Kapitulli 3 (Arsimi fillor, klasa 3) – Ne jemi magjistarët!

Living Democracy » Textbooks » Kapitulli 3 (Arsimi fillor, klasa 3) – Ne jemi magjistarët!

A  Planifikimi

 

Çështjet themelore/temat

Veprimtaritë kryesore

Burimet

Mësimi 1

Çfarë mund të bëjë një njeri i zakonshëm me një problem?

Çfarë mund të bëjë një magjistar?

Nxënësit mësojnë për të dalluar mes zgjidhjeve realiste dhe magjike për probleme të llojeve të ndryshme. Ata vizatojnë pamjen e një personi të zakonshëm ose një magjistari.

Dërrasa e zezë është e përgatitur që më parë për të mbledhur idetë e fëmijëve; vizatimet; shiritin ngjitës; fletë letre me madhësi A 4, shkumësa me ngjyra

Mësimi 2

A mund të gjejmë ne zgjidhje nëpërmjet diskutimit tonë?

Në një diskutim plenar nxënësit mësojnë të dallojnë mes zgjidhjeve të mundshme dhe të pamundshme për problemet e përditshme.

Figurina letre të prera; shkumësa me ngjyra

Mësimi 3

Çfarë zgjidhjesh mund të gjej?

Si mund të ndihmoj?

Nxënësit përpiqen të gjejnë zgjidhje për situata të vështira në jetën e tyre të përditshme. Ata paraqesin zgjidhjet e tyre me aktrim dramatik.

Props for a role-play    if required.

Mësimi 4

Si mund të tregojmë zgjidhje për problemet me një aktrim dramatik? Çfarë kemi mësuar ne në këtë mënyrë?

Nxënësit përsëritin si të luajnë rolin e tyre dhe e aktrojnë atë në klasë.

Përgatitje për rolin që luan nëse kërkohet

 

B  Informacion dhe objektivat mësimore

Fëmijët shpejt bëhen të vetëdijshëm për faktin se shumë gjëra janë jashtë kontrollit të tyre. Ata janë subjekt i vendimeve që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e tyre, por ata janë shpesh në gjendje për të ndikuar mbi to. Por fëmijët janë gjithashtu të aftë për të udhëtuar në një botë të imagjinatës së tyre. Kjo duhet të jetë një përpjekje për të shpëtuar nga bota e vërtetë. Bota e imagjinatës është edhe sfera ku krijohen plane të reja, përvojat mund të reflektohen dhe ku një person mund të fitojë forcë para se të kthehet në botën e vërtetë.

Për projektin e mësimdhënies  në kapitullin  3, ne sugjerojmë vizatimin në kapacitetin imagjinativ të fëmijëve dhe duke u dhënë atyre mundësinë për të transformuar idetë e tyre në zgjidhje për jetën reale, në lidhje me të drejtat bazë të fëmijëve.

V5_P16

 

Fëmijët  e përfytyrojnë veten magjistarë. Ata duhet të përpiqen të gjejnë, si magjistarë, një zgjidhje  për një problem të  komunitetit dhe ta vënë në praktikë (për shembull të përqendrohen në një problem të mjedisit  të pastër në klasë dhe në oborrin e shkollës).

Ky kapitull mbështetet në komunikimin në klasë. Prandaj është me rëndësi të madhe që fëmijët të ulen në vende të përshtatshme. Kur komunikojnë në grupe, të gjithë pjesëmarrësit duhet të ulen ballë për ballë. Përpiquni të shmangni uljen me fytyrë nga dërrasa e zezë  e të gjithë nxënësve. Ulja në rreshta i vë fëmijët që janë në skaje në dizavantazh. Përkundrazi, fëmijët duhet të ulen në një rreth ose rreth një tavoline.

Mësuesi vendos kur t’i  zhvillojë mësimet e këtij kapitulli, megjithatë,  ne sugjerojmëjavën e dytë dhe të tretë të nëntorit, pasi përputhet me Ditën  Universale të Fëmijëve  (shihni edhe sugjerimet në fund të mësimit të katërt).

