Korniza konceptuale e doracakut: konceptet kyçe

Living Democracy » Textbooks » Korniza konceptuale e doracakut: konceptet kyçe

Konceptet kyçe në EQD/EDNJ – mjetet për qytetarin aktiv

Duke u përqendruar në koncepte, ky libër ndjek një qasje klasike didaktike në edukatën qytetare dhe në fushat tjera të arsimit. Konceptet nxjerren nga teoria, por në mësimdhënie dhe mësimnxënie ato nuk krijojnë një kornizë sistematike teorike. Përkundrazi, ato zgjidhen sepse janë mjete të dobishme për nxënësin.

Konceptet sigurojnë struktura kognitive(njohëse) që nxënësve u mundësojnë të integrojnë informacionet e reja në një kontekst kuptimplotë, dhe që atë ta mbajnë mend më lehtë (të nxënit konstruktivist). Kjo veçanërisht vlen për faktet dhe figurat të cilat nxënësit, përndryshe, do të duhej t’i mësonin për mëndësh. Konceptet gjithashtu ndihmojnë kur lexojmë gazetën apo dëgjojmë lajmet, sepse një çështje bëhet kuptimplotë kur lidhet me konceptin siç është demokracia, pushteti, konflikti apo përgjegjësia. Prandaj, konceptet janë thelbësore në edukimin e qytetarit të informuar. Por ato nuk i japin vetëm strukturën të mësuarit kognitiv (njohës); ato gjithashtu kanë implikacione për zhvillimin e vlerave dhe në formimin e shkathtësive. Këto lidhje janë demonstruar përmes të gjitha njësive në këtë libër, siç do të paraqitet më detajisht në vijim.

Nxënësit të cilët janë mësuar të parashtrojnë pyetje të udhëhequr nga konceptet kyçe në EQD/EDNJ-së, do të jenë më mirë të pajisur që të punojnë me informacione dhe me probleme të reja në të ardhmen (të mësuarit gjatë gjithë jetës). Të nxënit e bazuar në koncept gjithashtu i përgatit nxënësit për studime më të avancuara në nivel akademik, ku ata mund të ndeshen me teoritë që prodhojnë koncepte.

Si i kuptojnë dhe i shfrytëzojnë konceptet kyçe nxënësit?

Të menduarit dhe të mësuarit ka të bëjë shumë me lidhjen e konkretes me abstrakten. Konceptet janë produkte të përgjithësuara abstrakte të analizës dhe të rezonimit/gjykimit. Nxënësit mund t’i zotërojnë konceptet duke përdorur dy qasje, atë deduktive ose induktive. Qasja deduktive fillon me konceptin e paraqitur përmes leksionit ose tekstit, dhe këtë pastaj e përdor në diçka konkrete, për shembull, një çështje (problem) ose një përvojë. Qasja induktive shkon rrugës tjetër, duke filluar me konkreten dhe duke vazhduar kah abstraktja. Lexuesi do të zbulojë se njësitë në këtë libër përgjithësisht ndjekin rrugën induktive.

Prandaj, konceptet kryesore në këtë libër shtjellohen nga shembuj konkret – shpesh tregime apo raporte të rasteve. Kur nxënësit diskutojnë çka paraqet shembulli në përgjithësi, ata kërkojnë konceptin i cili mund të përmbledhë këto aspekte të përgjithësuara. Mësimdhënësi vendos kur dhe si ta paraqesë konceptin.

Konceptet janë mjete të të kuptuarit, të cilat nxënësit mund t’i përdorin për temat të reja. Sa më shpesh që ta përdorin një koncept, aq më mirë do ta kuptojnë atë, dhe aq më të afërta do të bëhen lidhjet dhe ndërlidhjet tërthore (strukturat kognitive/ njohëse). Në vend se t’i mësojnë  faktet  e izoluara për mëndësh, nxënësit mund të lidhin informacionet e reja me kornizën e të kuptuarit, të cilën ata tanimë e kanë zhvilluar.

Si mund të përshtatet ky doracak?

