II. Mjete për nxënësit – Hyrje

Living Democracy » Textbooks » II. Mjete për nxënësit – Hyrje

Të nderuar nxënës,

Ky është mjeti juaj. Në faqet e mëposhtme ju do të gjeni një numër mjetesh që mund t’ju ndihmojnë në shkollë ose në shtëpi. Çfarë është një mjet? Ju të gjithë e dini se një çekan, një kaçavidë dhe një palë gërshërë janë mjete. Në mësim, një mjet është një metodë që ju ndihmon ju të mësoni më mirë. Kështu pra, kur ju dini se si të kërkoni informacionin e duhur, si të paraqisni një informacion ose të përgatisni një prezantim, atëherë ju jeni më mirë të përgatitur për jetën.

Mësuesi juaj do t’ju  shpjegojë se kur dhe si të përdorni secilin mjet. Por ju mundet gjithashtu t’i shihni vetë mjetet tuaja, sa herë që ju mendoni se është e nevojshme.

Mjetet mund t’ju ndihmojnë me gjëra të ndryshme, të tilla si:

  • Si të kërkoni dhe të mblidhni informacion;
  • Si të përzgjidhni informacionin tuaj;
  • Si të kryeni punë krijuese;
  • Si të paraqisni punën tuaj;
  • Si të punoni me nxënësit e tjerë.

Çdo mjet fillon në një faqe të veçantë. Ju mund ta lexoni atë që shkruhet, vetëm ose së bashku me një koleg.

Ju tashmë mund të njihni disa nga mjetet. Disa prej tyre mund të jenë të reja dhe të dobishme për ju.

Ne shpresojmë që ju ta shijoni punën që bëni dhe të fitoni më shumë kënaqësi nga përdorimi i mjeteve.