Mësimi 3: Konflikt i të drejtave të njeriut

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 3: Konflikt i të drejtave të njeriut

Përplasje në mes të drejtave të njeriut. Çka tani?

Objektivat e mësimnxënies Të mësuarit për të njohur dhe analizuar situatat ku të drejtat e njeriut janë në konflikt.
Detyrat e nxënësve Analizimi i një situate ku të drejtat e njeriut janë në konflikt.
Burimet Fletë të mëdha të letrës dhe markera për çdo grup.
Prospektet për nxënës 4.3.
Prospektet për nxënës 5.2.
Metoda Punë në grupe të vogla.
Të menduarit kritik.

Kuti informacioni

Edhe pse në shikim të parë të drejtat e njeriut mund të duken se ofrojnë përgjigje të qarta, nuk ndodh gjithmonë kështu. Në të vërtetë, ka shumë situata në të cilat e drejta e dikujt është në konflikt me të drejtën e dikujt tjetër. Në rastin e tillë, të menduarit kritik mund të ndihmojë në peshimin e të drejtave të përfshira kundër njëra tjetrës, dhe në përcaktimi e zgjidhjes për këtë.

Mësimi

Grupet punuese (katër ose pesë nxënës në grup) marrin një rast për konflikt të të drejtave të njeriut (prospektet për nxënës 4.3 “Pesë raste të konfliktit të të drejtave të njeriut”), një fletë e madhe e letrës dhe shënjues (marker).

Së pari, nxënësit ftohen që të diskutojnë se cilat të drejta të njeriut janë të përfshira në konflikt. Për këtë diskutim, grupit mund t’i jepet një listë e të drejtave të njeriut (prospektet për nxënës 5.2). Pasi të jenë pajtuar se cilat të drejta janë në konflikt, ata e ndajnë fletën e letrës siç është treguar më poshtë. Mësimdhënësi mund ta përgatisë këtë në dërrasën e zezë dhe të shënojë të drejtat e përfshira në konflikt në kutinë e parë.

Numri i rastit
Të drejtat e njeriut që janë të përfshira

Zgjidhja
Pse?

Detyra e dytë është që të zhvillohet diskutim i hapur se çka nxënësit mendojnë se do të ishte zgjidhje për konfliktin. Ata japin arsyet për zgjedhjen e tyre dhe ato i shënojnë në fletën e tyre.

Nga çdo grup pastaj kërkohet që të caktojë një përfaqësues, i cili përgjigjet e grupit ia paraqet tërë klasës. Mësimdhënësi mund të pyes klasën të japin mendimin e tyre për zgjedhjet e bëra, dhe nëse ata pajtohen apo jo me idetë e grupit.