Njësitë përshkruajnë hapin e parë nga dy hapat e rëndësishëm të mësimnxënies, duke lëvizur nga konkretja tek abstraktja. Ata ofrojnë mjetet dhe ua lënë mësimdhënësve dhe nxënësve të vendosin se si do t’i përdorin ato. Ky është hapi i dytë i kundërt – nga abstraktja tek konkretja. Nuk ndryshojnë vetëm nevojat dhe interesat e nxënësve – nga shteti në shtet gjithashtu ndryshojnë edhe problemet dhe mjetet, korniza institucionale dhe traditat arsimore. Kjo është pika fillestare për adaptimin e këtij doracaku.

Njësitë në këtë libër ofrojnë mjete të cilët e mbështesin vetëdijesimin politik, formimin e shkathtësive dhe zhvillimin e qëndrimeve. Ata nuk u referohen çështjeve në ndonjë shtet të veçantë apo në kohë të caktuar, por lexuesi shpesh do të gjejë sugjerime për mësimdhënësin ose nxënësit që të mbledhin materiale/dokumente që lidhin njësitë me kontekstin në shtetet e tyre. Redaktorët dhe përkthyesit

duhet të jenë në dijeni për këtë shteg, që është lënë qëllimisht kështu. Ashtu si çdo shtet që e zhvillon traditën e vet të demokracisë, të rrënjosur në traditën e vet kulturore dhe në zhvillimin shoqëror, çdo shtet gjithashtu duhet të zhvillojë variantin e tij barasvlerës të EQD/EDNJ-së, duke i shtuar kompetencat në sistemin e tij arsimor dhe shkollor, kornizën institucionale të sistemit të tij politik, çështjet politike dhe proceset e vendimmarrjes.

Cilat nocione kyçe janë të përfshira në këtë doracak?

Konceptet në skemën e mëposhtme, të paraqitur me rrathë koncentrik, tregojnë cilat nocione kyçe janë të përfshira nga njësitë e këtij doracaku.

Demokracia është në qendër të skemës për të treguar se ky nocion është i pranishëm në çdo kontekst të EQD/EDNJ-së. Pjesëmarrja e qytetarëve aktiv në komunitetin demokratik është synim kryesor i EQD/EDNJ-së dhe kjo pasqyrohet nga pozicioni kryesor i këtij koncepti.

Në rrethin tjetër, trajtohen tri elemente kyçe të demokracisë: të drejtat, përgjegjësia dhe drejtësia. Ato i referohen tri kushteve të ndërvarura dhe të rëndësishme, që janë të domosdoshme për suksesin e demokracive.

Qytetarëve duhet t’ju jepen të drejtat themelore të njeriut dhe ata duhet t’i shfrytëzojnë në mënyrë aktive, që atyre t’ju mundësohet pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse – p.sh. e drejta për të votuar, liria e të shprehurit, liria e shtypit, barazia para ligjit dhe  e drejta e sundimit të shumicës. Demokracia është konkurruese – ekziston konkurrencë midis interesave, ideve dhe vlerave – dhe prodhimet e vlefshme janë të rralla. Megjithatë, mundësitë për të ndikuar në vendimmarrje, posaçërisht në ekonomi të tregjeve konkurruese, janë të shpërndara në mënyrë të pabarabartë, dhe në shoqëri ekziston shpërndarje e pabarabartë e mirëqenies dhe mundësive. Është çështje politike nëse dhe në çfarë mase rezultatet e shpërndarjes ekonomike dhe shoqërore duhet të korrigjohen (drejtësia shoqërore). Qytetarët mund dhe duhet t’i shfrytëzojnë të drejtat për t’i mbrojtur interesat e tyre, por asnjë komunitet nuk do të mund të mbijetojë nëse anëtarët e tij nuk janë të gatshëm të kujdesen për njëri-tjetrin apo për interesat e tyre të përbashkëta (përgjegjësia). Kjo skemë e përmbledhur tregon se konceptet nuk janë të izoluar por lidhen me njëri-tjetrin me tendosje që duhet të balancohen, dhe kështu pra edhe të  kuptohen.

