KAPITULLI 9: Media – Media në përdorim: Unë do ta bëja nëse do të mundesha

Living Democracy » Textbooks » KAPITULLI 9: Media – Media në përdorim: Unë do ta bëja nëse do të mundesha

Kapitulli 9: Koncepti kyç – “Media”

Informacion për mësuesit: nxënësit i tregojnë njëri-tjetrit si të përdorin pajisjet e medieve

Siç tregohet edhe në hyrje të këtij manuali, edukimi për qytetari demokratike dhe
edukimi për të drejtat e njeriut dallohen mes tri kompetencave. Ky kapitull merret me medien si kompetencë, e cila është një nga elementet qendrorë që u mundëson njerëzve të marrin pjesë në mënyrë aktive ose pasive në shoqërinë civile. Për të integruar këtë qasje si duhet, më poshtë listohen tri kompetencat.

Kompetencat e EQD/EDNJ:

Kompetenca në analizën dhe gjykimin politik

Aftësia për të analizuar dhe diskutuar ngjarjet politike, problemet e dhe çështjet e diskutueshme …

.

Kompetenca në përdorimin e metodave

Përvetësimi i shkathtësive dhe aftësitë për të gjetur dhe absorbuar informacionet, për të përdorur mjetet dhe mediet e komunikimit …

Kompetencat në vendimmarrjen dhe veprimin demokratik

Aftësia për të vlerësuar potencialin (dhe kufizimet) e dikujt për pjesëmarrjen politike dhe në zgjedhjen e duhur të një kursi veprimi …

 

Kompetenca e dytë në tabelë – “kompetenca në përdorimin e metodave” – përfshin kompetencën e medies si një element qendror. Në kapitullin në vijim, fokusi kryesor qëndron në aftësinë për të punuar me mediet ekzistuese, në përdorimin e mundësive dhe në njohjen e kufizimeve e kufijve të saj. Në edukimin e medieve, mund të diferencohen katër dimensione të kompetencës së medies:

Kompetenca teknike e medies:

  • Aftësia për të përdorur medien në mënyrë të saktë dhe për  njohjen e mundësive të saj krijuese.

Kompetenca kulturore e medies:

  • Njohja e “kodeve” të medieve dhe e t ë gjitha formave estetike dhe shoqërore të shprehjes. Përdoruesit e kualifikuar  janë në gjendje të kuptojnë kodet e medieve, mund t’i perceptojnë dhe të kuptojnë deklarata për shtyp dhe mund t’i përdorin edhe për qëllime të tjera.

Kompetenca sociale e medies:

  • Aftësia për të përdorur me mençuri forma të ndryshme në tregun e komunikimit. Marrëdhëniet janë duke u bërë gjithnjë e më të afërta me mediet, duke përfshirë edhe format e ndryshme të “rrjeteve socialë”.

Kompetenca reflektive e medies:

  • Përdoruesi është në gjendje të analizojë  në mënyrë kritike funksionin e medieve, si dhe sjelljen e njeriut  ndaj medies, në çdo kohë të dhënë.

Gama e gjerë e edukimit për medien përfshin këto katër dimensione. Këndvështrimi EQD/EDNJ vetëm prek disa aspekte të këtyre koncepteve dhe nuk zëvendëson edukimin e medies. Por, në lidhje me qëllimet mësimore të lidhura me medien, këto përfaqësojnë strategji thelbësore të edukimit për medien. Lidhja e drejtpërdrejtë midis kompetencës teknike të medies e zotëruar nga mësuesit  dhe shpeshtësia e përdorimit të  medieve në klasë është një arsye tjetër për vlefshmërinë e këtij kapitulli. Shumë mësues e pranojnë haptazi se nuk dinë të menaxhojnë  dhe të punojnë si duhet me llojet e ndryshme të medieve ose të kuptojnë mundësitë e përdorimit të tyre në klasë. Megjithatë, një gjë është e qartë: sa më të sigurt të ndjehen mësuesit në përdorimin e medieve të ndryshme, aq më i shpeshtë do të jetë përdorimi i medieve në mësimdhënie.

