5.3 Fuqizimi i nxënësve për të mbrojtur interesat tyre

Living Democracy » Textbooks » 5.3 Fuqizimi i nxënësve për të mbrojtur interesat tyre

Nxënësit duhet të jenë të aftë të analizojnë një situatë politike dhe të dallojnë interesat e tyre për të gjetur rrugët dhe mjetet për të kthyer situatën në  interes të tyre. Ky objektiv kërkon që nxënësit të pajisen me aftësi dhe kompetenca për të ndërmarrë veprime. Kjo mund të arrihet vetëm nëse merren parasysh edhe dy parime të tjera, ai i mos indoktrinimit dhe ai i diskutimit kundërshtues.  Ky parim  nuk duhet të shihet si nxitës i egoizmit dhe i heqjes dorë nga përgjegjësia. Çdo komunitet  mbështetet në këto vlera, por e rëndësishme këtu është që mësuesi të mos pengojë nxënësit të ngrenë lart dhe të mbrojnë interesat e tyre, duke u kujtuar atyre vazhdimisht vetëm detyrat dhe përgjegjësitë.

5.3.1 Zbatim praktike

Shkolla është një shoqëri në miniaturë, ku nxënësit mësojnë si të marrin pjesë në të. Kjo mund të bëhet në disa mënyra. Mësuesi u jep nxënësve mundësinë të zgjedhin temat qëu  interesojnë dhe të marrin pjesë në  planifikimin e mësimit,  në veprimtari të tilla si qeverisja demokratike e shkollës (të mësuarit përmes demokracisë dhe të drejtave të njeriut)  si dhe në veprime konkrete.

Të mësuarit në bazë detyre dhe problemi  ndihmon në zhvillimin e aftësive të nxënësve për gjykime dhe vendimmarrje të pavarura.