Mësimi 3: Barazia në mes të meshkujve dhe femrave

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 3: Barazia në mes të meshkujve dhe femrave

Si duhet t’i trajtojmë meshkujt dhe femrat?

Objektivat e mësimnxënies

Nxënësit vetëdijesohen për diskriminimin në baza gjinore në shoqëri.

Nxënësit janë në gjendje të kuptojnë pikëpamjet e viktimave të diskriminimit në baza gjinore.

Nxënësit kanë mundësi të reagojnë në situata të diskriminimit.

Detyrat e nxënësve Nxënësit gjykojnë se si ata, dhe shoqëria në përgjithësi, i trajtojnë femrat në shoqërinë e tyre.
Burimet Një kopje të një tregimi nga prospektet e nxënësve 2.2 për çdo grup. Një fletë e madhe e letrës dhe shënjues (marker) për çdo grup.
Metoda Grupe të vogla, diskutime dhe prezentime.

 

Kuti informacioni

Do të kalojë një kohë shumë e gjatë para se meshkujt dhe femrat të trajtohen si qenie të barabarta njerëzore me ligj dhe në jetën e tyre të përditshme. Situatat e ndryshme në familje, në shkollë dhe në punë ofrojnë mundësi për rritjen e bashkëndjenjës për këto çështje dhe thellimin e mendimeve se si duhet trajtuar ato. Ky mësim shërben, gjithashtu, edhe si një ftesë për të bërë ndryshime të disa praktikave në klasë apo në shkollë

Mësimi

Klasa ndahet në grupe me katër apo pesë nxënës. Çdo grupi i jepet njëri nga tregimet e dhëna në prospektet për nxënës 2.2. Pasi të kenë përfunduar leximin, nxënësit ftohen të diskutojnë për pyetjet e dhëna në çdo tregim.

Mësimdhënësi pastaj bën një komentim përcjellës për secilin tregim, duke kërkuar nga raportuesi i çdo grupi të paraqesë një përmbledhje të shkurtër të tregimit të tyre, dhe të paraqesë rezultatet e diskutimeve të grupit.

Pasi që të bëhet kjo, mësimdhënësi kërkon që nxënësit të lexojnë me kujdes tabelën dhe tekstin në dërrasën e zezë me kujdes, dhe pastaj të japin dy shembuj të dallimeve të seksit, dhe dy shembuj tjerë të dallimeve të gjinisë, për të siguruar që të gjithë nxënësit i kuptojnë përkufizimet e dhëna.

Seksi Gjinia
I përcaktuar biologjikisht E përkufizuar në marrëdhënie shoqërore
Statik, nuk mund të ndryshojë Dinamike, mundësi për t’u ndryshuar
“Seksi u referohet ndryshimeve të dallueshme në mënyrë të natyrshme bazuar në karakteristikat biologjike të të qenit femër apo mashkull.” “Gjinia është koncept që i referohet
ndryshimeve shoqërore, për dallim nga ato biologjike, në mes të meshkujve dhe femrave që ne i kemi mësuar, të cilët me kohë pësojnë ndryshime dhe që ndryshojnë shumë në bazë të faktorëve historik, kulturor, tradicional, gjeografik, religjioz, social dhe ekonomik.”

Pasi të kthehen nëpër grupet e tyre, nxënësve u jepet një fletë e madhe e letrës dhe marker. Ata tani diskutojnë nëse mendojnë se shkolla e tyre mbështet apo jo barazinë gjinore. Nëse ata mendojnë se po, duhet të paraqesin pesë shembuj të cilët e mbështesin mendimin e grupeve të tyre. Por, nëse përgjigjja e tyre është “jo”, ata duhet të shënojnë deri në pesë gjëra të cilat mund të bëhen për të përkrahur barazinë gjinore në shkollën e tyre.

Nga çdo grup kërkohet që të paraqesin konstatimet e tyre.

Nëse mësimdhënësi dëshiron të zgjerojë këtë aktivitet në një projekt pune, ai ose ajo duhet të kërkojë nga nxënësit të zgjedhin një apo dy ide dhe të përpilojnë një plan për t’i zbatuar këto në shkollë. Plani duhet të përfshijë objektivin e përgjithshëm, hapat e ndryshëm që duhet të ndërmerren, njerëzit përgjegjës dhe planin kohor.

Shembull i një plani

Objektivi i përgjithshëm:
Çka duhet bërë? Kush do ta bëjë? Kur duhet të jetë i gatshëm?
a
a
a
a
a