Në këtë kapitull  trajtohet, si  kompetenca praktike e mësuesve në media, ashtu edhe ajo e nxënësve. Vetëm pasi të jenë trajtuar, fokusi i kapitullit kalon për përdorimin e medies dhe në  zgjedhjen e një teme specifike për të punuar.

Qëllimi i edukimit për qytetari demokratike dhe të drejta e njeriut është të mbështetë  zhvillimin e kompetencave në tri fusha. Ky kapitull ka profilin e mëposhtëm të kompetencës.

Kompetenca në …
… analizë dhe gjykimin politik … përdorimin e metodave … vendimmarrjen dhe veprimin politik
** * ***
Mbështetja me mjete
Në këtë kapitull do të përdoren mjetet e mëposhtme nga kutia e mjeteve të nxënësit. Mësuesi duhet të vendosë nëse disa ose të gjithë nxënësit kanë nevojë për përgatitje shtesë që të jenë në gjendje të punojnë me këto mjete.
X Hulumtim në biblioteka
X Hulumtim në internet
0 Kryerja e intervistave dhe sondazheve
0 Interpretimi i imazheve
X Harta mendore
X Krijimi i posterave
X Organizim ekspozitash
X Planifikimi dhe paraqitja e prezantimeve
0 Përgatitja e sliderave për projektor ose një prezantim në PowerPoint
0 Shkrim artikujsh në gazeta
0 Vënia e një shfaqjeje
0 Debate të përbashkëta

KAPITULLI 9: Media
Media në përdorim: Unë do ta bëja po të mundesha!

Nxënësit i tregojnë njëri-tjetrit se si të përdorin pajisjet e medieve

Titulli i mësimit Objektivat e mësimit Detyrat e nxënësve Burimet Metodat

Mësimi 1:

Ne përgatisim një ekspozitë

Nxënësit:

– kuptojnë se është e rëndësishme të kuptojnë detajet teknike të pajisjeve të medieve dhe të investohet koha e nevojshme për këtë qëllim.

– përgatisin një ekspozitë me pajisje të tyret dhe me ndihmën e pajisjeve të shkollës.

Përdorimi i një pajisje të cilën nuk e njohin bën që nxënësit të përpiqen të përshkruajnë atë  dhe mënyrën sesi funksionon.

Ata mbledhin dhe përshkruajnë pajisje të ndryshme të medies dhe përgatisin një ekspozitë në klasë.

Një pajisje media (të tilla si një aparat fotografik etj.), material i shkruar. Biseda, punë në grup, detyrat e shtëpisë.

Mësimi 2:

Pushteti i dijes  dhe i aftësive!

Nxënësit:

– kuptojnë diversitetin ose numrin e kufizuar të pajisjeve të medies që mund të përdorin.

Përgatitja e një ekspozite të medies në klasë dhe çuarja më tej e të kuptuarit si punon një pajisje specifike e medies. Pajisjet vetjake për medien, pajisjet shkollore të medies, materiali i shkruar nga mësuesi për Kapitullin 9, mësimet 1 dhe 2, material i shtypur për nxënësit. Varet nga organizimi i përzgjedhur nga mësuesi.

Mësimi 3:

Koha e prezantimit!

Nxënësit:

–          bëhen specialistë teknike për të pajisjet e zgjedhura të medies.

mësojnë se si të paraqesin informacionin e përgatitur.

Si specialistë të pajisjes së tyre të zgjedhur të medies, nxënësit bëjnë prezantime në grupe. Pajisje të medies, mjetet individuale për të bërë prezantime. Prezantimet e grupit.

Mësimi 4:

Ne planifikojmë një produkt të medies

Nxënësit:

– zbatojnë kompetencën teknike të fituar  për medien;

– zgjedhin një temë dhe pajisjet e medies që nevojiten të përdoren.

Duke përdorur një proces demokratik dhe pjesëmarrës(në grupe të vogla dhe në një diskutim plenar), klasa vendos për temën që do të punojnë dhe pajisjet e medies që do të përdorin për të. Mjeti “Harta imagjinare” (mjet nga kutia e mjeteve), Mjet i printuar: formular për përzgjedhjen e mjeteve të medies për temën e zgjedhur. Puna në grup, vendimmarrja në seancë plenare.