Konceptet tjera, të renditura në rrethin e jashtëm, janë të lidhura me konceptet qendrore dhe me njëri tjetrin në shumë mënyra

Shigjetat e drejtuara jashtë tregojnë se të gjitha këto koncepte mund të përdoren për trajtimin e çështjeve të ndryshme – morale, shoqërore, ekonomike, ligjore, politike apo ambientale.

V3_P11

 

Konceptet kyçe dhe dimensionet e mësimnxënies në EQD/EDNJ

Konceptet kyçe janë të lidhura me çështjen që është temë diskutimi e njësive si dhe me tri dimensionet e mësimnxënies në EQD/EDNJ që janë paraqitur në hyrje. Tabela vijuese tregon se si njësitë i kontribuojnë mësimdhënies lidhur me, përmes dhe për demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Tabela gjithashtu tregon si dhe pse njësitë janë grupuar nën katër nëntituj që u referohen aspekteve kyçe të EQD/EDNJ-së:

  1. Individi dhe komuniteti;
  2. Marrja e përgjegjësisë;
  3. Pjesëmarrja;
  4. Pushteti dhe kompetencat.

Të radhitur nën katër titujt e mëposhtëm, njësitë formojnë një kurs (lëndë). Pjesa 1 fillon me individin e pastaj përqendrohet në shoqërinë – bashkëveprimin shoqëror, stereotipizimin, diversitetin dhe pluralizmin, pluralizmin dhe konfliktin. Pjesa 2 shtron çështjen se kush duhet të merr përgjegjësinë në komunitet. Në Pjesën 3, Njësia 5 (Prodhimi i gazetave) qëndron vetëm, sepse kjo njësi është më afër me ndërmarrjen e veprimeve në komunitet– në këtë rast, komunitetin e shkollës. Në fund, Pjesa 4 i kushton vëmendje ligjit, legjislacionit dhe politikës, në nivel të përgjithshëm dhe në kontekstin e një mbledhje të shkollës.

Nr. i njësisë Titulli Koncepti kyç në EQD/EDNJ Mësimdhënia lidhur me – përmes – për demokracinë dhe të drejtat e njeriut
“lidhur me”                     “përmes”              “për”
Pjesa 1: Individi dhe komuniteti
1 Stereotipat dhe paragjykimet. Çka është identiteti? Si i perceptoj unë të tjerët, si më vështrojnë ata mua?

Identiteti

 

Individi dhe komuniteti

Perceptimi i ndërsjellë Stereotipat Paragjykimet Identiteti individual dhe grupor Ndërrimi i perspektivave Njohja dhe shqyrtimi i stereotipave dhe paragjykimeve
2 Barazia. A je ti më i barabartë se unë?

Barazia

Diskriminimi

Drejtësia shoqërore

Diskriminimi në shoqëri

Barazia si e drejtë fundamentale e njeriut

Vlerësimi i ndryshimit dhe ngjashmërisë. Kalimi tek perspektiva e viktimave të diskriminimit

Kundërshtimi i situatave të diskriminimit

Arsyetimi moral

3 Diversiteti dhe pluralizmi. Si mund të jetojnë njerëzit së bashku në mënyrë paqësore?

Diversiteti

Pluralizmi

Demokracia

Pluralizmi dhe kufizimet e tij Të drejtat e barabarta dhe edukimi

Mbrojtja e personave apo grupeve të cenueshme me traktatet e të drejtave të njeriut

Toleranca

Përqendrimi tek çështjet dhe jo njerëzit

Diskutimi demokratik

Debati kërkimor

Negocimi

4 Konflikti. Çka të bëjmë nëse nuk pajtohemi?

Konflikti

Paqja

Situatë me leverdi të dyanshme

Dëshirat, nevojat, kompromisi

Mosdhuna Modeli gjashtë fazash për zgjidhjen e konfliktit
Pjesa 2: Marrja e përgjegjësisë
5 Të drejtat, liritë dhe përgjegjësitë. Cilat janë të drejtat tona dhe si mbrohen ato?