C  Pyetjet kryesore për reflektim në orët e të drejtave të fëmijëve

Përjetimi i të drejtave të fëmijëve

Njohja e të drejtave të fëmijëve

Zbatimi i të drejtave të fëmijëve

Mësuesi

Si janë thjeshtuar parimet e të drejtave të fëmijëve në shkollë dhe në klasë?

Çfarë dinë fëmijët për të drejtat e fëmijëve?

Të mësojnë si të ndërmarrin veprime jashtë shkollës: çfarë kanë mësuar nxënësit për jetën e tyre në të ardhmen?

Shkolla është si një mikro-shoqëri. Nxënësit diskutojnë probleme së bashku dhe gjejnë zgjidhje për problemet e tyre në klasë dhe në jetën e tyre. Ata bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, jo vetëm me mësuesit.

Neni 13, 14, 28, 31 (shih shtojcën: Konventa për të Drejtat e Fëmijës e KB).

Nxënësit mendojnë për situata të jetës reale dhe fillojnë të vënë në jetë zgjidhje për problemet që janë të vërteta për vetë ata dhe për të tjerët.

Nxënësit

Çfarë unë kam mësuar për të drejtat e fëmijëve?

Si i përjetova të drejtat e fëmijëve në klasë?

Cilat janë veprimet që jam në gjëndje të ndërmarr tani?

Ne kemi dëgjuar njëri tjetrin dhe kemi zbuluar se disa nga dëshirat dhe problemet tona mund të jenë shumë të ndryshme.

Ne kemi parë se si mund të gjejmë së bashku zgjidhje për probleme të tilla.

Unë di se fëmijët kanë të drejta të veçanta, të drejtat e fëmijëve. Unë e di se ka një Ditë Universale të Fëmijëve më 20 nëntor.

Unë po mësoj të shoh dallimin mes mrekullive dhe zgjidhjes së problemeve në jetën reale.

Unë e di që njerëzit e tjerë dhe unë kemi të drejta, por unë duhet të bëj diçka për t’u siguruar që këto të drejta të mbrohen, si të miat ashtu edhe ato të njerëzve të tjerë.

Gjetja e një zgjidhje për një problem nuk është gjë e lehtë për të bërë. Ne nuk mund t’i zgjidhim të gjitha problemet menjëherë. Disa nga dëshirat tona nuk do të përmbushen për një kohë të gjatë.

 

D  Procedura

Mësimi 1

Mësuesi i mbledh nxënësit në një gjysmërrethi, përballë dërrasës së zezë, për t’i mundësuar çdo fëmije një pamje të mirë të tabelës.

Mësuesi vizaton dy persona në dërrasë: një grua ose burrë të zakonshëm dhe një magjistar. Edhe fëmijët, në çifte, duhet të vizatojnë  dy figura dhe të përpiqen t’u përgjigjen pyetjeve të mëposhtme, së bashku:

  • Cili është ndryshimi ndërmjet një njeriu të zakonshëm dhe një shtrige ose magjistari?
  • Çfarë bën personi i zakonshëm në situata të caktuara, për shembull, kur nuk ka bukë në shtëpi?
  • Çfarë bën magjistari në të njëjtat situata?
  • Për të nxitur imagjinatën, mësuesi mund t’u kërkojë nxënësve të identifikojnë situata të ttjera të mundshme.dhe i ndihmon nëse është e nevojshme.  Më pas, ai i mbledh të gjitha përgjigjet e nxënësve në një listë në dërrasë, duke përdorur tabelën e mëposhtme:

Person i “Zakonshëm”

Shtrigw ose magjistar

Situata 1 (p.sh. Uria)

Situata 2 (p.sh. Varfwria)

Situata 3 (p.sh. Mërzia)

Situata 1 (p.sh. Ditëlindja)

Etj.

Fëmijët ndajnë dhe diskutojnë zgjidhjet e problemeve të ndryshme. Për të zgjeruar diskutimet mund të përdoren pyetjet e mëposhtme:

  • A mund të shihni ndonjë zgjidhje ose ide të bërë nga një magjistar i mirë apo i keq? Si do të vepronte një magjistar i mirë në këtë raste. Po një magjistar i keq dhe dinak?
  • Kur keni dëshiruar për herë të fundit të kishit qenë magjistar, dhe çfarë donit të ndryshonit atëherë?
  • Cila është dëshira juaj më e madhe tani? Si do ta përmbushnit kwtw dwshirw nwse do tw kishit fuqi magjike. Si do ta pwrmbushnit kwtw dwshirw nw realitet?
  • Etj.

