NJËSIA 1: Stereotipat dhe paragjykimet

Living Democracy » Textbooks » NJËSIA 1: Stereotipat dhe paragjykimet

ID_5599

Çka është identiteti? Si i perceptoj unë të tjerët, si më shohin ata mua?

Kush jam unë në të vërtetë? Çdo ditë, nxënësit përjetojnë një llojllojshmëri të gjerë të vlerave dhe mënyrave të të jetuarit së bashku. Për të gjetur pozicionin e tyre, ata duhet të zhvillojnë aftësinë për të bërë zgjedhje. Çka mund të bëj unë, çka nuk duhet të bëj unë? Çka është e drejtë dhe çka është gabim? Fëmijët dhe adoleshentët shpejt e kuptojnë se këtyre pyetjeve nuk është lehtë për tu dhënë përgjigje. Çka mund të jetë e drejtë në një rast, mund të jetë gabim në rastin tjetër. Si mund të vendos? Çfarë udhëzimesh kam unë?

Dy mjete të rëndësishme për udhëzime personale janë kushtetuta e shtetit dhe qasja e saj ndaj të drejtave të njeriut. Këto janë dy pika të referencës që demonstrojnë pluralizmin e vlerave në një shoqëri. Parimi më i rëndësishëm është liria personale, e cila çdo individi i jep të drejtën e zhvillimit të personalitetit të tij ose të saj, kundruall një mjedisi shoqëror të tolerancës reciproke dhe të përgjegjësisë, duke sjellë kështu dobi për komunitetin në të cilin ai ose ajo jeton dhe për njerëzimin si tërësi. Ne mund të ndryshojmë shumë në pikëpamjet dhe interesat tona, me kusht që të jemi pajtuar për rregullat në bazë të të cilave do të diskutojmë në mënyrë paqësore për mosmarrëveshjet tona.

Fëmijët dhe adoleshentët duhet të dinë se të rriturit gjithashtu kacafyten me sfidat dhe kërkesat me të cilat ata ndeshen. Ata gjithashtu duhet ta dinë se mësimdhënësit nuk e kanë çelësin për të vërtetën absolute, por bëjnë gabime dhe përpiqen të mësojnë prej tyre.

Në këtë njësi mësimore trajtohen disa nga çështjet për zhvillimin e identitetit të individit dhe se si njerëzit dhe grupet e perceptojnë veten dhe të tjerët. Nxënësit duhet ta kuptojnë se identiteti i tyre përcaktohet nga vet ata dhe nga bashkëveprimi i tyre me të tjerët. Identiteti përcaktohet duke treguar dallimet ndërmjet individëve dhe nevojën për t’i takuar dhe për të qenë i mbrojtur nga familja apo nga një grup shokësh. Të rinjtë do ta kuptojnë veten më mirë nëse ata i shqyrtojnë ndjenjat dhe nevojat e tyre personale, zhvillimet e tyre personale dhe dëshirat për të ardhmen. Ata duhet të provojnë forma të ndryshme të sjelljes, duke zgjeruar kështu repertorin e tyre të bashkëveprimit me të tjerët. Ata do ta mësojnë këtë nëse situatave të bashkëveprimit shoqëror u kontribuojnë në mënyrë konstruktive.

Historia shoqërore dhe politike e shtetit tonë ka ndikim të fuqishëm në jetën tonë sot. Nxënësit duhet të jenë në dijeni për këtë ndikim duke mbledhur rregullisht informacione për çështjet aktuale dhe duke diskutuar për ato, duke krijuar mendimet e tyre personale dhe duke dëgjuar mendimet e të tjerëve. Ata duhet t’i kushtojnë vëmendje të matur pikëpamjeve, paragjykimeve dhe stereotipave të cilat janë pjesë e opinionit publik. Njeriu duhet të jetë i vetëdijshëm për këto forma të padukshme të ndikimit për të kundërvepruar ndaj tyre dhe për të reflektuar në mënyrë kritike mbi zgjedhjet e tij ose saj dhe, nëse është e nevojshme, për t’i ndryshuar këto zgjedhje.

Edukimi për qytetarinë demokratike dhe të drejtat e njeriut

Përmes kësaj serie të mësimeve nxënësit do të:

  • njoftohen për konceptet e stereotipizmit dhe krijimin e paragjykimeve;
  • kuptojnë se të gjithë ne vazhdimisht u atribuojmë kualitete të caktuara individëve dhe grupeve;
  • kuptojnë se atribuimi i tillë na ndihmon të përballemi me kompleksitetin e jetës sonë të përditshme;
  • kuptojnë se atribuimi mund të jetë i dëmshëm dhe i padrejtë;
  • mësojnë se atribuimi ndihmon formimin e identitetit individual dhe atij të grupit;
  • mësojnë se identiteti është gjë komplekse, dhe kjo do të thotë se çdo person mund dhe duhet të kuptohet dhe përshkruhet ndryshe.

 

NJËSIA 1: Stereotipat dhe paragjykimet

Çka është identiteti? Si i perceptoj unë të tjerët, si më shohin ata mua?

Titulli i mësimit Objektivat e mësimnxënies Detyrat e nxënësve BurimMetodaet Metoda

Mësimi 1:

Si e shohin të tjerët një person

Nxënësit përballen me kompleksitetin e opinioneve dhe bëjnë zgjedhjet e tyre. Nxënësve u caktohen role specifike dhe ata krijojnë opinionet e tyre. Ata mësohen si t’i ndërrojnë perspektivat. Përshkrimi i roleve, prospektet e nxënësve 1.1 (grupet 1-3), fletë të mëdha të letrës, shënues (markera). Punë në grupe

Mësimi 2:

Sa ndryshe mund të përshkruhet një person

Nxënësit kuptojnë se përshkrimet e ndryshme mund t’i referohen njërit dhe identitetit të njëjtë.

 

Nxënësit përsërisin dhe aktrojnë skena dhe paraqesin punën e tyre me shkrim. Ata diskutojnë për skenat që i kanë parë. Rezultatet e mësimit të parë bëhen material bazë për mësimin e dytë. Nxënësit kuptojnë se pa pjesëmarrjen dhe ndihmën e tyre, njësia nuk mund të vazhdohet. Luajtja e roleve, prezantime dhe drejtimi i diskutimeve plenare

Mësimi 3:

Stereotipat dhe paragjykimet

Nxënësit kuptojnë se si janë të lidhur stereotipat dhe paragjykimet dhe si ato mund të shpijnë në opinione të thjeshtësuara por edhe të padrejta për individët, për grupet e njerëzve dhe për shtete të tëra. Nxënësit mendojnë mbi pikëpamjet e tyre për të tjerët dhe i diskutojnë ato në grupe. Fletë të bardha të letrës dhe shënues (markera). Punë në grupe, diskutime plenare

Mësimi 4:

Stereotipat për mua!

 

 

 

 

 

 

Nxënësit informohen se si perceptohen nga të tjerët dhe mësohen që këtë ta pranojnë. Ata kuptojnë më mirë se si të tjerët e perceptojnë identitetin e tyre dhe reagojnë për këtë.

Nxënësit përshkruajnë veten dhe njëri tjetrin dhe ata i krahasojnë rezultatet e tyre.

 

 

 

 

Prospektet e nxënësve 1.2.

 

 

 

 

 

 

Punë në çifte, diskutime plenare