
  4. A prisni ju që me ligj të bëhet diçka për një situatë të tillë? Çka duhet të parasheh ligji?
  5. A mund të ndodhë kjo edhe në vendin tuaj? Nëse po, cilat grupe do të dëmtoheshin?