Mësuesi i nxit nxënësit të dalin përpara me idetë e tyre dhe u jep të gjithëve mbështetje pozitive. Ai shpjegon se klasa do të flasë për magjistarët disa herë në mësimet e ardhshme dhe u jep nxënësve si detyrë të shohin për foto të magjistarëve në revista ose libra  dhe, nëse është e mundur, t’i sjellin ato në klasë. Fotografitë dhe librat duhet të shfaqen në një ekspozitë të vogël.

Në pjesën e mbetur të mësimit, fëmijët duhet të përfundojnë vizatimet e tyre të magjistarëve dhe personave të zakonshëm dhe t’i ngjyrosin ato. Këto vizatime mund të përfundojnë edhe si detyrë shtëpie

Mësimi 2 (kohëzgjatja rreth ½ mësimi)

Hyrje: duke parë dhe komentuar ekspozitën, nëse ajo është bërë shumë e madhe për t’u paraqitur.

Mësuesi nxit nxënësit për të sjellë foto dhe libra mbi magjistarët dhe për të përfunduar vizatimet e tyre.

Fëmijët tani ulen në një rreth. Mësuesi u tregon atyre që, disa vite më parë, janë shkruar disa të drejta të veçanta që merren me jetën dhe gjendjen e fëmijëve   Këtu rekomandojmë leximin e Deklaratës së të Drejtave të Fëmijës (1959), të cilën mësuesi mund ta përshtatë dhe ta shkurtojë sipas nevojave.

Mësuesi duhet të bëjë përshkrimin sa më të thjeshtë, për t’u kuptuar nga nxënësit, me shembuj nga jeta reale dhe të lidhura me për vojat vetjake të nxënësit.

Për të përmbyllur, mësuesi mund të hartojë një listë me çëshjtet kryesore së bashku me fëmijët dhe ta shkruajë atë në dërrasën e zezë. Nxënësit mund ta shkruajnë listën në fletoret e tyre të punës.

Fëmijët duhet të kuptojnë këtë:

  • Të drejtat e njeriut ekzistojnë.
  • Këto të drejta janë të vlefshme për çdo fëmijë, edhe në vendin tuaj.
  • Qëllimi është të aftësohen fëmijët të rriten në mënyrë të plotë e të shëndetshme (kjo  përfshin zhvillimin e tyre: fizik, moral, psikologjik, mendor dhe atë social).
  • Fëmijët duhet të gëzojnë si lirinë edhe respektin e dinjitetit të tyre personal.
  • Në hapin e parë fëmijët duhet të kuptojnë këtë parim. Integrimi i shoqatave dhe kontributeve të fëmijëve, mësues i shpjegon konceptet dhe se si janë të lidhura ato.

Pastaj, ai paraqet rreth 20 figurina djemsh dhe vajzash që ai  ose nxënësit i kanë prerë më parë  Këto figura ndahen në katër grupe prej pesë në dysheme. Mësuesi sqaron se çdo grup ka një problem të veçantë:

  • Grupi 1 po përjeton një rrezik për  mirëqenien  fizike (ushqim, shëndet etj.).
  • Grupi 2 po përjeton një rrezik për  mirëqenien  shpirtërore (diskriminim,  e drejta e privatësisë etj.)
  • Grupi 3 po përjeton një rrezik për  shanset arsimore (e drejta për arsim, për informacion etj.)
  • Grupi 4 po përjeton një rrezik për  mjedisin shoqëror (familja, shokët).

Pas këtij shpjegimi, klasa ndahet në katër grupe, ku secili është përgjegjës për një nga grupet e figurave prej letrave. Udhëzimi: Merrni pesë figurat tuaja dhe shkruani në secilën një fjali për atë që kanë nevojë, çfarë u mungon dhe për çfarë vuajnë. Përdorni fjalitë në vetën e parë. Për shembull, grupi mirëqenia shpirtërore mund të shkruajë fjali të tilla si ”Njerëzit qeshin me  mua, sepse jam i huaj”. Une vuaj sepse nuk kam shokë”, I jam i trishtuar sepse njeërzit qeshin me  mënyrën si eci” etj.