Të drejtat

Liritë

Përgjegjësia

Nevojat themelore Dëshirat
Dinjiteti njerëzor Përgjegjësitë dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut
Vetëdijesimi mbi përgjegjësinë personale Identifikimi dhe kundërshtimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut.
6 Përgjegjësia. Çfarë përgjegjësish kanë njerëzit? Përgjegjësia

Përgjegjësitë ligjore,  shoqërore, morale

Roli i OJQ-ve në shoqërinë civile

Arsyetimi moral

Zgjidhja e dilemave (konflikteve dhe përgjegjësive)

Marrja e përgjegjësisë personale
Pjesa 3: Pjesëmarrja
7 Një gazetë e klasës. Të kuptuarit e mjeteve të komunikimit përmes prodhimit të medieve

Demokracia

Opinioni publik

Llojet e medieve të shkruara

Qëllimi i rubrikave të lajmeve

Liria e informacionit dhe shprehjes Planifikimi Bashkëvendimmarrja Marrja e përgjegjësisë personale për një projekt
Pjesa 4: Pushteti dhe kompetencat
8 Rregullat dhe ligji. Çfarë lloj rregullash i nevojiten shoqërisë?

Rregullat dhe ligji

Sundimi i së drejtës

Qëllimi i ligjit   E drejta civile, e drejta penale

Ligjet për të rinjtë Kriteret për një ligj të mirë

Identifikimi i ligjeve të drejta Respektimi i ligjit
9

Qeverisja dhe politika.

Si duhet të qeveriset shoqëria?

Pushteti dhe kompetencat

Demokracia

Politika

Format e qeverisjes (demokracia, monarkia, diktatura, teokracia, anarkia). Përgjegjësitë e qeverisjes

Liria e mendimit dhe shprehjes

Të menduarit kritik

Debatimi

 

Grupimi i njësive sipas aspekteve kyçe i lë mësimdhënësit më shumë fleksibilitet në planifikimin e mësimit. Pyetjet e parashtruara nga nxënësit në një njësi shpesh e përshpejtojnë ndërrimin e këndvështrimit në njësinë pasuese, që mësimdhënësit i mundëson tu përgjigjet më mirë nevojave të nxënësve.

Ashtu siç është përshkruar më lart, të gjitha njësitë në këtë doracak ndjekin qasjen induktive. Tabela tregon kategoritë e lidhura me këto koncepte kyçe brenda njësive (të nxënit lidhur me demokracinë dhe të drejtat e njeriut). Dimensioni i dytë i mësimnxënies i EQD/EDNJ-së, zhvillimi i qëndrimeve dhe vlerave demokratike, drejtpërdrejt është trajtuar në Pjesën 2, marrja e përgjegjësisë. Por, në çdo njësi ekziston dimensioni i vlerave, siç tregon kolona “Mësimdhënia përmes demokracisë dhe të drejtave të njeriut”. Dimensioni i tretë i të nxënit për EQD/EDNJ-në, të nxënit se si duhet të marrim pjesë në komunitet (të nxënit për demokracinë dhe të drejtat e njeriut), gjithashtu është trajtuar në çdo njësi, ku Njësia 5 është përqendruar më shumë në këtë dimension.

Planet mësimore përfshijnë ndarjet për të mësuarit konceptual. Këtu, nuk shpjegohen vetëm konceptet kyçe, por edhe koncepte të tjera që janë të rëndësishme në kontekstin e mësimit.

Koncepti enigmë – një model i të mësuarit konstruktivist

V2_P15_ALB

Koncepti enigmë paraqitet në libër si temë kryesore. Ai rishfaqet në fillim të çdo njësie, së bashku me pjesën që lidhet me konceptin kryesor të asaj njësie të veçantë, të paraqitur në një vend të dukshëm. Këtu janë bashkuar nëntë ilustrimet për të kompletuar tërë enigmën. Kjo figurë mund të interpretohet në mënyra të ndryshme.

Së pari, teksti në çdo fotografi e bën të qartë se cilin koncept të EQD/EDNJ-së e ka menduar artisti, Peti Wiskemannd. Pastaj, duke i bashkuar nëntë fotografitë, enigma tregon se nëntë konceptet janë të lidhura në shumë mënyra dhe formojnë një tërësi kuptimplote.

