2. Hulumtim në internet

Living Democracy » Textbooks » 2. Hulumtim në internet

Ju mund të gjeni informacion në lidhje me çdo subjekt të imagjinueshëm në internet. Ju duhet të mendoni  paraprakisht  si do të gjeni informacionin më thelbësor dhe të saktë në lidhje me temën tuaj.

1. Gjetja e informacionit

Shënoni,  në një fletë letre, fjalët kyç për temën tuaj, të dhënë ose të zgjedhur. Mundohuni të analizoni se çfarë doni saktësisht të dini në lidhje me këtë temë.

Shembuj:

  • EQD/EDNJ;
  • Këshilli i Evropës;
  • Pakicat;
  • Demokracia.

Kombinojini termat e kërkimit, për shembull “tregjet e qyteteve mesjetare”, duke përdorur thonjëza.

  • Cilat kombinime, fjala vjen, do t’ju ndihmojnë për të gjetur informacionin më të rëndësishëm në lidhje me temën tuaj?
    Shënoni këto kritere në një fletë letre.

2. Kontrolloni informacionin tuaj

Për shkak se kushdo mund të hyjë në internet për të krijuar informacion, është e rëndësishme   të përdorni metodën e kontrollit të dyfishtë për  informacionin që gjeni, për para se ta përdorni atë.

Mundohuni të sqaroni problemet e mëposhtme:

  • A mund të gjeni këtë informacion në faqet e tjera në internet?
  • Kush e bën informacionin të arritshëm nga publiku?
  • Çfarë interesi mund të ketë një person ose organizatë në bërjen e këtij informacioni të arritshëm nga  publiku?
  • A është personi ose organizata e besueshme?

Krahasoni të dhënat nga interneti me informacione nga burime të tjera:

  • A mund të gjeni të njëjtin informacion në një libër, me anë të një interviste ose nëpërmjet përvojës suaj?
  • A është informacioni në internet i përditësuar, i kuptueshëm, më i plotë se ai që ju mund ta gjeni në një libër, intervistë ose përmes vëzhgimit tuaj?
  • Cilat informata i përshtaten më mirë qëllimit tuaj?

3. Ruajtja e informacionit

Pasi të keni gjetur një adresë  të mirë interneti, të cilën  ju dëshironi ta vizitoni përsëri  më vonë ose të dëshironi ta përdorni si një burim për punën tuaj, bëni listën tuaj personale të uebsiteve:

  • Hapni një dokument të veçantë.
  • Theksoni URL (adresa).
  • Kopjoni URL duke shtypur CTRL (kontrolli) dhe C në të njëjtën kohë.
  • Hidheni URL në një dokument, duke shtypur CTRL (kontrolli) dhe V në të njëjtën kohë.
  • Ruani dokumentin tuaj nën “ueblist_topic”, p.sh. “ueblist_demokraci”.