Fëmijët punojnë në katër grupe, pastaj i prezantojnë rezultatet te njeri-tjetrin dhe diskutojnë  për të gjetur shembuj për grupet e tyre të figurave (p.sh. Për çfarë tjetër mund të mendoni ju?) dhe, mundësisht, të shkruajnë më shumë në to.

Në vijim, grupet bëhen magjistarë dhe shtriga dhe dëshirojnë të ndihmojnë fëmijët të përjetojnë të drejtat e fëmijëve. Figurat që janë shkruar shihen një nga një. Për secilën bëhet pyetjet e mëposhtme:

  • Lexoni çfarë është shkruar për fëmijët: për çfarë vuan?
  • Si mund të ndihmojë magjistari ose shtriga? Çfarë mund të bëjnë që fëmija të ndihmohet sot, nesër dhe në të ardhmen?
  • Çfarë mund të bëjë vetë fëmija për t’u ndier më mirë?
  • Çfarë mund të bëjnë njerëzit për fëmijët, pa ndihmën e magjistarëve dhe  shtrigave?

Kjo veprimtari mund të bëhet me të gjitha klasën ose, në varësi të madhësisë së klasës, mund të ndahet edhe në dy grupe.

Mësimi 3

Mësuesi përsërit dhjetë të drejtat më të rëndësishme të fëmijëve. Sot ne shohin situata konkrete në jetën reale, ku të drejtat luajnë rol të rol të rëndësishëm. Mësuesi motivon fëmijët të mendojnë për vende dhe situata të jetës së përditshme që janë të vështira për ta, për shokët e klasës ose për shokë të rinj ose të vjetër në shkollën e tyre. Kjo veprimtari zhvilloohet nw çifte. Si stimul dhe pwr tw mbledhur me shkrim kontributet e nxwnwsve  mund tw pwrdoret modeli i mwposhtwm:

Vendet:

  • klasë;
  • oborrin;
  • rrugës për në shkollë.

Situatat:

  • grindje dhe mosmarrëveshje;
  • nuk ka drekë;
  • ke harruar për të bërë detyrat e shtëpisë;
  • të  kanë rrahur;
  • nuk ke asnjë mik;
  • nuk ke një xhaketë të ngrohtë dimrit;
  • nuk ke pajisjet e duhura sportive.

Udhëzime: Ne tani do të marrim rolin e magjistarëve të vegjël dhe do të ushtrohemi të gjejmë zgjidhje për këto situata.

Në raundin plenar ne shqyrtojmë dy ose tre situata dhe zgjidhje. Pastaj, nxënësit formojnë grupe të vogla dhe zgjidhin një situatë, me të cilën ata duan të merren, duke ofruar edhe një zgjidhje. Çdo grup-duhet të luajë një lojë me role poër të paraqitur situatën dhe zgjidhjen.

Mësuesi mbështet grupet, bën sugjerime nëse është e nevojshme dhe dëgjon. Për mësimin e katërt, nxënësit mund të përsosin skenat me kostumet si dhe pajisjet e tyre ndihmëse.

Mësimi 4

Mësuesi udhëzon nxënësit për lojën me role: afatet kohore, kritere të qarta vëzhgimi për shikuesit (p.sh. a është e kuptueshme situata e paraqitur? Ai janë aktorët bindës? Etj.) Udhëzimet shkruhen në tabelë.

Nxënësit luajnë lojën (problemi dhe zgjidhja). Koha duhet të vëzhgohet mne rreptësi. Pas çdo akti ose loje duhet të zhvilohet një diskutim. Projekti mund të hartohet për të kujtuar, për shembull, ditën botërore të fëmijëve dhe fëmijët mund të përgatisin edhe një veprimtari me komunitetin (informacion për një klasë tjetër për të drejtat e fëmijëve, komunikim krijues për të drejtat e fëmijëve, p.sh. një afishe në korridorin e shkollës etj.)