Mirëpo, enigma na lë përshtypjen se grupi i koncepteve kyçe në këtë libër është vetvetiu i kompletuar, dhe se nuk mund të hiqet apo të shtohet asnjë element. Duke e parë nga ky këndvështrim, enigma mund të duket se bart një porosi çorientuese, duke lënë të kuptohet se nuk është bërë asnjë zgjidhje didaktike në kornizën konceptuale të këtij doracaku.

Natyrisht, këto nëntë koncepte nuk formojnë sistemin e mbyllur të teorisë apo të të kuptuarit. Përkundrazi, ato u zgjodhën sepse menduam se janë të një rëndësie apo dobie të veçantë. Edhe koncepte tjera do të kishin qenë interesant, për shembull paratë, pushteti ose ideologjia. Ky doracak siguron një pako veglash më tepër sesa një teori, dhe është i hapur për përshtatje dhe plotësime.

Në anën tjetër, tentimi për të kuptuar është një hulumtim i kuptimit, ndërsa teoria e njohur e konstruktivizmit procesin e të nxënit e percepton si një përpjekje për të krijuar kuptimin. Nxënësit i lidhin informacionet e reja me atë që e dinë dhe të cilën veç e kanë kuptuar. Kështu, enigma mund të interpretohet si një simbol se si krijohet kuptimi nga nxënësi. Nxënësit do të orvaten të lidhin konceptet kyçe të EQD/EDNJ-së me njëri tjetrin. Duke e bërë këtë, ata në mendjet e tyre krijojnë enigmën e tyre, me lidhje të ndryshme, dhe rregullimin e tyre individual të elementeve. Ata ndoshta do të gjejnë zbrazëtira ose lidhje të zhdukura (që mungojnë) dhe do të shtrojnë pyetje që tejkalojnë synimine këtij grupi të koncepteve kyçe në këtë libër. Rezultatet e tyre do të ndryshojnë, dhe enigma këtë do ta reflektojë duke i treguar konceptet në një renditje tjetër nga diagrami dhe tabela e sipërme. Nxënësit mund të bëjnë gabime kur i formojnë enigmat e tyre, prandaj rezultatet e tyre duhet t’i diskutojnë në klasë. Nëse është e nevojshme, një nxënës apo vetë mësimdhënësi duhet t’i destrukturojë ato.

Kur mësimdhënësi e përdor këtë doracak dhe përgatit mësime, ai ose ajo do të ketë një ide në mendjen e tij se si janë të lidhur këto koncepte, dhe se si nxënësit mund apo duhet t’i kuptojnë ata.

Siç thotë një fjalë e urtë, një fotografi fletë më shumë se një mijë fjalë. Kështu, kjo enigmë mund t’i tregoj lexuesit shumë për konceptet kyçe në këtë libër, për implikimet e zgjidhjeve didaktike dhe për të mësuarit konstruktivist.

Figurat e ndihmojnë lexuesin aktiv (metareflektimi)

Në këtë kapitull është trajtuar një ide abstrakte – konceptet. Autori ka një detyrë të vështirë për ta bërë porosinë e tij të qartë dhe lexuesi ka detyrë të vështirë për ta kuptuar atë. Kjo përvojë e ndarë në mes të autorit dhe lexuesit ka shumëçka të përbashkët me bashkëveprimin në mes të mësimdhënësve dhe nxënësve. Prandaj ia vlen që të paraqesin komunikimin në mes të autorit dhe lexuesit në këtë kapitull. Duke e bërë këtë, edhe njëherë përdorim qasjen induktive, duke nxjerrë një përvojë të përbashkët konkrete, për të fituar një pasqyrë të përgjithshme që mund të përdoret në fusha tjera, veçanërisht në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Hulumtimet kanë treguar se shumë shfrytëzues të librave së pari shikojnë fotografitë dhe diagramet para se ta studiojnë tekstin. Fuqia e fotografive qëndron në tërheqjen estetike të imagjinatës sonë dhe në përqendrimin e informacioneve në to. Dobësia e tyre është se këto informacione transmetohen në mënyrë joverbale. Shikuesi mund të krijojë një ide në mendjen e tij apo të saj që është në kundërshtim me qëllimin e autorit.

