Mësimi 3: Draft statute

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 3: Draft statute

Krahasimi i ideve në projektin institucional për zgjidhjen e problemit shumicë/pakicë

Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit.

Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD/EDNJ.

Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë.

Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor.

Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit.

Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit.

Trajnimi i kompetencës Dhënia e prezantimeve të shkurtra, duke krahasuar dhe gjykuar idetë dhe arsyetimet.
Objektivat e të mësuarit Dizajni institucional përfshin kritere të tilla si fizibiliteti, drejtësia dhe stabiliteti.
Detyrat e nxënësve Nxënësit shqyrtojnë kriteret e dizajnit institucional. Ata japin prezantime dhe krahasojnë idetë e tyre.
Materialet dhe burimet

Fletët e punës së nxënësit 7.4 Matrica për prezantimet e nxënësve (dërrasë të zezë ose tabelë).

Pesë fletët A4me lapustila për grup; tub zamke ose shirit ngjitës.

Metoda Prezantime në group, diskutime plenare.
Koha në dispozicion 1. Prezantime: projekt statuti për klubin sportiv (30 min)
2.  (10 min)

 

Informacion

Ky mësim i kushton pjesën më të madhe të kohës të folurit me nxënësit. Grupeve u jepet mundësia të shprehin pikëpamjet e tyre (pjesëmarrje), me kusht që prezantimet e tyre të janë të gatshme dhe folësit  të respektojnë afatin (efikasitetin). Pjesëmarrja varet nga efikasiteti. Puna me efikasitet është një parakusht për të marrë pjesë në demokraci. Për këtë arsye, trajnimi i aftësive metodike është i rëndësishëm në EQD/EDNJ.

 

Përshkrimi i  mësimit

1. Prezantimet e nxënësve

Mësuesi përshkruan agjendën: folësit e grupit japin prezantimet e tyre, duke iu referuar pyetjeve kryesore në fletën e punës së nxënësve 7.3. Këto pyetje rishfaqen në matricë. Ato i referohen kritereve të projektimit institucional – fizibilitetit, drejtësisë, stabilitetit.

Mësuesi vizaton matricën në tre tabela apo në dërrasën e zezë. Për të reduktuar kohën e shkrimit, mësuesi ngjit fletë të madhësisë A4 në matricës që tregon pyetjet kryesore. Ky është edhe një demonstrim i metodës së prezantimit që nxënësit do të përdorurin.

Pyetjet kyç Grupi 1 Grupi 2 Grupi 3 Grupi 4 Krahasimi
Shpërndarja e fondeve: si?
Kush e vendos shpërndarjen?
Autonomia për grupet?
Mos diskriminimi?

 

Secili grup ka deri në gjashtë minuta për prezantimin e saj. Grupet paraqesin rezultatet e tyre me radhë. Mësuesi drejton sesionin e prezantimeve. Nxënësit nuk duhet të fillojnë diskutime para se të dëgjohen të gjitha prezantimet. Megjithatë, prezantuesit duhet të shpjegojnë arsyet për sugjerimet e grupit të tyre.

Mësuesi inkurajon prezantuesit të përballen me klasën dhe jo të krijojnë kontakt me sy vetëm me mësuesin.

Një anëtar i ekipit të dytë është përgjegjës për regjistrimin e informacionit. Ky nxënës bën shënime të shkurtra në seksionet e parashikuara në dërrasën e zezë ose, mundësisht, në tabelë (mund të përdoret edhe fletë transparente). Nxënësit marrin shënime në  Fletët e punës se tyre. Këto të dhëna sigurojnë materialin për diskutim në mësimin e ardhshëm.

Mësuesi inkurajon prezantuesit për të shpjeguar arsyet për sugjerimet e grupit të tyre.

2. Krahasimi i draft-statuteve

Nxënësit krahasojnë modelet para se t’i gjykojnë ato. Ndërkohë që prezantimet e grupit  strukturohen vertikalisht në kolona e, përgjigjet e pyetjeve kyçe në vijim, nxënësit   kalojnë në leximin e matricës në rreshtat horizontalisht, duke krahasuar përgjigjet e grupeve ndaj një pyetje të veçantë kyç. Në kolonën e fundit, mësuesi, i cili kryeson këtë fazë të mësimit, vëren konstatimet e nxënësve.

Nxënësit mbajnë shënimet e tyre në Fletën e punës së nxënësve 7.4.

3. Detyrat e shtëpisë – përgatitja e të dhënave për diskutim

Mësuesi i shpjegon nxënësve se duhet të fillojnë mësimin e ardhshëm me të dhënat (inputet) e  tyre. Cila nga projekt-statutet është më bindës, sipas mendimit të tyre dhe për çfarë arsyesh?

Fleta e punës së  nxënësit  7.4 ofron pyetjet kyçe për të gjykuar statutin,  u jep nxënësve udhëzime  si t’i përdorin këto pyetje dhe shpjegon edhe qëllimin e tyre në EQD/EDNJ.