1. Tablo e përgjithshme

Living Democracy » Textbooks » 1. Tablo e përgjithshme

Këshilli i Europës, si organizata më e vjetër evropiane u themelua në vitin 1949, si rrjedhojë e Luftës së II Botërore. Qëllimi i saj kryesor është të mbrojë dhe të zhvillojë të drejtat e njeriut, të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Europë.  Këshilli i Europës është aktiv në shumë fusha, duke përfshirë këtu edhe  fushën e arsimit dhe të kulturës.
Për më shumë se 50 vjet, ai ka zbatuar një numër të madh projektesh bashkëpunimi për të zhvilluar kulturën e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut në të gjithë Europën.

Në fillim të viteve 90’, si rrjedhojë e proceseve demokratike në vendet e Eurpoës Lindore, Këshilli i Europës  iu nënshtrua ndryshimeve të rëndësishme: numri i anëtarëve të organizataës u dyfishua në një periudhë 10 vjeçare. Këto kohë ndryshimi kishin nevojë për më shumë punë sistematike  për të mësuarit e demokracisë. Në vitin 1997, Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Këshillit të Europës nisën  një projekt të ri, Edukimi për Qytetarinë Demokratike (EQD). Që nga ajo kohë, ky projekt është rritur në përmasa të mëdha, duke fituar edhe një dimension të ri, atë të drejtave të njeriut. Sot projekti  quhet “Projekti i Edukimit për Qytetari Demokratike dhe për të Drejtat e Njeriut (EQD/EDNJ)

Me anë të këtij projekti, qeveritë e shteteve Europiane pranojnë se njerëzit nuk kanë lindur  me aftësitë e qytetarit demokrat dhe për këtë arsye ata duhet të mësojnë si të bëhen të tillë. Në fund të shek. 20-të, shoqëritë evropiane filluan të përballen me   probleme të tilla, si apatia politike, lëvizjet massive migratore që çuan në rritjen e diversitetit social, në rritjen e rreziqeve mjedisore dhe të dhunës. EQD/EDNJ u vlerësua i rëndësishëm  për zgjidhjen e problemeve të tilla. Ai ka të bëjë me nxitjen e pjesëmarrjes konkrete në jetën publike gjatë gjithë jetës, me përgjegjësinë, solidaritetin, respektin e ndërsjellë dhe dialogun. Ekspertët më të mirë të fushës, nga e gjithë Europa, janë mbledhur rregullisht  në 13 vitet e fundit për të punuar në këtë drejtim.