Autori, lexuesi dhe porosia formojnë një marrëdhënie trekëndore. Në këtë strukturë, një element gjithmonë mungon nga marrëdhënia e dy të tjerëve. Kjo do të thotë se autori nuk ka kontroll të plotë mbi porosinë që lexuesi e formon në mendjen e tij ose të saj, ashtu sikurse edhe mësimdhënësi që nuk mund të vendosë se çka mban mend apo harron përfundimisht nxënësi. Mirëpo, nëse lexuesi është i interesuar dhe i gatshëm të mësojë, nëse kuptimi për figurën që ka marrë ai ose ajo është i saktë  – nëse ai korrespondon me porosinë e menduar të autorit  – atëherë autori duhet të sigurojë një tekst që e komenton ose shpjegon figurën.

ID_4110_Exploring children's

 

Është interesante të krahasohet struktura e komunikimit në mes të autorit dhe lexuesit me atë të mësimdhënësit dhe nxënësit në modelin e trekëndëshit didaktik.. Ka analogji strukturore, dhe dallime domethënëse.

Në të dy rastet, ka një strukturë trekëndore, që do të thotë se asnjë element apo aktor nuk mbizotëron të tërën. Autorët komunikojnë me lexuesit e tyre përmes një mjeti siç është ky doracak. Zakonisht është një komunikim njëdrejtimësh. Autori dhe lexuesi rrallë takohen personalisht, dhe autori nuk merr reagime (informata kthyese) të rregullta. Autori nuk ka kontroll të plotë mbi porosinë që shfaqet në mendjen e lexuesit.

Në klasë, mësimdhënësi nuk ka kontroll të plotë mbi proceset e mësimnxënies së nxënësit. Mirëpo, marrëdhënia personale në mes të nxënësve dhe mësimdhënësit sigurojnë reagim ( informata kthyese) të përhershëm, dhe personaliteti i mësimdhënësit është mjeti më i fuqishëm në procesin e mësimdhënies.

Derisa e shikon një figurë, lexuesi e krijon një mesazh (porosi) në mendjen e tij ose të saj dhe parashikon çka duhet pritur kur ta lexojë tekstin që ia ka ofruar autori. Lexuesi ndoshta do të konstatojë se kuptimi i figurës sipas tij ose saj është konfirmuar, apo ndoshta ai ose ajo do të provojë destrukturimin e disa elementeve. Figurat ndihmojnë për krijimin e një dialogu ndërmjet autorit dhe lexuesit që ndodh në mendjen e lexuesit. Kombinimi i figurës dhe tekstit e ndihmon lexuesin aktiv – dhe mendimtarin.

Leximi i figurave është një shkathtësi kryesore në të ashtuquajturën shoqëri të informacionit, dhe nxënësit duhet të aftësohen për këtë shkathtësi. Prandaj, sugjerojmë që mësimdhënësi ta komentojë këtë enigmë me nxënës. Shpjegimi i fotografisë është detyrë që duhet ta bëjë qoftë mësimdhënësi apo nxënësit. Mësimdhënësi mund ta përdori për tu paraqitur nxënësve kurrikulën që e ofron ky doracak, ose ndoshta si përmbledhje në fund të vitit shkollor. Nxënësit mund ta ndajnë enigmën në nëntë pjesë dhe atë ta rikonstruktojnë sipas planit aktual që është paraqitur në mendjet e tyre. Duke i përdorur kombinimet dhe lidhjet e tyre personale të pjesëve të enigmës dhe konceptet që ata paraqesin, nxënësit do të vetëdijesohen për mënyrat e tyre personale të të mësuarit dhe kuptuarit. Me pasqyrimin e kësaj përvoje në nivel të të mësuarit konceptual, ata mund të kuptojnë se liria e mendimit dhe e shprehjes nuk janë vetëm kushte të vendimmarrjes demokratike, por edhe të të lexuarit dhe mësuarit.